| Zemra Shqiptare | ||||
|
Dietat e çmendura të yjeve të Hollivudit E merkure, 09-01-2008, 06:09pm (GMT1) Uthull, kikirikë, vaj qitroje, biskota dhe pjata ngjyrë blu: Ja "hiletë" dhe sekretet e vipave për të pasur një trup të përkryer dhe për të qenë gjithmonë në formë
Ja një guidë e domosdoshme për ato që duhet të dini dhe të bëni nëse doni që t‘u ngjani vipave. Angjinaret Yjet i pëlqejnë shumë, sepse përveçse janë diuretike janë të lehtë dhe të japin ndjesinë e ngopjes. Shumë prej tyre nuk i ndajnë nga dieta e zakonshme, ashtu siç bën Ouen Uilsen. Larja e dhëmbëve Pas ngrënies, pothuajse pjesa më e madhe e yjeve vrapojnë drejt banjës, jo për të nxjerrë ushqimin, por për të larë dhëmbët. Kjo çmenduri filloi kur një dietolog i kishte thënë klientit të tij se dhëmbët duhen larë pas çdo vakti, pasi shija e re e pastës në gojë i jep sinjale trurit se stomaku është plot për një kohë të gjatë. Tretje e shpejtë Një lloj esence pa shije dhe erë që yjet e Hollivudit e hedhin në kafe ose në sallatë, që ndihmon në tretjen e shpejtë të ushqimit. Pjata blu Pse? Bluja është ngjyra më e dashur për të gjithë njerëzit dhe sipas studimeve kur ju hani në pjata blu, hani gjithmonë pak… Biskotat Hani pesë biskota në ditë, në vend të mëngjesit apo drekës dhe në fund një darkë të shëndetshme (600-900 kalori) dhe do të bini shumë shpejt nga pesha. Kështu bëjnë shumë nga njerëzit e famshëm. Kanella Ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Zakonisht aktorët nuk e ndajnë nga çaji. Pijet dietike Aktorja Xhesika Alba dhe Paris Hilton thonë se të pish pije dietike është gjëja më e vështirë që duhet të bëni nëse po përpiqeni të bini nga pesha. Sandalet e sheshta Yjet preferojnë të mbajnë veshur sandale të sheshta, që vënë në aktivitet muskujt e këmbës dhe ndihmojnë në tonifikimin e kofshëve, pulpës dhe të ndenjurave. Qitro Vaji i qitros lëshon një aromë që aktivizon enzimat dhe ndikon në rënien nga pesha. Studimet tregojnë se kafshëve që u vihej përpara vaji i qitros tri herë në ditë nga pesëmbëdhjetë minuta pësonin një rënie të dëshirës për të ngrënë, që shoqërohej edhe me disa kilogramë më pak. Xhenifer Lopez dhe Karmen Elektra nuk harrojnë ta përdorin asnjëherë. Ecja Aktoret jashtëzakonisht të dobëta si Kate Bosuorth, Kat Deley dhe Rene Zellenger janë "fanse" të mëdha të ecjes së gjatë, të cilën e shohin si një mënyrë të mirë për të mos shtuar asnjë kilogramë dhe për të qëndruar gjithmonë në formë. Kafeja gjigande E keni vënë re që yjet e Hollivudit shfaqen gjithmonë në fotografi me një filxhan gjigand kafeje? Pak ose aspak sheqer dhe qumësht soje, janë preferencat e më të famshmëve të ekraneve. Sallata e Xhesikës Kur këngëtarja dhe aktorja Xhesika Simpson kërkon të humbasë disa kilogramë, ajo ha për disa ditë rresht të njëjtën sallatë. Madje restoranti ku ajo shkon e ka shtuar atë në meny me emrin "The Jessica". Krijoni edhe ju versionin tuaj me dardha aziatike të prera hollë, dhjetë feta luleshtrydhesh, një racion gjoks pule të pjekur në zgarë dhe të prerë në kubikë, dhjetë gjethe lakre dhe pak bukë e thekur e thërrmuar. Përziejini së bashku, duke i shtuar 2 lugë vaj ulliri, një lugë uthull balsamime, një të verdhë veze, pak mustardë, kripë dhe piper. Të punosh me shtiza Xhulia Roberts dhe Uma Turman e bëjnë këtë për të hequr mendjen nga ushqimi, për të rritur përqendrimin dhe larguar stresin. Çaj jeshil special Një lloj forme e koncentruar e çajit, ku një filxhan i tillë është i barabartë me tetë filxhanë të zakonshëm çaji jeshil. Ai nxit metabolizmin dhe largon dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira Darka Është pjesa më e rëndësishme e kohës për të gjithë ata që aplikojnë dieta. Duhet të kenë ngrënë të paktën në orën gjashtë mbasdite Gënjeshtra Gënjejeni veten tuaj një ditë në javë. Bëjeni pushim, lejojini vetes të hani gjithçka. Kumbullat e thata Dietologët më të mirë hollivudianë sugjerojnë përdorimin e katër kumbullave të thata, të grira hollë me mish të grirë, kur ju përgatitni një hamburger. Këpucë me taka ortopedike Sipas stilistëve këto lloj këpucësh ju bëjnë të dukeni më të dobëta dhe më të gjata. Për këtë arsye Kamerun Diaz, Xhesika Simpson dhe Guen Stefani nuk i heqin kurrë nga këmba. Mënyra e veçantë e Zeta Jones Katerina bukuroshe beson në kombinimin mes ecjes, palestrës dhe notit. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||