| Zemra Shqiptare | ||||
|
Olio, trashaluqi qe na mesoi te qeshnim E diel, 05-08-2007, 07:39pm (GMT1) Vdiq pesedhjete vjet me pare, por vazhdon te na dhuroje humor
Hardy ishte një xhentëlmen "i uritur" Në jetën e përditshme, ata ishin të dy xhentëlmenë të vërtetë - sipas definicionit të bërë nga Henry Kardinal Newman, ku një xhentëlmen ishte dikush, që asnjëherë nuk i bënte me ndërgjegje diçka të keqe një njeriu tjetër. Në film, përkundrazi, me emrat "Laurel & Hardy", lidhet historia më e madhe e betejave me torta, le të themi, orgjia më e gjatë e shkatërrimit të Hollywood-it dhe fushatat hakmarrëse të një precizoni të lartë dhe të pasojave që vinin prej tyre, të cilat më parë mund të jenë hasur ndoshta vetëm në tragjeditë greke. Stan dhe Ollie (Oljo dhe Steljo siç njihen nga shqiptarët) ishin bërë me kohë për njëri-tjetrin. Oljo në fillim quhej Norvell Hardy dhe origjinën e kishte nga Harlemi në shtetin federal të Georgia-s. Pa mbushur akoma një vjeç, atij i vdes i ati, që kishte luftuar në luftën civile në anën e konfederalistëve. Për ta nderuar atë, Norvell më vonë e quajti veten Oliver Hardy. Të pandashmit Oljo e Steljo Realiteti imiton kinemanë: pas këtij filmi, Stan & Ollie në fakt u ndanë nga njëri-tjetri dhe vetëm pasi kishin kaluar disa kohë luajtën sërish bashkë në filma të tjerë, në të cilët ata quheshin Ferdinand Finkelberry dhe Sherlock Pinkham apo Piedmont dhe Philip Mumblethunder. Do të kalonin edhe disa kohë, para se ata të xhironin filmat, ku Oljo, do të shfaqej i lumtur me veten e botën: "Unë jam zoti Hardy dhe ky është shoku im, zoti Laurel". Zoti Laurel dhe zoti Hardy vendosën rekorde në jetët e tyre për sa u përket martesave të shumta që konsumuan - dhe sigurisht, edhe divorceve. Stan & Ollie, megjithatë, vijuan të mbeteshin së bashku, derisa vdekja i ndau. Zbulimi i ngadalësisë Në Hollywood nuk ushtrohej për asgjë më shumë kritikë se sa në studiot e Mack Sennett. Atje, spiunët e "Keystone" e kishin bërë le themi, si hobi të tyren tejkalimin e kufijve të shpejtësisë. Në çdo film, ku luanin këta "mbrojtës në uniformë të rregullit e qetësisë", ata konkurronin me njëri-tjetrin se kush do ta bënte botën të shndërrohej në një kaos të përgjithshëm. Me kalimin e kohës, asgjë nuk është me e mërzitshme se sa kaosi që rritet me shpejtësi. E s‘do të vononte koha, kur për këtë gjendje do të reagonte Hal Roach, konkurrenti i madh i Mack Sennetts. Në studion e Hal Roach në "Culver City" - ose siç e quanin fansat e saj asokohe, "The Lot of Fun", - Stan Laurel dhe Oliver Hardy ia dolën që nën drejtimin e regjisorit Leo Mçarey të bënin zbulimin e ngadalshmërisë. Nëse përveç "Presto"-s kishte dhe një "Andante", mbijetesa e komikut për një kohë të gjatë ishte e siguruar. Pikërisht, të tilla ngadalësimeve, Stan dhe Ollie, ua dedikonin karrierën e tyre dhe famën që gëzuan. Edhe kur në vitin 1927 tek "The Battle of the Century" ("Beteja e shekullit") ata inskenuan skenën më të madhe të luftës me torta në historinë e filmit, kjo për Stan dhe Ollie nuk ishte forma tipike e zënies. Ata nuk ishin vandalë, por ndiqnin në çdo "orgji" shkatërruese, megjithatë, të gjitha rregullat e civilizimit. Armiku më i dashur i Oljos e Steljos Laurel & Hardy ishin mjeshtrit e asaj çka në anglisht cilësohet si SBIR në një formë të shkurtuar: pra "small but interesting revenge" (ose hakmarrja e vogël, por interesante). Pasojat e saj të pallogaritshme, spektatori i sheh në kinema edhe sot e kësaj dite me një përzierje gëzimi dhe emocioni. Kur tek "Big Business" (1929) Laurel e Hardy përpiqeshin t‘i shisnin një pemë të vitit të ri, armikut të tyre kryesor, James Finlayson ("Fin") - dhe ky i fundit ia refuzon dhe ndërsa mbyllte derën i thyen një degë të pemës së kushtueshme, arrihet kulmi i reagimit të agresionit minimal: në fund të një shkëmbimi të sulmeve reciproke hakmarrëse -"Tit-for-Tat" quhet në anglisht në fakt termi i saktë për kë lloj veprimi - Oljo dhe Steljo e shndërrojnë shtëpizën e kolerikut Fin sërish në kohën kur atje ishte akoma një zonë ndërtimi, ndërsa makina e tyre ndërkohë ishte bërë copa-copa. "The Boys", siç njiheshin Stan dhe Ollie nga miqtë e tyre, e pëlqenin sidomos Finin si personazh: Oliver Hardy i krahasonte aftësitë e tij, për ta ngritur qepallën e syrit të majtë në një mënyrë ritmike të papërsëritshme, me virtuozitetin në të luajtur të ndonjë violinisti të madh. Kontradiktat u shtuan Edhe Stan dhe Ollie ngatërroheshin shpesh e përziheshin në të mirat e të këqijat e kësaj bote - dhe jetonin në një ambient plot spekulantë të shtresës së mesme, qeniesh të pamëshirshme dhe ish-grash. Ndërkohë, ata vijonin të qëndronin bashkë. A mos ishin ata dy kokrra fasule në një tigan, siç vërente një herë Stanly? Hardy ishte një aktor i madh Në studio, Stan Laurel, që me raste bënte edhe regjisorin dhe që shpesh paguhej më shumë se sa kolegu i tij, ishte ai që jepte tonin. "It‘s Stan‘s Business" (është puna e Stenlit), ishte shpesh përgjigja e Oljos, nëse bëhej fjalë për vendime të rëndësishme artistike e profesionale. E në këtë rast, sigurisht se Oliver Hardy ishte aktori më i madh, të cilit i mjaftonin ngacmimet më të vogla, për të improvizuar skena të vërteta. Kështu lindi ylli i tij, që e bëri të njohur me nofkën "tie-twiddle". Oljo, tashmë një ikonë Ai që gjithmonë i dinte më mirë punët se sa kolegu Sten, i merrte gjithmonë kolegut diçka nga dora dhe i thoshte: Më lër ta bëj unë!" dhe publiku shndërrohej pas kësaj në një turmë të papërmbajtur që qeshte me lot, pasi rezultati dihej. Do të ishte një sakrilegj, që "Boys" të talleshin me njëri-tjetrin. Në studion e Hal Roach, Laurel & Hardy të habisnin më shumë se ata kurrë nuk i hidhnin njëri-tjetrit kunja. Pa dyshim se shumicës prej nesh na duket më e thjeshtë, ta identifikojmë veten më shumë me Oljon. Shqip
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||