|
|
 |
 |
::| Sondazh |
 |
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Email Lajmerues |
 |
|
|
|
|
|
| |
|
| |
|
|
Dustin Hoffman, burri i madh e i vogël - mbetet i ri edhe në jubileun e 70-të të lindjes
E enjte, 09-08-2007, 07:37pm (GMT+1)
Yjet e kinemasë duhet të duken si Rock Hudson apo Marlon Brando: të mëdhenj, burrërorë, im ponues. Kështu mendonte dikur, i sapo hedhuri në moshën e rinisë, Dustin Hoffman, ndërsa kishte lënë prapa adoleshencën, kur luante në piano. Dje, ai pati rast ta shihte gjithë karrierën e vet në këtë 70-vjetor të ditëlindjes si në film, ashtu dhe në teatër, duke kthyer kokën prapa me krenari. Kjo karrierë i ka dhënë atij dy Oskarë, katër kandidime për çmimin "Oskar", shumë globe të artë, e para së gjithash, një listë krenare rolesh kryesore e të paharrueshme. Yjet e kinemasë duhet të jenë vërtetë të talentuar dhe pasioni për të luajtur në kinema, në karrierën tij, ka vlejtur më shumë se sa masa trupore e një profili prej artisti mashkullor. Dustin Hoffman i përket atyre yjeve botërorë që kanë bërë të shijohen që nga dramat e depresioni psikologjik, deri tek detajet më të vogla të dhimbjes apo komedisë. I vendosur të luajë vetëm vetveten ashtu sikurse Henry Fonda apo dhe George Clooney, kjo gjë tek ai nuk u vu re kurrë. Suksesi vonoi shumë kohë Aktrimin, ai e takoi së pari kur ishte në kolegj, larg prindërve të vet, që i përkisnin atyre njerëzve që mahniteshin dhe kishin lidhje shpirtërore me Hollywood-in. Madje, emrin e djalit të tyre, ata e kishin gjetur në një film pa zë, ku protagonist ishte një farë Dustin. Sa kohë që prindërit ishin gjallë, ylli i tij nuk doli kurrë nga sirtari dhe pas vdekjes së tyre, ai akoma kufizohej në kuadrin e një rezymeje modeste: "Unë nuk mendoj se ata duhej të ishin prindër". Ajri i teatrit dhe xhirimet që sapo kishin nisur, duhet t‘i jenë dukur atij si një çlirim nga atmosfera e pandjenjë e rinisë. Dustin Hoffman ndjente se po rritej dhe po kërkonte kësisoj "qëndrim me këmbë në tokë", kur ai hidhej në role. Kjo madhësi ndjenjash pati vlerë për të vetëm atëherë, kur varfëria dhe lodhja qëndronin jashtë diskutimit me të cilat ai, në fakt, si shumë artistë të mëdhenj duhej të konfrontohej shpesh. Kështu, në biografinë e tij, vërehet edhe një paragraf i gjatë që ka kaluar si fëmijë në një periferi të Pasadenas dhe më pas në studion e njohur të aktrimit të New York-ut. Rolet e vogla në TV, apo dhe skenat e hapura të Broadwayt në metropol, ishin le të themi, buka e tij. Tek shoku i tij i teatrit, Gene Hackman, ai flinte mbi dyshemenë e kuzhinës dhe e ardhmja dukej se ishte sakrifikuar kësisoj për artin. Luajti adoleshentë në moshën 30-vjeçare Më pas erdhi viti 1967 - kur ai mbushi 30 vjeç - e bashkë me të mori në dorë edhe shansin që s‘duhej lënë t‘i ikte nga duart. Burri, që dukej sikur ishte disi i përkëdhelur, me pamje më të re se ç‘ishte, i mësuar tashmë me skenat e teatrit, i besohet një rol nga Mike Nichols për shumën e 17.000 dollarëve në komedinë që kishte fituar një nam negativ asokohe, e titulluar "Provimi i maturës". Anne Bancroft, në rolin e një zonje cinike e të frustruar, në film e kishte atë të dashur, megjithëse adoleshenti i hutuar e i përkëdhelur, në fakt, sigurisht dashuronte të bijën e saj. Është e paharrueshme frika dhe ankthi që ai shpalos në fund, kur rrëfen ndjenjat e tij të vërteta si një djalosh kolegji. Në kishë, ai qëllon ndaj xhamave të dritareve të saj të larta, ndërsa po zhvillohej ceremonia e martesës e personazhit që ai donte, e kulmi arrin pikërisht në momentin kur ajo duhej të thoshte "Po". Rruga për njërën ndër karrierat shumëplanëshe të Hollywood-it, me këtë debutim, tashmë ishte siguruar. Hoffman shkëlqeu më pas edhe në vitin 1969, gjatë edicionit të 15-të në "Midnight Cowboy". Ai ishte