| Zemra Shqiptare | ||||
|
Oscar 2006 E marte, 07-03-2006, 11:21pm (GMT) “Oskar 2006”/ “Crash” i regjisorit Paul Haggis kurorëzohet mbreti i mbrëmjes
“Crash” sfidon “Brokeback Mountain”
Edhe përpara natës së madhe, duket se nata e oskarwve në Hollivud ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në komunitetet e njerëzve gei, lesbik apo tranvestit. Kështu, tre filmat “Brokeback Mountain”, “Capote” dhe “Transamerica”, kishin në to pesonazhe gei apo tranvestit, edhe pse arritën të fitonin gjithësej 15 çmime Oscar Vetë “Brokeback Mountain”, filmi aq i përfolur për historinë e dy kauboive gei, nuk ka arritur të kurorëzohet si mbreti i kësaj nate të madhe, duke ia lënë kështu vendin e parë “Crash”. “Ndoshta arsyeja për këtë është sepse Amerika nuk do që kauboisit e saj të jenë gei”- është shprehu Larry McMurty, 69 vjeç, i cili arriti të fitonte një Oscar për skenarin më të mirë të përshtatur me Diana Ossana për “Brokeback” Është mbajtur mbrëmjen e 5 marsit, edicioni i 78-tw i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, në Kodak Theatre të Los Angeles, Kaliforni. Mësohet se spektakli ka pasur një skenë dhe sallë madhështore, të dizenjuar në mënyrë të përsosur, në të cilën kanë zënë vend edhe yjet e kinemasë. Këtë herë surprizat kanë qënë të pakta në numër, përveç asaj të fitimit të filmit “Crash”, ndaj atij që u konsiderua si më i preferuari “Brokeback Mountain”. Ceremonia ka nisur me çmimin e marrë nga George Clooney si aktori më i mirë jo protagonist në “Syriana”. Përsa i përket prezantuesit të këtij evenimenti, komikut të famshëm Jon Stewart, mund të themi se ai ka merituar notën 9. Humori i tij edhe këtu ka ndezur atmosferën duke shkaktuar të qeshura dhe momente të këndshme në sallë. Madje duhet thënë që klasi që Stewart ka treguar në këtë edicion të sivjetëm të çmimeve Oscar nuk mund të krahasohet as edhe me atë të Billy Crystal dhe Steve Martin. Edhe përpara natës së madhe, duket se nata e oskarwve në Hollivud ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në komunitetet e njerëzve gei, lesbik apo tranvestit. Kështu, tre filmat “Brokeback Mountain”, “Capote” dhe “Transamerica”, kishin në to pesonazhe gei apo tranvestit, edhe pse arritën të fitonin gjithësej 15 çmime Oscar. “Brokeback” që kishte tetë nominime, fitoi çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë të përshtatur dhe rezultatin më origjinal. Këtu duhe thënë që në njëfarë mënyre hidhej një hije e dëmshme mbi figurën e kauboit, të tillë si John Wayne, i cili paraqitej si gei. “Capote” ka arritur të fitoi çmimin si aktori më i mirë i nderuar. Ndërsa “Transamerica” duket se u la jashtë, pavarësisht kritikave të mira ndaj aktores protagoniste Felicity Huffman. Vetë mbrojtësit e njerëzve me devijime seksuale janë shprehur se vlerësime e bëra ndaj atyre filmave nuk ishin aq të rëndësishëm sesa ndikimi i tyre në Hollivud dhe Amerikë. Nga ana tjetër, disa të tjerë kanë shprehur çudinë e tyre sesi filmat me tema gei arritën të kenë këtë sukses: “Mendoj se Amerika i dërgoi një mesazh atyre në këtë industri që kjo nuk është diçka për të cilët janë të interesuar”- është shprehur Alan Chambers, presidenti i Orlando, Fla Exodus International, një shoqatë kristiane që promovon “lirinë nga homoseksualiteti”. Vetë “Brokeback Mountain”, filmi aq i përfolur për historinë e dy kauboive gei, nuk ka arritur të kurorëzohet si mbreti i kësaj nate të madhe, duke ia lënë kështu vendin e parë “Crash”. “Ndoshta arsyeja për këtë është sepse Amerika nuk do që kauboisit e saj të jenë gei”- është shprehu Larry McMurty, 69 vjeç, i cili arriti të fitonte një Oscar për skenarin më të mirë të përshtatur me Diana Ossana për “Brokeback”. Asnjëherë në historinë e ndarjes së këtyre çmimeve, një histori dashurie gei nuk ka arritur të triumfojë. Pyetja më e madhe ishte nëse Hollivudi, i njohur për problemet sociale, do të thyente një tjetër tabu. “Kritikët dhe ekspertët e filmit do të debatojnë nëse vlerësimi ndaj “Crash” ishte vërtet i merituar apo thjesht Akademia nuk ka dashur t’ia japë këtë çmim “Brokeback Mountain”, është shprehur “Washington Post”. Kritikët e Los Angeles Times e kanë parë humbjen e “Brokeback” si një shenjë që tregonte se Hollivudi nuk ishte ende gati të përballej me përgjegjësinë e temave mbi homoseksualizmit. “Pavarësisht nga suksesi i mbrëmjes së ceremonisë, pavarësisht nga shakatë e bëra dhe situatat homiristike, ishte shumë e thjeshtë të kuptohej se “Brokeback Mountain” ka shqetësuar një numër të konsideruar njerëzish. Hoffman ka fituar si aktori më i mirë për rolin e Truman Capote në “Capote”, një histori mbi një shkrimtar gei që shkon në Kansas për të raportuar për vrasjen e katër pjesëtarëve të një familjeje për librin e tij klasik “In Cold Blood”. Ndërsa Reese Witherspoon ka fituar si aktorja më e mirë për interpretimin si këngëtarja kauntri June Carter në filmin biografik të Johnny Cash “Walk the Line”. “Crash”, i cili mbulon një periudhë 36 orëshe në Los Angeles dhe flet për sukseset dhe rëniet në jetët e njerëzve ka arritur të kurorëzohet edhe si mbreti i mbrëmjes, duke surprizuar të gjithë, përfshirë këtu edhe shkrimtarin dhe regjisorin e tij, Paul Haggis. Shfaqja është ndjekur nga rreth 1500 gazetarë ndërsa mësohet të ketë qënë e gjatë plot 215 minuta. Çmimet “Oskar 2006” Çmimi si aktori më i mirë jo protagonist George Clooney SYRIANA Efektet vizuale më të mira KING KONG Joe Letteri, Brian Van't Hul, Christian Rivers dhe Richard Taylor Filmi Më i Mirë i Animuar i Vitit WALLACE & GROMIT IN THE CURSE OF THE WERE-RABBIT Nick Park dhe Steve Box Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër SIX SHOOTER Martin McDonagh Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër THE MOON AND THE SON: AN IMAGINED CONVERSATION John Canemaker dhe Peggy Stern Veshjet më të mira MEMOIRS OF A GEISHA Colleen Atwood Grimi më i mirë THE CHRONICLES OF NARNIA: THE LION, THE WITCH AND THE WARDROBE Howard Berger dhe Tami Lane Çmimi si aktorja më e mirë jo protagoniste Rachel Weisz THE CONSTANT GARDENER Subjekti më i mirë i dokumentarëve të shkurtër A NOTE OF TRIUMPH: THE GOLDEN AGE OF NORMAN CORWIN Corinne Marrinan dhe Eric Simonson Dokumentari më i mirë MARCH OF THE PENGUINS Luc Jacquet dheYves Darondeau Drejtimi artistik më i mirë MEMOIRS OF A GEISHA John Myhre (Drejtor artistik); Gretchen Rau (Dekorimi) Muzika më e mirë BROKEBACK MOUNTAIN Gustavo Santaolalla Audio më e mirë KING KONG Christopher Boyes, Michael Semanick, Michael Hedges dhe Hammond Peek Muzika më e mirë (me këngë origjinale) "IT'S HARD OUT HERE FOR A PIMP" FROM HUSTLE & FLOW Teksti dhe muzika nga Jordan Houston, Cedric Coleman dhe Paul Beauregard Montazhi më i mirë KING KONG Mike Hopkins dhe Ethan Van der Ryn Filmi më i mirë i huaj i vitit TSOTSI South Africa Miksazhi më i mirë CRASH Hughes Winborne Aktori më i mirë protagonist Philip Seymour Hoffman CAPOTE Realizimi kinematografik MEMOIRS OF A GEISHA Dion Beebe Aktorja më e mirë protagoniste Reese Witherspoon WALK THE LINE Skenari më i mirë i përshtatur BROKEBACK MOUNTAIN Skenari nga Larry McMurtry & Diana Ossana Skenari origjinal më i mirë CRASH Skenari nga Paul Haggis & Bobby Moresco; Story by Paul Haggis Regjia më e mirë BROKEBACK MOUNTAIN Ang Lee Filmi më mirë CRASH Paul Haggis dhe Cathy Schulman Xhuli Moran
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||