| Zemra Shqiptare | ||||
|
Hollywood do të bëjë një film për Skënderbeun E diel, 23-03-2008, 08:16pm (GMT1) Shkruar nga Qamil Xhani - TO
Pas dokumentarit të prezantuar në SHBA një vit më parë për jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, tashmë një prej producentëve të njohur amerikanë pritet të marrë përsipër realizmin e filmit. Peticioni Përveç kompanisë “Warner Bros” edhe Zack Snyder është producenti drejt të cilit është dërguar një peticion i firmosur nga mijëra shqiptarë për realizmin e filmit. Adresa Dokumentari Një vit më parë "Illyria Entertainment Group" prezantoi në Miçigan të SHBA-së një film dokumentar mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Dokumentari ende nuk është bërë publik i plotë, por qarkullon në formën e spoteve publicitare në saite të ndryshme ndërkombëtare. Dokumentari cilësohet si një nga prekte më të rëndësishëm që do të shërbejë për të njohur figurën e Skënderbeut. Ndërkohë që publikimi i këtij dokumentari pritet të zgjojë dhe interesin e producentëve të ndryshëm për ta marrë seriozisht mundësinë e një filmi artistik për jetën e Heroit tonë Kombëtar. Të dhëna - Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në Lezhë, më 17 janar 1468. - Skënderbeu jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë. - Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar. - Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke. - Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit dhe peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg. - Gjatë gjithë jetës së tij, Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. - Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. - Për Skënderbeun janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime. - Pasardhësit e sotëm të Kastriotit janë Alesandro Castriota Scanderbeg, mjek në Romë, si dhe i vëllai i tij, Xhulio, avokat. - Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Marin Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Projekti i Stend Dragotit për Skënderbeun Një tjetër projekt për realizimin e një filmi për jetën e Skënderbeut është ai i regjisorit dhe producentit të njohur shqiptaro-amerikan, Stend Dragoti. Para një viti u shpreh se do të realizonte një film për historinë e jetës së Skënderbeut. Ndërkohë që projekte të ndryshme gjatë viteve janë paraqitur dhe nga regjisor të vendeve fqinjë, si ai i italianit Roberto de Feo. Ndërkohë që deri më sot filmi i vetëm dinjitoz me metrazh të gjatë është ai i realizuar nga rusët në vitin 1957. Stend Dragoti Projekti "Skanderbeg" Një nismë të ngjashme me atë Sten Dragotit, para katër vitesh do ta merrte dhe Cinecittà në Itali. Regjisori Roberto de Feo mori përsipër realizimin më të madh që ishte parë ndonjëherë në Itali. Një film që do t'i kushtohej Heroit tonë Kombëtar dhe që do kishte skena magjepsëse të betejave. Madje De Feo dhe bashkëpunëtorët kishin llogaritur të sfidonin dhe efektet skenike të filmit "Troja". De Feo vendosi për të realizuar projektin me ndihmën e arbëreshëve të Italisë, por edhe sot në ekranet e kinemasë nuk është parë i realizuar ky projekt. Kur "Skënderbeun" e xhironin rusët |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||