| Zemra Shqiptare | ||||||
|
Ekskluzive: Agim Gashi - Me grykë pushke këndon Kosova E enjte, 10-01-2008, 12:35am (GMT1)
www.zemrashqiptare.net, në ditët në vazhdim do të publikojë albumet e rapsodit të popullit Agim Gashi, njeriut qe thuri mijëra vargje dhe i këndoi me zemër për figurat më të shquara shqiptare. Në vargjet dhe këngët e tij lexon, dëgjon e ndjen dashurinë dhe dhimbjen për kombin shqiptar. Mirënjohje zemre për ata që dhanë atë më të shtrenjtën, jetën, për lirinë e Kosovës, për lirinë e shqiptarit. Agim Gashi na shoqëri me këngën e tij në ditët më të vështira dhe stafi i Zemra Shqiptare ndjehet i nderuar me praninë e tij ketu. Për vizitorët tanë të nderuar, e hapim këtë ‘’cikël’’ me albumin ‘’Me grykë pushke këndon Kosova“. Albumi është realizuar në vitin 1998 dhe i dedikohet kryesisht luftës së Kosovës, heroizmit të kryeheroit, burrit të madh shqiptar, Adem Jashirit, UÇK-së, flakës së Dukagjinit, për bujarinë tropojane dhe për gjithë atdhetarët shqiptarë që e bënë Shqipërinë Shqipëri. Përvec teksteve, me kalimin e kohës do mundësojmë për ju edhe kenget e këtij albumi, në menyrë që të njiheni më shumë me shpirtin krijues të rapsodit të popullit, Agim Gashi. ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA Korba t`zi po bijnë prej qiellit Po vjen rrfija prej Serbisë Për me shky fusha t`bleru`me II Ooo-hooo-hej-heeeej! A e dini ju bij t`krajlicës E-hej, Lind shqiponja me krah prej zajrri Çohen trimat e Prekazit Për liri e për atdhe III.
Trim mbi trimat Adem Jashari Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës Adem Jashari djalë i Drenicës. Kush po i shkel o malet e borës
Kush po i bien o në mal lahutës Oo-hoo-u IV. E-heeej, As Drenica as Karadaku Klysht e krajlit janë nërsye V. Oi-Oii-Iiiii, VI. Po ngadalë more derrzi VII. More shka more kaurr Se nga vorr i Skënderbeut Çonju djem e vasha t`reja Mos t`ju dhimbset gjak as jeta Se ma t`flliqun e barbar I përngjan ai çdo lugati Qysh se moti edhe tash Vaji i f´misë në kupë të qiellit Liri-liri, thërret shqiptari IX. Bukuritë që ka Kosova Mbushen degët plot qershia Fshatrat tona si yj t`qiellit Vashat tona si sorkadhe Me dhanë besën veç shqiptarqe E dom jetën e dom lirinë E dom malin bjeshkt e nalta Por këtë gaz e gjallni jete Shtrihen duert sa mirë bashkohen Me trimni e shpirt bujare X. Mos u tremb botë mos u tut E Drenica mbjell me vorre Krisma shpejt n`Drenicë mbërrini Nuk i lshojmë troje e prag XI. Dorë e zezë plagon Arbninë Dalin shqipet n`kufi t`Atdheut Eni vllazën eni motra Ah, Tropojë, Tropojë e vjetër Vij pushoj në prehnin tand Me atë frymë të Mic Sokolit Se kjo luftë që po djeg tokën Se nga Toplica e n`Çamëri Ka ardhë koha me u bashkue Me u lidh me u besatue Rrjedhin Drina Bardh e i Zi XII. Ka njimijë e disa vjet Na dëbu´n n´shtete anmike Shumë herë djegë e kanë këtë tokë Prapë shtëpitë tona ndëtonim Do t´vijë prapë pranverë shqiptare Sot kur thërret za i shqiptarit Jemi shkep në t`katër anët Jo nuk kemi tjetër atdhe Kthehuni burra ju thrret Shqipnia S`kemi kohë jo të mbarohemi XIII. Thërret Kosova moj nanë Shqipni Qyshse kur prej teje m`ndanë Ah moj nanë nana Shqipni Ah moj nanë nana Shqipni Ah moj nanë lule dukate Ma ka kallë zemrën e shkretë N`vaj e kuje gati jam tretë Sot qan Sharri e qan Tomorri Ngrite ballin oj nanë Shqipni 25.O7.l998
Ata janë gjallë Nga Agim Gashi
Dihet mirëfilli se familja Jashari nga Prekazi ka hyrë në analet e historisë sonë kombtare.Jasharajt jane krenaria e jone kombëtare.Por është krenari kombëtare kur përmendet emri i familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.Gjaku i derdhur i familjes Jasharaj, si dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë. Breza të tërë që vijnë pas nesh do të kenë mundësi të mësojnë për heroizmin e thellë dhe luftën heroikeqë bënë Jasharajt për çlirimin definitiv të Kosovës. Sot,të gjithë ata që ranë në alltarin e lirisë kanë hyrë në historinë tonë kombëtare. Jasharajt janë ata që shkrepën pushkën e parë për lirinë e Kosovës. Andaj Jasharajt janë krenaria e shtetit të Kosovës, dhe si të tillë, ata u takojnë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, pa marre parasysh se cilit subjekt politik i takojnë, e që për synim kanë pavarsinë e Kosovës.Prandaj, sot në pesëvjetorin e rënnies së Komandantit legjendar Adem Jashari, kryevepra dhe idealet e Komandantit Legjendar Adem Jasharit ka hyrë në faqet më të ndritshme të historisë sonë më të re. Populli shqiptar i Kosovës e ka obligim të të bëjë çdo gjë për familjen Jasharaj, sepse Jasharajt me veprën e tyre shkuan