| Zemra Shqiptare | ||||||||||||||||||||||||
|
Ekskluzive - Agim Gashi: Golgota shqiptare nder shekuj E diel, 03-02-2008, 07:22pm (GMT1)
Fotografi tmerri që flasin më shumë se një shekull Nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare Ekskluzive Kur në vitin 1990 pas daljes nga burgu, vazhduan represaljet e policisë serbe mbi mua dhe familjen time, u detyrova ta lë Kosovën time. Pas qëndrimit disa mujor në Slloveni, kalova në Kroaci për ta vazhduar aktivitetin tim politik dhe muzikor. Kontaktet me njeriun shqiptar që ishte i bollshëm sidomos në Zagreb, dhe duke iu falenderuar çunave nga të cilët çdo ditë më dhuronin rrespekt dhe dashuri shqiptare, rashë në kontakt me një ish oficier rus që jetonte në Zagreb. Atë ditë më erdhën dy të rinjë në banesën time në fashatin Botinec e që ishte periferi e Zagrebit. Më treguan se e njofin një njeri që kishte fotografi të vjetra të masakrave të ushtrisë serbe bërë në Kosovë gjat luftrave ballkanike. Poashtu kisha fatin që të banoja sebashku me prof. Dr. Shaban Hashanin i cili ishte historian me përvojë të madhe. Biseduam dhe u dakorduam që sëbashku me çunat të lajmërojmë edhe prof. Dr. Zekiria Canen i cili ato ditë qëndronte në Zagreb, e që të gjithë sëbashku të shkojmë tek ish oficieri rus në një lagje të Zagrebit. U ngjitëm me ashensor në një nga katet e asaj ndërtese të lartë dhe kur u afruam tek apartmani i tij, para na doli një plak i kërrusur që na priti me një dashamirësi të jashtëzakonshme. Duke pirë kafet që na i solli nusja e djalit të tij ai e filloi bisedën: “Quhem Nikolla Kizem, na tha, dhe dikur moti isha këshilltar i ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe për teritorin e Kosovës. Me vete mbaja një fotoaparat me detyrë që të bëja foto dhe ta lajmëroj Qeverinë ruse të asaj kohe për ngjarjet në Ballkan. Bëra shumë foto të ndryshme nga të cilat një pjesë i ruajta në albumin tim”. Pas një pauze të shkurtër, u ngrit dhe nga vitrina e tij nxori një album me shumë foto të vjetra. Ai ishte album që tregonte se sa gjaku i shqiptarit u derdh gjatë asaj kohe dhe në ato masakra serbe. E pagëzuam “Albumi i gjakut shqiptar”! Menjëherë shkova tek një fotograf dhe bëra nga dyqind kopje për çdo foto. Ia vura detyrë vedit që këto foto tua dërgoj të gjithë kryetarëve të shteteve të botës në mënyrë që ta ken të kjartë se çka hoqëm nën robërinë serbe. Letrën e parë me ato foto ia dërgova Franjo Tuxhmanit. E dyta ishte për Alia Izetbegoviqin.
Pas ardhjes sime në Gjermani, këto foto ua kam dërguar edhe shumë udhëheqësve shtetrorë të Evropës, si dhe Presidentit të Amerikës z. Bill Clinton. Bashkë me fotot shfrytzoja rastin që në ato aftësitë e mia tua shkruaj edhe nga një letër duke ua treguar të vërtetën mbi gjenocidin që kryente Serbia ndaj këtij populli liridashës. Letrën e Presidentit Clinton do tua paraqes ashtu siq e kam shkruar atëherë. Origjinalet e këtyre fotografive i ruaj me një gjelozi të madhe. Kam menduar që një ditë do i dhuroj në Institutin e Historisë në Prishtinë. DAS ALBANISCHE GOLGOTHA WÄHREND DER GESCHICHTE Autor: Agim Gashi Während das albanische Volk in Kosova wedwr die Möglichkeit hat,die Opfer des serbischen Massakers beizusetzen oder sie zu beweinen, schauen sich fast alle mit Gleichgültigk3eit den albanischen Holocaust an. Diese Beweise benötigen keinen Kommentar. Kosova verblutet dem Jahre 1878. Die Metzger Serbienes wählten nie Mittel um das albanische Wesen zu vernichten. Mit den blutsaugendsten Methoden wie in der mittelalterlichen Inquisition, dauert noch heutzutage die slawische Barbarei an. Dieses Volk und dieser Boden ist von den serbischen Stiefeln ermüdet. Artikulli i botuar në „Rilindja“ më 25.08.1998 që ishte i përkthyer nga Donika Gërvalla LETER E HAPUR ZOTIT PRESIDENTIT TE SHB-ve BILL CLINTONIT SHUME I NDERUAR ZOTI PRESIDENT!
