| Zemra Shqiptare | ||||
|
Denzel Washington E diel, 09-07-2006, 12:21am (GMT1) Fituesi i shumë çmimeve, aktori Denzel Washington është një nga më të suksesshmit në Hollivud. Ai ka inteligjencë dhe ekuilibër, cilësi që i sjell në të gjitha rolet e tij.
Pasi tërhoqi vëmendjen e Hollivudit për rolet e tij si Dr. Phillip Chandler në serialin televiziv St Elsewhere, Denzel fitoi rolin në filmin Cry Freedom, film rreth aktivistit kundër aparteidit, Steve Biko. Interpretimi i paharuar dhe i fuqishëm i Denzel i dha atij kandidaturën për Oscar në kategorinë e aktorit në rolin e dytë. Kandidatura e dytë me filmin Glory, e vuri atë në listën e më të mirëve në Hollivud dhe kjo u çimentua në fitoren e Oskarit si dhe në cilësimin e tij si Aktori më i mirë nga Kritikët e Filmit në Nju Jork për rolin e tij në filmin Malcom X. Denzel ka mundur të qëndroi në krye falë llojshmërisë së karrierës së tij të aktrimit.
Denzel ka fituar respektin e kolegëve të tij dhe ka një bazë të gjerë admiruesish në mbarë globin. Ai është një aktor që i reziston kohës me elegancën dhe ëmbëlsinë e pamjes së tij. “Të punosh me Denzel është si të luash, është si atletika vetëm se stërvitesh me më të mirët në botë. Të bën më të mirë në skenë...dhe kam patur fatin të luaj me të. Ka qënë një konkurencë e frymëzuar, gjithmonë një lojë me ritëm. Jam aktor më i mirë ngaqë kam punuar me të”. Denzel ka luajtur mjaft role në karrierën e tij nga portretizimi i një avokati homofob në Filadelfia në thrillerin Pelican Brief. Denzel luanti rolin bazuar në ngjarje reale në Hurricane duke demonstruar kapacitetin e tij të rrallë për të treguar një histori të mirë dhe duke e mbajtur audiencën të gozhduar para ekranit. Interpretimet i kanë dhënë çmime nderi përfshi Globin e Artë dhe Oscarin. Në filmin Training Day ka rolin e policit të kompromentuar së bashku me Ethan Hawke që i tha oskarin në vitin 2001. Falë talentit të aktori ka menaxhuar të tërheqë audiencën dhe të garantojë suksese në kinema për filmat pothuajse të gjithë filmat e tij VOA
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||