në pavdekësi. Jasharajt luftuan me plot zemër për çlirimin e Kosovës nga thundrra serbe.Emri i tyre sot dëgjohet kudo. Jasharajt nuk jane vetëm, ata sot pranë i kane të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, andaj edhe neve këtu. Jasharaj jane krenaria e kombit tonë. Lufta heroike e Jasharajve tetë vjet më parë bëri kthesa të mëdha në historinë e shqiptarëve të Kosovës. U flijuan 22 antarë të familjes për Kosovën e lirë dhe të pavaruar. Komandant Adem Jashari nuk ka vdekur, ai është gjallë. Eshtë gjallë, sepse i vuri themelet e para një Ushtrie Clirimtare të Kosovës, ndërsa UÇK-ja së bashku me Adem Jasharin dhe popullin shqiptar janë në të gjitha pjesët e Kosovës. Sot të gjithë shqiptarët e Kosovës përkulen para veprës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Qëllimi dhe ideali i vetëm i Komandanti Legjendar Adem Jasharit ishte Kosova e lirë, demokratike dhe e pa varur dhe që shqiptarët gjithmonë të jenë të bashkuar dhe të gjithë të flasin me një gjuhë të përbashket. (Këtë e ceku fare kjart edhe djali i Hamzë Jasharit ne manifestimin qendror ne sallen e studentëve.) Pra, për veprën dhe heroizmin e madh të familjes Jasharaj sot dinë të gjithë shqiptarët e Kosovës, kudo që jetojnë. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk i lënë vetëm Jasharajt. Në familjen Jasharaj, por edhe në të gjitha familjet shqiptare, dhashtë zoti e të lindin fëmijë si Ademi e Hamza, si xha Shabani e shumë e shumë trima e trimëresha të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Tetë vjet më parë, nga forca të egra, ishte sulmuar atëbotë për të satën herë shtëpia e Komandantit tonë Legjendar Adem Jasharit. Atëbotë Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari i treguan okupatorit serb se shqiptarët e Kosovës do ta mbrojnë pragun e shtëpisë së tyre deri në fund. Dhe ja tash, tetë vjet më pas, e tërë Kosova e kujton këtë ditë të lavdishme të epopese së UÇK-së, pasi që Jasharajt qendronin në krye të saj. Jasharajt ishin unikë dhe të vendosur se shpejtë do të vijë dita e çlirimit definitiv të Kosovës. Dhe, ajo sot është e lirë. Sot, familja Jashari nuk i ka 22 antarët e saj të familjes që ranë për lirinë e Kosovës, por ka atdhedashurinë dhe krenarinë e saj kombëtare për Kosovën shtet të pavarur, sepse, ata dhane bijt e bijat e tyre më të mirë për këtë ditë e mbi të gjitha për Kosovën e pavarur.Jasharajt sot kanë vend nderi në historinë tonë kombëtare. Emri i tyre sot përmendet në tërë botën. Vepra dhe ideali i Jasharajve sot është udherrëfim për të gjithë ata që e duan Kosovën e lirë dhe të pavarur. Pikrisht tetë vjet më parë forcat e okuparorit serb të armatosura deri në dhëmbë e kishin rrethuar shtëpinë e Shaban Jasharit me te vetmin qëllim që ta shfarosnin familjen Jasharaj. Mirëpo djemt e Shabanit:Ademi e Hamza dhe antarët e familjes Jashari nuk e lëshuan dot vatrën e tyre shekullore. Eshtë Adem Jashari që me bijt e bijat më të mira të këtij populli formoi Ushtrine Clirimtare të Kosovës,forcë ushtarake kjo që ia ktheu pushkën okuparorit qindvjeqar serb.Familja Jashari sakrifikoi gjithçka për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo familje i dha 22 anëtarë për këtë tokë të shenjtë që tashmë është e lirë dhe mëton nga realizimi i plotë i pavarsisë së Kosovës. Sot familja Jashari është krenari e kombit shqiptar. Sot Jasharajt janë emër që dëgjohet e rrespektohet gjithëkund, aty ku flitet e punohet shqip. Prekazi legjendar dhe Kosova e lirë sot mburren me heroizmin e thellë që tregoi familja Jashari në luftën kundër okupatorit serb që gjithmonë ishte e sigurt se një ditë të afërme do të vijë liria e jonë e shumëpritur. Familja Jashari nuk është asnjëherë vetëm. Atë e vizitojnë sot shqiptarët anë e kënd botës. Jasharajt janë kapitull në vete në historinë tonë më të re. Jasharajt rrespsektohen kudo dhe rrespektohen kurdo. Ata janë prap aty, ne Prekaz. Aty ku filloi pushka e pare për lirinë e Kosovës. Aty ku Adem Jashari shkrepi plumbat e parë për pavarsine dhe lirinë e Kosovës.Sot në Prekazin legjendar, në Prekazin e mbuluar me kurora lulesh në dheun e lirë të Kosovës, Trupi i pa jetë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit prehet i qetë së bashku me trupin e pajetë të babait të tij Shabanit, vëllait Hamzës, fëmijve të tij, të shoqës, të kusherinjëve, të mbesave e nipave. Mirpo Jasharajt nuk janë vetëm. Ata kanë për rreth të gjithë shqiptarët e Kosovës. Ata janë gjallë. Përgaditi: Gëzim Marku © www.zemrashqiptare.net
|
||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||