| Zemra Shqiptare | ||||
|
Nicholas Cage E diel, 09-07-2006, 12:02am (GMT)
Nicholas është një aktor i dedikuar, që i studion rolet përtej të zakonshmes por kjo nuk e bën të pafavorizuar ndaj mundësive për filma blockbuster. "Ende e shoh veten si student aktrimi. Kërkojë të mësojë nga çdo rol dhe kështu kam bërë gjithmonë. Eksperienca më ka dhënë shansin të rritem dhe të interpretojë edhe pse ndjehem në një vakum herë pas here", thotë aktori. Në vitin 2002, Nicholas luajti në Windtalkers, një film rreth kontributit të çmuar të indianëve të Amerikës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka patur një variete rolesh dhe thjesht emri i tij i tërheq shikuesit në kinematë amerikane. Nicholas shihet shpesh si aktor me kapriço dhe rolet e tij të ndryshme e reflektojnë këtë karakteristikë. I pakënaqur të qëndrojë thjesht në fushën e aktrimit, Nicholas kapërceu në regji duke adoptuar shpirtin e tij krijues në një pozicion pas kamerave në filmin Sonny. "Kjo është hera e parë që jam regjisor - mendova se e vetmja gjë që mund të bëja ishte të drejtoja aktorët, të flisja me ta - kështu që në këtë nivel mendoj se ishte gjithashtu ide e mirë për mua të provoja veten në një film të tillë të vogël që është një projekt ku karakteret flasin shumë". Roli më i pëlqyer nga kritikët ishte karakterizimi i një alkoolisti vetvrasës në filmin e vitit 1995 Leaving Las Vegas, një film i pavarur me buxhet të vogël. Nicholas filoi Oskarin si aktori më i mirë. Së bashku me shumë çmime të tjera ka edhe shumë martesa, një nga të cilat ishte ajo me Lisa Marie Presleyn.
I vlerësuar nga kritika, diversiteti i këtij aktori të shkëlqyer është me të vërtetë një cilësi e vyer. "Loja e një karakteri që vuan nga fiksimi ishte i ri për mua dhe doja ta interpretoja me përgjegjësi pasi kam një mik që vuan prej kësaj sëmundje. Doja ta bëja rolin autentik dhe diçka që njerëzit ta kuptonin kur përballen me pacientë të tillë". Nicholas Cage është njeriu që ka luajtur shumë personazhe të arrirë dhe dashuria e tij për aktrimin mund të shihet në relaksin dhe kënaqësinë që ndjen ai në sytë e publikut. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||