| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ekskluzive: Suzana Kuqi - Kur fillova pune... E premte, 01-02-2008, 07:15pm (GMT1) Kur fillova pune... Nga Suzana Kuqi - Ekskluzive Zemra Shqiptare Ndoshta sot shume pak vete do te me kuptojne dhe shume me pak do te me besojne pasi historia e shkurter qe kam per te treguar ka ndodhur jo pak por njezetepese vjet me pare kur isha vajze e re dhe sapo pata mbaruar universitetin.
- o - Tani imagjinoni nje vajze te re, te sapo dale nga bankat e shkolles , qe shkon e paraqitet ne ndermarrje dy dite pas festes se vitit te ri ,mbushur me shprese e me endrra qe bejne syte te shkelqejne . Me priti shefja e kuadrit , ftohte natyrisht pasi ishin prekur interesat,por jo vetem kaq, perceptova armiqesi ndjesi e cila me futi edhe me shume te dridhurat ne ate zyre te ftohte ate mengjes te bukur janari."Drejtori nuk eshte duhet te presesh" qene fjalet e vetme te saj dhe uli koken duke u marre me shkresat dhe une qe rrija me kembe para saj si hu gardhi dhe nuk dija se c'ti thoja e c'te beja qe ta thyeja ate mur akulli.Pasi kaloi me shume se nje ore ndjeva gjurulldi ne korridor dhe pas pak dera shpertheu dhe tre burra hyne brenda ne krye nje burre qe mu duk mjaft i vjeter , me thinja e me fytyre te qendisur me rrudha qe ndaloi duke me fiksuar. Shefja u ngrit me kembe:"Ekonomistja e re" i tha me mllef.Por ai nuk ja vuri veshin zgjati doren duke qeshur "Drejtori" tha e pastaj doli duke u thene dy te tjereve qe e ndiqnin pas "Dhe une budallai qe doja ta ktheja mbrapsht" dhe ja krisi te qeshurit, gje qe ja rrudhi edhe me shume nockat shefes e cila me çoi e me tregoi zyren time duke patur kujdes te me rrinte te pakten dy metra larg a thua se une kisha ndonje semundje ngjitese por mua qe kisha marre zemer nga prezantimi i qeshur e optimist i drejtorit aq me bente... - o - Pra fillova pune dhe isha e kenaqur me zyren time modeste e te qete, me shefin tim qe ishte burre i mire dhe sa e njoha me vone ishte shume i mire por kishte veç nje difekt, kish frike nga drejtori dhe kjo shihej e vihej re menjehere dhe une ditet e para nuk e kuptoja perse , pasi drejtori ishte shume i sjellshem dhe i perzemert ,derisa nje dite e pashe te vinte i acaruar ne pune e filloi t'u bertiste me sa kish ne koke te gjitheve kush i dilte perpara ,por ajo qe me beri pershtypje ishte fjalori... dhe pasi degjova dy a tre batuta u skuqa deri ne rreze te vesheve e me erdhi per te qeshur dhe me zor po e mbaja tek shihja tere ata burra qe rrinin me koke ulur si femije te zene ne faj. Jo, nuk kish agje per te qeshur por skena ishte shume komike une nuk arrija ta mbaja gazin , por fundja nuk ndodh nganjehere qe gazi te kap kot vend a pa vend.Asnje nuk mund ta mohoje kete pasi le te dale nje , qofte edhe nje njeri i vetem qe te thote qe nuk e ka zene gazi kur ka shkuar ne nje vdekje apo varrim ku eshte vendi me i papershtatshem per...Drejtorit nuk i shpetoi kjo dhe mi nguli syte ,dhe une po pritja rrufete te shprazeshin mbi koken time dhe kjo nuk ishte se me trembi.Ai m’u afrua dhe hapi gojen per te folur por syte e mi shkelqyen nga kersheria per te degjuar xhevahirin e rradhes dhe kjo e bllokoi. Per cudine e te gjitheve ktheu majat nga thembrat e doli nga zyra i pasuar nga tre a kater kuadro te tjere qe me hodhen me rradhe nga nje veshtrim qortues e duke me lene vetem ne zyre tek perpelitesha mes mendimeve gazmore e dyshimit se nuk kisha vepruar aspak mire dhe se do ta paguaja ne nje fare menyre...