Ratso, një i pastrehë me paterica, që sorollatet me shokun tij, një kauboj me emër, si i çmendur nëpër rrugët e New York-ut dhe si një "mbret i rrugës", parashtron pretendime. Një vit më vonë, ai realizon edhe rolin me të cilin vendos një rekord ndër bashkëmoshatarët e vet. Në rolin e një indiani 121-vjeçar, tek "Little Big Man", ai shokon publikun amerikan - historia zhgënjyese e dhunshme mbi masakrat që i ishin bërë atij populli, dukej si një paralele me gjendjen në Vietnam (në atë kohë, lufta ishte në kulmin e saj). Viktimë e një dentisti nazist Dustin Hoffman për një kohë të gjatë ndenji larg angazhimit apo trajtimit të temave politike. Me mbi 60 rolet dhe karakteret që ai numëron, përcillet drejt "Olimpit" të qytetit të madhërishëm, në "Hollywood". Aty bën jetën private të një stari kinemaje në pension, por papritur, në fillim të luftës në Irak, në vitin 2003, ai, me një fjalim për paqen, kujton dhe një herë gjatë zhvillimit të Festivalit të Berlinit bindjen e tij të palëkundur: Lufta, edhe ajo aktualja që po bën vendi im, bëhet shpesh për "hegjemoni, para, pushtet dhe naftë". Duke ndjekur këtë bindje, ai i ishte vënë dikur në vitin 1997, edhe bashkëprodhimit të satirës "Wag the Dog". Aty, ai luante një producent filmash finok që rrinte në pantofla, e që duke përmbushur një detyrë të dhënë nga CIA, merr përsipër falsifikimin e lajmeve në TV, për t‘i siguruar pushtetmbajtësve një shkak që do të shërbente si justifikim për të nisur një luftë. Filmat e Dustin Hoffman, që kanë avancuar deri tek klasikët, e tregojnë atë ndryshe: gjithmonë si një artist elegant me thellësi të pazbuluara dhe nganjëherë, edhe me formë trupore sportive në mënyrë befasuese. Tek "Papillon", ai doli në skenë si një i dënuar i arratisur, së bashku me Steve McQueen nëpër xhungël, i tejngopur me dhunë, ai u mbyll në bunker me familjen e vet para një sulmi brutal të një bande të rinjsh në një film tjetër, dhe në fund shpërthen si hakmarrës i mirëfilltë. Të paharrueshme do të mbeten raundet e tij të vrapimit në trillerin "Njeriu i maratonës", ku ai bëhet viktimë e rrëmbimit të një ishmjeku dentist nazist dhe mëson se si t‘i mbijetojë torturave të tij. Gjeniu artist tek "Rain Man" Komplet ndryshe paraqitet prova e rezistencës në dramën e divorcit familjar "Kramer kundër Kramerit", në të cilën Dustin Hoffman lufton për të drejtën që ndjen se ka për t‘u kujdesur për fëmijët e vet, duke i ngushëlluar ata me artin e kuzhinës, për shembull: duke gatuar byreçka, e tejkaluar kështu momentalisht krizën. Jeta familjare, për vetë aktorin, është e rëndësishme, e gjithsesi, ai e jeton atë në mënyrë më sovrane e diskrete, se sa ç‘e kujtojnë sot atë yje më të rinj të kinemasë. Dustin Hoffman ka konsumuar ndërkohë, dy martesa në këto dekada të jetës, e ka gjashtë fëmijë. Skena e seti filmik janë për të tribuna të shpërthimeve të mëdha artistike. Si "Tootsie", komedia e hidhur për një artist të papunë, që vendos të luajë në kryqëzime rrugësh dhe që në fund fare, suksesin e gjen duke luajtur role grash në një TV, çka mbetet gjithmonë e lidhur ngushtë me kënaqësinë dhe pasionin për të luajtur plot ndjenjë, të Dustin Hoffman-it. Dhe tek "Rain Man" ("Njeriu i shiut"), për të cilin pas "Kramer kundër Kramerit" fitoi "Oskar"-in e dytë, ai shkëlqen në rolin e gjenisë së shifrave, artistit, Raymond Babbitt, i cili bind të vëllamë, që mbart një karrierë përpara syve (d.m.th. Tom Cruise), për të jetuar së bashku atë pjesë të jetës që ka mbetur. Dustin Hoffman mund të jetë i famshëm për përgatitjen e kujdesshme që u bënte roleve të tij dhe mënyrës obsesive të të luajturit, porse jetën e tij prej ylli, ai tashmë, në moshën 70-vjeçare, e sheh së pari si liri profesionale dhe një mundësi të mirë për të gjetur role të reja dhe interesante.
Shqip
|
|
|
|