| Zemra Shqiptare | ||||
|
Nicole Kidman E marte, 19-06-2007, 02:37am (GMT1)
Nikole Kidman: Ju tregoj 40 vitet e mia!
"Jam shume e ndjeshme sa i perket faktit qe me duhet te flas per veten time. Nese mendoj se jam duke folur per nje grua tashme te vjeter dhe jo nje vajze te dikurshme, kjo nuk me trishton shume. "Bota ime nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre Hollivudi. Por nje udhetim me femijet e mi, Bela dhe Konor, apo ndonje udhetim per qejf ne Londer. Une vertet mund te shkoj ne Hollivud dhe te vishem per nje nate me veshje Oskari, por po ju them me plot gojen se ajo nuk eshte jeta ime", ka pohuar Kidman ne kete interviste gjate se ciles tregon 40 vitet e saj. E megjithate, ka qene nje kohe kur Nikola, ishte cilesuar si me e bukura e Hollivudit dhe te gjithe rendnin pas saj. Dite te paharrueshme ato kur ajo dhe Tom Kruiz, ishin ne qender te vemendjes per gjithe boten e kinemase. Por pas ndarjes me Tomin, nisi kriza e madhe personale, e cila ne njefare menyre u shoqerua edhe me nje krize te madhe identiteti per aktoren. Gjithsesi, shprehet se kete krize e ka kaluar fale familjes se saj. "Une kam nje dashuri te pafund per familjen time, per femijet e mi, si edhe prinderit", shprehet ajo. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||