| Zemra Shqiptare | ||||
|
Syri magjik, Çmimi i dhjetë E hene, 26-11-2007, 07:33pm (GMT1) Çmimi i dhjetë për filmin e fundit të regjisorit Kujtim Çashku, “Syri magjik”. Kësaj here çmimi më i fundit vjen nga Shkupi, ku në Festivalin Ndërkombëtar “CINEDAYS European Film Festival 2007”, aktorja kryesore e filmit Arta Dobroshi u nderua si aktorja më e mirë e festivalit. Sipas burimeve nga vetë regjisori Çashku, meqënëse znj. Dobroshi është në xhirim në Bruksel, ku luan rolin kryesor në filmin “Le silence de Lorna”, një film i vëllezërve Dardenne (dy herë fitues të “Palmës së Artë”), çmimi u tërhoq, gjatë ceremonisë përmbyllëse që u mbajt dje në kinemanë FROSINA në Shkup, nga partneri i saj dhe aktori tjeter i “Syrit Magjik” z. Alban Ukaj. Zyra e Shtypit ORAFILM. Ky film konkuroi edhe në Festivalin e 12 të Filmit Shqiptar. Filmi është një dëshmi nga koha e keqe, kur edhe media u bë pjesë e krimit në vitin e mbrapshtë 1997. Skenari është shkruar nga i mirënjohur Vath Koreshi. Kujtojmë se regjisori Kujtim Çashku ka fituar shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe filmi i tij më i suksesshëm është “Kolonel Bunker” (1996). Çashku ka fituar katër festivale kombëtare nga 12 që janë zhvilluar: 1981 “Ballë për ballë”, 1985 “Dora e ngrohtë”, 1991 “Balada e Kurbinit”, 2000 “Kolonel Bunker”. 55
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||