U urojmë edhe hapjen e muzeut të Hollakastës në vendin Tuaj të madh, liridashës dhe demokratik. Ndaj, si shqiptar në fillim të kësaj letre po e marr një thënje të Mary Edith Durhanit, ku si antropologe, piktore e historiane, qëndroi me vite të tëra në Ballkan, e ku para 70 vitesh tha: “Për popullin shqiptar fundi ende nuk ka ardhur”. Dhe ne mbijetuam edhe ato 70 vite të tmerrshme të robrimit, përjetuam Golgotën e parë botrore, Holokaustën gjithashtu të pare, për të mbetur nën thundrrën slave atëherë dhe sot. Po mos të Ju nderonim shumë, nuk do të shkruanim, por, me anë të kësaj letre nuk do të mundemi t´ua shkruajmë të gjitha ato tmerre që përjetoi populli ynë shqiptar: nënshtrime, tradhëti, mizori…që me gjakëftohtësi dhe me brutalitetin e pa pare njerzor ushtroi serboslllavia për ta futë nën thundrrën e saj këtë skaj të Ballkanit, i cili edhe në kohët më të herëshme, por edhe sot është një vatër lufte dhe vend i pa shpresë e I mjerimit. Po të vinit ke ne, do ta gjeni një popull të mjerë që lufton për vatrën e tij, por, që ka shpresë se një ditë nën mbikqyrjen e Juasj do ti gëzoj të drejtat e tija legjitime, sepse këto tmerre, gënjeshtra e intriga që u gatuan dhe gatuhen me shekuj ndaj popullit shqiptar u bënë monotone dhe janë të thjeshta e vetëm slave. Shumicës I është e njohur se populli shqiptar është populli më I madh I Ballkanit, por që vdekshmëria e foshnjeve tek shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera etnike është më e madhja në Evropë. Shkenctari françez Ami Boue vërtetoi se më 1838 numri i popullsisë serbe në Ballkan ishte 900.000 (nëntëqind mijë), ndërsa numri I populates shqiptare 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Pra popullata shqiptare atëherë ishte më e madhe se e grekëve, por dy herë më e madhe se e serbëve.. Këto të dhëna tregojnë fare kjartë se sa I tmerrshëm ishte gjenocidi ndaj shqiptarëve që u zhvilluan me metoda më barbare e që shekulli XX dhe XXI nuk duhet dhe nuk është dashtë ti lejoj. Edhe e sotmja, si e kaluarja, është kaq e mjeruar sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dhe ne shqiptarët u Urojmë nga zemra që mu në shtetin e Juaj demokratik u hap një nuze I Holokaustës çnjerzore që u zhvillua ndaj popullit izraelit. Një frigë të madhe për një muze të tillë e pati edhe humanisti dhe publicisti izraelit Leo Freundlich kur para se të filloj Lufta e pare Botrore, në të Hënen e Kërshëndellave të vitit 1913 në Vien ua dha mediumeve botrore librin dokumentar, “Akti i gjykuar”, dokumentin për “Golgotën shqiptare”, i cili bën fjalë për holokastin I cili ndodhi para 80 vitesh. Kjo hollokaustë për fat të keq ndodhë edhe sot ndaj popullit shqiptar të Kosovës, si dhe ndaj muslimanëve të Bosnës, ku aktori është po ai I para 80 viteve. Andaj holokaustën e pare te Evropës e filluan dhe e planifikuan serbët më 1912-13, dhe ku Leo Freundlich shkruan: „Për më pak se gjysmë viti ushtria serbe dhe bandat serbo-çetnike u egërsuan dhe kjo soldateskë çnjerzore bëri krime të pa para. Disa dhjetra mijëra njerz të pambrojtur u vranë, grate u dhunuan, pleqët e fëmijët u masakruan ndërsa mijëra fshatra me zjarrë u bënë rrafsh me tokë- e Evropa s´bëzan”. Këto ishin zhdukje kolektive Zoti President, por që fatkeqësisht