Erdhi dhe rradha ime per te paguar. jo se me bertiti apo se me trajtoi keq ditet ne vijim , perkundrazi ishte shume i sjellshem dhe une tek shihja thinjat e rrudhat e tij qe me ngjallnin respekt isha penduar per sjelljen time te lehte .Ditet e punes ne kete ndermarrje te re qe po merrte forme, kolektivi i ri , djemte e vajzat e reja qe fillonin pune me mbushnin me entuziazem dhe une isha e kenaqur. Diku u fol per nje eskursion ne nje qytet tjeter per shkembim eksperience dhe filluan te bejne listat e kuadrove qe do te shkonin. Me habi vura re se emri im figuronte ne liste dhe per kete nuk me kishin pyetur e une jo se nuk kisha deshire por nuk kisha mundesi financiare , sapo kisha filluar pune dhe rroga e pare kish shkuar per te lare nje borxh te familjes dhe te dyten e te treten i priste i njejti fat."Une nuk vij" -i them shefit. Ai me pa i habitur."Listen e ka bere drejtori"-me tha prere ." Po pastaj, -i them-, nuk me detyron dot. Te lutem hiqe emrin tim" Ai i vuri vize emrin tim dhe une mbarova e qete diten e punes por pak keqardhje me vinte per veten time qe nuk kisha mundesi te shkoja ne kete eskursion. Ndoshta do te isha zbavitur pak, dhe kur flitet per zbavitje ne ate moshe , flitet me te vertete per zbavitje, dhe jo vetem kaq ndoshta mund te njihja ndonje djale qe do te me pelqente, ndoshta atje ose rruges ne ndonje cep me priste fati im... Kur e mendoj me vjen per te qeshur sa e re dhe pa pervoje qe isha ne ate moshe. O rini e bekuar... - o - Te nesermen drejtori me thirri ne zyre.Hyra brenda e ndrojtur duke kaluar neper mend punen qe kisha bere nje dite me pare se mos kisha gabuar diku e bere ndonje lemsh pa dashur por nuk me vinte ndermend asgje. " Mbylle deren te lutem"- thote ai me perzemersi dhe kjo me dha kurajo.Mbylla deren dhe ju afrova tryezes dhe vura re se ai mbante ne dore listen e djeshme."Perse nuk vjen ne eskursion?"Une ula koken. Zeri i i tij ishte i qete dhe inkurajues dhe kur ngrita syte e pashe perseri ato thinja qe me kujtonin floket e tim eti zemra m’u zbut dhe u bera gati ti thoja shkakun , por me erdhi turp ti qahesha per gjendjen time financiare.Papritmas them:"Nuk me len mami"Reagimi ne syte e tij qe i papritur, u ndezen nga nje drite e çuditeshme dhe une prisja shperthimin e tij por nga ana tjeter nuk kuptoja se ç'gje te habitshme kish pergjigja ime. "Ma perserit"-tha. Dhe une ja perserita perseri por kete here me nje note inati, fundja kush ishte ky qe kerkonte shkakun . Ai u ngrit ne kembe e filloi te ecte lart e poshte neper zyre pa folur dhe une aty ne kembe qe ndiqja me koke levizjen e tij dhe papritur qe duke me kapur gazi por zgjati shume pak sepse befas ai ndaloi para meje e duke me veshtruar drejt ne sy me thote:"Ashtu ty nuk te len mami! Por sikur ne te dy do te shkojme ne ndonje sherbim e mund te fleme ne nje dhome, c'do ti thuash mamit"Mua me ra tavani mbi koke, ç'gaz zeza e kisha harruar.E une qe kisha enderruar nje djale te ri sa larg qe isha nga ky burre i vjeter i martuar me nje barre rrudhash e me ate fytyre qe pernjeheresh m’u be e neveriteshme...Ula koken dhe dola nga zyra duke e lene aty ne mes te saj tek me ndiqte me sy te shndriteshem prej grabitqari, me erdhi per te vjelle. - o - Diten tjeter sapo drejtori hyri ne zyre, shefi me thote te shkoj ne repart per te marre disa te dhena qe duheshin per evidencen ditore. Une brofa ne kembe per t'ja dhene vrapit por ai ma preu vrullin tek i tha shefit:"Shko e merri vete ç'pret!" Ne ngrime te dy duke u pare sy me sy."Akoma ketu ti"-kete rradhe ishte nje shperthim dhe shefi uli syte dhe doli me koke ulur. Sa inat e pata ate çast, dhe sa i dobet e i pavlere mu duk, frikacak, thashe me veten time vafsh ne djall.Tjetri mu afrua e me tha me ze te ulet e kercenues:"Kot e ke, nuk ke se ku te luash" e doli duke perplasur deren. U shemba mbi karrike dhe nuk kollondrisa dot as edhe dy leke pune dhe as shefit nuk i fola me me goje dhe i mbajta inat tere diten. - o – - o - Pas dy ditesh drejtori nuk ishte ne mengjes ne pune, dhe si gjithmone kur nuk ishte ai alegria zbriste e gezonte mbi zyrat tona. Te gjithe sapo gjenin pak kohe te lire mblidheshin ne zyren time e benim muhabete e diskutime shume simpatike qe i udhehiqte shefi im qe kish goxha humor.Nga dritarja shihej rruga dhe sapo shfaqej makina e drejtorit secili merrte per ne zyren e vet dhe zhurma e frenave te makines perkonte me perplasjet e dyerve dhe ankthi ngrinte levizjet tona derisa degjonim zerin e tij ne korridor. Ne ishte gazmor fillonim e shkriheshin ne rast te kundert rrinim ngulur mbi shkresat tona duke pritur shterngaten .Ate dite nuk degjuam veç se hapa te renda e te nxituara dhe secili rrinte me veshe ngrehur se tek cila dere do te ndalonin. Fatkeqesisht u drejtuan drejt zyres sime dhe dera u hap me force dhe ai hyri si nje dem i terbuar duke i bertitur shefit tim" Shko more ne repart, ç’ben gjithe diten ketu ne zyre"Ndjeva rreshqitjen e hapave te shefit duke e pasur zili, sa do te doja te isha ne vendin e tij per t'ja mbathur nga zyra. Drejtori mbylli deren me force duke e perplasur e shkoi tek dritarja duke me dhene shpinen. Frymemarrjen e kish te rende e kuptohej sa ishte i zemeruar dhe une mendoja se ç'kisha bere per te zemeruar ashtu.Pas pak prishi heshtjen:”Pale po ishe ankuar" Une nuk fola pasi nuk po kuptoja se ku isha ankuar dhe perse.Trurin e kisha te paralizuar."Ishe anku ne seksion tek shoket e mi"turfulloi ai. Une nuk pipa fare."S'ka gajle- vazhdoi ai,-une nuk te them me gje. Je ti qe do te pendohesh por do te jete teper vone. Kush nuk e don ate vend qe te kam propozuar. Do te pendohesh!"Dhe pasi turfulloi edhe nje here doli e u kap me nje fatkeq tjeter jashte ne korridor qe rasti ja kish sjelle perpara.Atehere mendja filloi te me funksiononte perseri dhe kuptova se kisha shpetuar prej tij.Brofa me kembe dhe hapa dritaren e u mbusha me fryme. Ajri ishte i fresket,mbushur me aromen e luleve qe kishin filluar te celnin dhe ndjeva pranveren te me hynte ne shpirt e gjakun te me ziente ne deje e me to dhe ato mendime e enderrime te lehta te rinise qe ngjajne aq shume me kete stine te bekuar qe fatkeqesisht eshte kaq e shkurter per ne vdekataret e shkrete.Por une nuk mendoja kete ate çast sepse as dhe nuk mund ta dija. Une isha e re, isha e lire, isha e lehte si ajri i profumuar i pranveres. - o - © www.zemrashqiptare.net
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||