| Zemra Shqiptare | ||||
|
Dep, pirati 2 miliardesh E hene, 25-06-2007, 11:44pm (GMT1) Nje protagonist mitik. Mes dueleve, grave dhe anijeve fantazme. Xhek Sparrou rikthehet me serine e trete te aventurave pirate, qe kesaj here do ta cojne deri ne fund te botes
Kater vjet, nje pjese e dyte e filmit dhe 2 miliarde dollare me pas (pa llogaritur DVD-te e shitura), “Piratet” kthehen ne nje nga sukseset me te medha kinematografike te viteve te fundit, nje nivel i tille popullariteti dhe numrash rrezikon te kaloje ne te ardhura edhe sagen e filmit “Zoteria i Unazave”. Nje fenomen i vertete, por perse? Si shpjegohet qe ne Amerike, me shume se sa ne Kore apo Argjentine, pritet me ankth kthimi ne ekran i Dep-Sparrou, i Orlando Blumit ne rolin e Uillit e Keira Najtleit si Elizabet, apo e Xhefrei Rush, Bill Nigi dhe te tjereve te kesaj lukunie te detrave? “Idete e mira me nje skenar te mire dhe nje regjisor te mire, do te shkojne gjithmone mire, le te behet fjale per filma te medhenj apo te vegjel”, thekson Brukheimer. Historia e kinemase eshte ne te vertete plot me shembuj qe bien ne kontradikte me mega-producentin, por eshte e qarte se “Piratet” e tij kane origjinalitet dhe freski, se jane nje ze i ri. Nuk jane piratet, as te Salgarit dhe as te Errol Flinit; nuk ka as heroizem e as kerkesa, objektivi i vetem eshte t’i ofrojne spektatorit dy ore e kusur argetim te paster e te ndershem, me dicka brenda per te gjithe familjen. Per femijet, eshte nje tete fluturuese qe nuk perfundon kurre. Per femrat, ka plot dhe mjafton: Burra seksi dhe romantizem. Per burrat, ka aksion dhe aventure me bollek. Dhe per te gjithe ka nje ritem qe te lejon te falesh, nese aty ketu, ka ndonje kontradikte apo ndonje personazh ose situate qe nuk ka kuptim. Kanibale bufone. Nje polip gjigand dhe demoniak. Fantazma gjysme peshk e gjysme pirate. Nje duel brenda nje rrote gjigande qe rrotullohet neper fusha. Keira dhe nofulla e saj qe enjtet. Arratisje rokamboleske. Dhe pastaj eshte ai: Xhoni Dep.
Pranoi pa bere asnje llogari tjeter, vec asaj se me ne fund do te bente nje film me te cilin, do te qeshnin dhe femijet e tij. Dhe tani nderohet nga te gjithe; qe nga vajzat qe flene mbi posterat e tij, nga burrat qe admirojne “nonchalance-n” e tij, tek te rriturit qe e shohin si nje aktor te plotesuar. Dhe ne kopertinat e gazetave qe per vite nuk e kane dashur, mori nje kandidim per pjesen e pare te “Pirateve” dhe nje te dyte per “Neverland”, madje i dhane titullin “Burri me seksi”. Eshte me i dashur dhe me popullor se sa Tom Henks apo Tom Kruz. Natyrisht, tani kane dale ne pah edhe ata qe thone se ai eshte shitur, qe edhe ai perfundoi i varrosur ne Hollivud. “Ky eshte personazhi me te cilin jam lidhur me shume, plot magji dhe surpriza”, eshte pergjigja per kritiket e tij (te pakte). Pas tre filmave mbi “Piratet”, dy te fundit u xhiruan bashke ne te njejten kohe per te kursyer para dhe per te siguruar qe personazhet te mos humbin gjetiu me pune te tjera, Dep nuk ka hezitim teksa flet per mundesine e te veshurit perseri dhembin e florinjte qesharak te kapitenit Xhek Sparrou. “Nese vendosin te bejne ‘Piratet 6’ apo 7, une do t’i bej”, siguron ai. Klan
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||