E Enjte, 18-03-2010, 03:00pm (GMT) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Komente
 
Naser Aliu: Qeveria ilegale
E Hene, 23-11-2009, 05:56pm (GMT)

Qeveria ilegale

Nga Naser Aliu

Sali Berisha: “ Edhe nëse ngrihet Enveri, kutitë nuk hapen!”

Çka mund të ndodhë nëse ngrihet Enveri? Sali Berisha kthehet në Partinë e vet të Punës dhe natyrisht kutitë nuk hapen, por digjen. Gjurmët duhet të zhduken dhe Enveri bëhet kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha zëvendës! Ndoshta Enveri i hap edhe dosjet dhe pendohet!

Kur një hajn dyshohet për vjedhje, bën çdo gjë që është e mundur të mos paraqitet në polici për t´i dhënë shenjat e gishtave. Kur një politikan vjedh votën dhe mashtron popullin duke iu imponuar si Kryeministër në bazë të vjedhjeve, nuk hap kutitë edhe nëse ndodhin fenomene të çuditshme; ringjallja e njerëzve!

Unë do t´i kisha hapur kutitë edhe nëse ringjallet një bujk! Njeriu që ringjallet pas disa vjetëve ka shumë informacione të vlefshme, qoftë edhe lustrues i këpucëve!

Ilir Meta: “ Greqia humb nga nënshkrimi i marrëveshjes, Shqipëria fiton!” Çdo shqiptar mund të krenohet me kombin e vet: ka disa muaj që po çirret të mos e mashtrojmë Greqinë, e kemi fqinj! Pse nuk duhet ta mashtrojmë? Nesër mund të këndellet dhe na pengon të hyjmë në Evropë!

Revista gjermane “Focus” shkruan se në Shqipëri gjenden 60 makina të vjedhura nga Gjermania. Nuk është çudi! Për t´u futur brenda 60 makina të vjedhura, duhet ta posedosh një Qeveri që vjedh 600.000 vota, e cila ka një rrejt prej me së paku 6.00 vetave, që mbron hajninë në mënyrë legale!

Nuk i ka fajet vetëm kryeministri  për instalimin e demokraturës në Shqipëri, por edhe partitë xhuxhe me transvestizmin e  tyre!

Kryeministri është i vendosur ta rrënojë shtetin edhe një herë, por jo t´i hapë kutitë!

Ka të drejtë. Ndoshta nuk ka rrugëdalje. Strehimi politik nuk fitohet askund në bazë të vjedhjes.

Unë nuk kisha besuar kurrë se votat janë vjedhur. Kur tha se nuk hapet kutitë edhe nëse na viziton Enveri, atëherë kuptova kush është kryeministri.

Charles de Gaulle thoshte: “ Nuk është lehtë të qeverish një popull, që ka mbi treqind lloje të djathërave! Sali Berisha: “ Nuk është lehtë të qeverisesh një popull, që lufton kundër vjedhjes!” Nuk e ka thënë akoma, por një ditë do ta thotë!

Ndoshta kutitë nuk mund të hapen, sepse rrejti i kryeministrit është zhytur aq thellë, sa largimi nga politika mund ta bëjë të arrestueshëm! Do të bënte mirë opozita t´i premtoj imunitet të përjetshëm, si Putini Jecinit! Për të mirën e vendit. Partia demokratike do të çlirohej nga Berisha, Shqipëria nga një parti e vetëquajtur demokratike!


Vleresuar (Vota: 1)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Shaban Peraj: Mungon edukata për debatin
Gani Qarri: Vizitë Përçmuese
Neki Lulaj: Pse dhe deri kur do të na sundojnë lopët e shenjta të Indisë në Kosovë
Isa Mulaj: Privatizimi i ndërmarrjeve publike nga (pu)shteti privat
Prend Buzhala: Don Anton Kçira dhe filistinët tanë
Xhevat Rexhaj: Labi - Shembull i moderatorit autokton shqiptar
Blendi Fevziu: Shqipëria në Ballkan!
Urim Gjata: Vrasja apo ''vetevrasja'' e drejtorit te sigurimit Shqiptar Sali Ormenit
Ismail Kadare: Racizmi i tërthorte është po aq i keq sa ai i mirëfilltë
Faik Krasniqi: Eksperimentet me qytetaret e Kosoves
Bardhyl Mahmuti: Betimi i Hipokratit dhe Kostumi i Demokratit!
Gani Qarri: Tabela e Republikës

 
Ndrysho
[Krye]