| Zemra Shqiptare | ||||
|
Michelle Pfeiffer. Ju bëj dritë me yllin tim! E premte, 12-10-2007, 10:38pm (GMT1)
Ajo kishte dëshirën e shumë vajzave të asaj kohe, që për të demonstruar se janë të afta njëlloj si djemtë, donin të bëheshin gazetare, por fusha e spektaklit e përpiu pas disa konkursesh bukurie, ku ajo që adoleshente, fitoi disa herë rresht. Nuk ka njeri në botë që të mos e njohë Michelle Pfeiffer, sepse edhe në ato vende ku njerëzit nuk kanë shkuar kurrë në kinema apo nuk kanë parë kurrë televizor, kanë pasur rastin të shkumojnë fytyrën me sapunin “LUX”, në kutinë e të cilit fytyra e aktores ka qenë e stampuar për të gjithë vitet 80-të, duke qenë reklamuese zyrtare e kësaj linje. Jeta e kësaj aktoreje, ka rrjedhur larg skandaleve apo kureshtjes së shtypit rozë. Prej vitit 1993 Michelle është e martuar me regjisorin David Kelley dhe kanë një djalë, ai quhet John dhe sapo ka mbushur 13 vjeç. Gjithashtu ata kanë edhe një vajzë Claudia Rose, të cilën aktorja e kishte adoptuar që para martese. Michelle Pfeiffer si shumë kolegë, ka ngritur një shtëpi prodhimesh kinematografike “Via Rosa Productions”, ku kanë parë dritën e suksesit shumë nga filmat e kësaj aktoreje. - