| Zemra Shqiptare | ||||
|
Julianne Moore E hene, 09-01-2006, 01:42am (GMT1)
Julianne e ka provuar veten si në filma me buxhet të vogël edhe në ata blockbuster. Ajo është një aktore që posedon gjallëri dhe dashuri për jetën cilësi që shfaqen në të gjitha interpretimet e saj. "Më bën të ndjehem mirë. Ndjehem mirë për filmat, për përgjigjen e njerëzve për ta. Nuk do të mund të isha më e lumtur se kaq", thotë aktoria. Kandidate e shumë çmimeve, Julianne ka vërtetuar se është një aktore e talentuar dhe e gjithanshme. Ajo i zgjedh rolet ashtu siç vijnë dhe jo bazuar në potencialin që mund të kenë për çmime. Rolet e saj shpesh janë personazhe të thellë megjithatë kjo nuk e kufizon atë nga role në filma të mëdhenj si në Jurassic Park dhe Hannibal. Ajo është nënë, grua dhe aktore dhe i kryen më së mirë të gjitha këto role. "Nuk mendoj se janë në pozita ndryshe nga çdo kush tjetër që ka një punë, ka fëmijë. Është gjithmonë e vështirë të gjesh balancën por nuk do të më pëlqente jeta ndryshe. Ndjehem shumë me fat që kam fëmijët e mi dhe punën". Roli i shtëpiakes në filmin The Hours, bazuar në novelën e Virginia Woolf, Mrs. Dalloway e vuri atë përkrah Nicole Kidman dhe Meryl Streep, i dha vlerësime të kritikës dhe kandidaturën si aktorja më e mirë në rolin e dytë.
Dhe përveç çmimeve nga kritika e filmit, roli në filmin The end of the Affair i dha asaj kandidaturën për Oscar në vitin 1999. Julianne interpretoi gjithashtu përkrah Pierce Brosnan në filmin e suksesshëm Laws of Attraction. Julianne vazhdon të balancojë mirë jetën e saj personale me aftësinë e saj të shkëlqyer të interpretimit. Ajo sjell kaq shumë inteligjencë në rolet e saj saqë kritikët dhe admiruesit mirëpresin rolet e tjera që kjo aktore e talentuar do të sjellë në të ardhmen. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||