janë edhe sot; gjërsa aktori I hollokaustës izraelite bnuk egziston më, ai I hollokaustës shqiptare vepron edhe sot, dhe para gjithë botës së shekullit XXI I kërcnohet edhe shtetit të Juaj demokratik e liridashës. Deri kur do ta lejon bota këtë tmerr? Kur më 22 qershor të vitit 1912, ushtria serbe hyri në Prishtinë ajo më nuk u tërhoq kurrë, dhe, filloi pastrimin etnik të këtyre trojeve, gjë që ne jemi të bindur se poulli amerikan nuk e dashti kurre një robrim të popullit shqiptar. Nuk e don populli I Juaj as sot kur Ju po e udhëheqni, dhe një pastrim i sotëm etnik, nuk është asgjë tjetër pos realizim i Elaboratit të shovenistit të përbetuar serb Vaso Çubrilloviqit dhe I “nobelistit” Ivo Andriqit, që synonin pastrimin etnik të tërë Ballkanit dhe formimit të një shteti të madh serb. Serbia të drejtën për vetëvendosje nuk ia pranoi asnjë populli të Ballkanit e sidomos shqiptarëve, ku me hyrjen e ushtrisë së saj më 1912-13 në trojet shqiptare, e deri sot, zhduki nga faqja e dheut mbi 2 milion shqiptarë, duke vazhduar të zhdukë dhe shpërngulë nëpër fushat e Anadollit edhe 5 milion të tjerë, siq po synon të zhduki edhe 6 milion shqiptarë të sotëm..A nuk është kjo një hollokaustë e re? Dhe, përse sot bota hesht? Përse bota I ka armët e saja? Për ti përdorë vetëm kundër Irakut, apo vetëm për Somalinë?!!!! Pse nuk u shkrep ende asnjë plumb I botës paqëdashëse edhe në Ballkan? Mos vallë po pritni që të zhduket nga faqja e dheut popullata e Ballkanit dhe pastaj bota ta bën tërë Ballkanin Muze të Hollokaustit të shek. XXI? Sot, qindra e mijëra shqiptarë lëshuan trojet e tyre etnike për tu strehuara në Evropë, sepse janë të vetëdijshëm se janë para një hollokauste të re. Këtu dua të shprehem me një fjalë të vjetër shqiptare që kur malsoret e maleve shqiptare bisedonin me të huajin për rrethanat e Ballkanit, gjithëherë gjithëherë thonin: „Leri sllavët të lirë e do të shohësh a do të ketë vend për njeri tjetër. Këtë mbajeni mend mirë“!-shpreheshin ata. Andaj Zoti President, a e dini se sa afër sot në Ballkan rrinë shkëndija me barotin, sepse shqiptarët dhe serbët nuk kanë qenë e as nuk do të jenë kurrë vllëzër. Dhe kjo për Ballkanin është një tragjedi sepse shqiptarët kurrë nuk do të pajtohen me një robërim të tillë. Ne ishim të robëruar që nga vdekja e Skënderbeut, por të nënshtruar kurrë! Neve shqiptarëve na i helmuan edhe fëmijët në shkolla, ku ushtria dhe policia serbosllave hodhi helmin nëpër mësonjëtoret tona, për të mbetur 7000 fëmijë pa familje të reja e trashëgimtar. A mos vallë që fëmijët e Ballkanit janë të gjykuar të jetojnë në këtë gjendje? Këtë barbarizëm të ushtrisë serbosllavo-malazeze, bota dhe Ju zoti President duhet ta ndalni, sepse keni forcën por e keni edhe arsyen. Pa zgjedhjen e drejtë të qështjes shqiptare ne jemi të bindur se nuk do të zgjidhet as kriza ballkanike. Ju përshëndes Zoti President, duke Ju dëshiruar Juve dhe popullit të Juaj lumturi, prosperitet dhe jetë të gjatë. Ndërsa Muzeu i Hollokaustës le të jetë mësimi i fundit për botën e civilizuar. Kësaj bote i takon edhe populli liridashës shqiptar. Agim Gashi 28 prill 1993,
© www.zemrashqiptare.net
|
||||||||||||||||||||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||||||||||||||||||||