| Zemra Shqiptare | ||||
|
Miss John Travolta E merkure, 31-01-2007, 08:37pm (GMT1) I famshëm, seksi, gazmor. Aktori rikthehet në "musical" "Hairspray" në rolin e një shtëpiakeje në moshë madhore dhe tregon çfarë torture është të kërcesh me taka të larta dhe të holla
Ju keni thënë gjithmonë që ju pëlqen një lloj "musical". Përse hezituat me "Hairspray"? Nuk e kuptoja përse producentët kërkonin një mashkull në pjesën e Edna-s. Producentëve Craid Zadan dhe Neil Meron u kisha thënë jo, por kur më ofruan pjesën që bëri Richard Gere në filmin "Chicago", u gabova dhe jam penduar shumë. Atë më kanë shpjeguar që një burrë që reciton një grua zbret në traditën e teatrit grek dhe në fundin e Shekspirit. Uau…, thashë! Por i paralajmërova që nuk do të jetë e lehtë: dua një gjoks të madh, vithe të shëndosha dhe një jetë strikte, njësoj sikur Sophia Loren të shëndoshej 100 kg, ose Anita Ekberg! Dua që Edna të jetë një femër e paparë, një femër që ka qenë shumë e bukur në kohën e vet, që tani është plakur dhe është shëndoshur, por që në mendjen e saj vazhdon të jetë e gjatë dhe e dobët. Doja që të ishte një femër shumë tërheqëse nga ana fizike dhe mjekra ime të mos dukej asnjëherë. Vetëm kështu mund ta kisha bërë. Pra ju keni kontribuar në pamjen e Edna-s? Sigurisht, kam punuar së bashku me kostumieren e filmit dhe ekspertin e "make-up"-it dhe gjithçka e kam zgjedhur unë: çdo pjesë stofi për veshjet, parukat dhe këpucët me taka larta të holla. Në fund Edna është një femër popullore? Është e vërtetë, si unë. Për këtë i thosha regjisorit dhe producentëve: më dëgjoni mua, që vij nga shtresa borgjeze e ulët punëtore e Nju-Xhersit. Ju vini nga "Beverly Hills", apo nga Boston. Njerëzit e shtresës time adhuronin femra si Sophia Loren, Elizabeth Taylor, Anita Ekberg, jo Zsa Zsa Gabor. Edna është si tabakaja e "Amarcord", jo si Giulietta Masina. Kini besim tek unë për Edna-n. Nuk do të ketë as pupla, as tafta! Kur në "Hairspray" këndoj "Big, Blond and Beautiful", vesh një fustan me kuadrate që të kujton Merilyn Monroe; vrapoj nëpër korridor dhe kërkoj të josh burrin tim. Jeni ndjerë seksi si një femër? Edna ndihet seksi, ka një trup që të kujton menjëherë se ajo dhe i shoqi kanë një jetë seksuale të shëndetshme dhe aktive. Nuk doja të bëja tekanjozen e moshës së dytë. Është më argëtuese të shikosh një femër e cila është e bindur se është shumë e dobët, kur në fakt është një fuçi. Ju dukeni sikur keni ende një energji të madhe… Recitimi, fluturimi, familja më bëjnë të ndihem i mbushur plot me pasion (është i martuar me aktoren Kelly Preston dhe ka dy fëmijë, Jett 14 vjeç dhe Ella Bleu 6 vjeç). Zhytem në punë dhe në aktivitetet e mia me entuziazëm, jam vetvetja për gjithçka. Nuk bëja një "musica" që prej 29 vjetësh dhe po vdisja nga dëshira për të bërë një tjetër. E adhuroj "musical", është një art tipik amerikan. Për mua "musical" është Amerika. Çfarë keni ndjerë kur keni veshur geta dhe taka të larta? Marrje mendsh. Është një dhimbje e tmerrshme. Nuk e di se si bëjnë femrat për të qenë… femra. Kujtoj sforcimet që bënte nëna ime kur vinte zhartierin, vishte korsenë, reçipetat, ku më pas i mbeteshin edhe shenjat në kurriz, nuk e kuptoj se si ja bënin atëherë femrat. Po të kërcesh me taka… është një vuajtje. Më kanë bërë këpucë me porosi, sepse e kam këmbën e madhe dhe zgjodha një takë mesatare meqë jam i gjatë. Më në fund, me taka jam më i gjatë se Walken. Për fat të mirë jam rritur mes femrave: me nënën time, tri motrat, më pas me bashkëshorten time, vajzën, koleget e punës në "show-bussines". E di se si lëvizin, si ecin, si kërcejnë dhe i kam imituar. Ju folët për këtë "rimake" me John Water? E kam thirrur dhe i kam kërkuar disa gjëra. I thashë që nuk do të kërkoja mashkullin tek Edna, por femrën. Ai më tha që ishte i lumtur që dikush do ta çonte historinë e saj në një dimension tjetër. Shou i Broduei-t kishte qenë një surprizë e këndshme për të, por ky film është shumë më shumë. Nga "Ethet e të shtunës mbrëma" te "Pulp Fiction" dhe të tjera, cila është fija që i lidh filmat tuaj? Është kultura pop, popullore dhe mesa duket është kultura ime e fortë. Ndoshta sepse është kultura në të cilën unë jam rritur. Karriera juaj nuk resht së pushuari. Cili është sekreti? Kam shansin që akoma kërkohem në një moshë ku shumë aktorë të tjerë fillojnë të shkëputen nga karriera. Filmat e mi të fundit kanë pasur sukses të madh dhe më duket e çuditshme që vazhdojnë të qëndrojnë në krye aktorët e rinj. Nuk shqetësohem për të ardhmen time, kam shumë gjëra në kokë, por pas 30 vjetësh karrierë është shpërblyese të ndihesh përsëri i dëshiruar. Është bukur të ndihesh i domosdoshëm në moshën 52-vjeçare. Shqip
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||