| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ekskluzive: Agim Gashi - Shtatë shtator në Kaçanik E diel, 20-01-2008, 01:59pm (GMT1) Një histori e shkurtër e këngës “Shtatë shtator në Kaçanik” të rapsodit të njohur Agim Gashi Nga Alma Papamihali dhe Gëzim Marku - www.zemrashqiptare.net
Në Zagreb u bë edhe shumzimi i albumit në fabrikën “Jugoton” dhe natyrisht me investimin e vllëzërve Kuzhnini, të cilët pa hamendje dhanë një shumë të konsideruar të hollash. Për peripecitë e këtij albumi do të flasim herë tjetër, por le të kalojmë në historikun e këngës “Shtatë shtator në Kaçanik”. Në vitin 1990 pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, delegatët e kuvendit të Kosovës i vunë detyrë vetes, që t´a shpallin edhe Kushtetuten. Kjo ndodhi më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik dhe në kushte shumë të vështira, sepse gjurmonte policia pa ndërprerje. Shpallja e Kushtetutës bëri jehonë të madhe në mbarë botën. Agim Gashi në shenjë respekti për delegatët të cilët bënë një gjest të shenjtë për kohën, shkroi dhe këngën në fjalë. Së pari kjo këngë u botua në revisten “Dielli”, që dilte atë kohë në Zagreb nën mbikqyrjen e Jusuf Ferizit dhe Lekë Musollit, më 9 shtator 1990 për t’iu përveshur punës qe të bëhet edhe muzika në mënyrë që të këndohej në koncertin humanitar që do të mbahej në Zagreb nën kujdesin e vllëzërve Kuzhnini, gjithsesi me organizim të ShH “Nëna Tereze”. Në atë koncert, në të cilin ishin tubuar mijëra bashkëatdhetarë, delegatët e KK si dhe shumë miq të shtetit kroat, merrnin pjesë shoqëri kulturo-artistike të të gjitha trojeve shqiptare nën sundimin jugosllav si dhe artistë të estradës kosovare të të gjitha zhanreve. Pika kulmore arriti me daljen në skenë të Agim Gashit, nga i cili, për disa minuta publiku i entuziazmuar brohoriste për Kosovën dhe lirinë e saj. Zëri i tij, vjen si një mesazh i vetëm emocional. Zëri melankolik i rapsodit, sharkia dhe fuqia e vargjeve të bëjnë ta duash më shumë Kosovën…shqiptarin. Duajeni! Ne, stafi i www.zemrashqiptare.net i urojmë suksese të mëtejshme zotit Agim Gashi në rrugën e tij artistike dhe atdhetare. Shikoni videon: © www.zemrashqiptare.net
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||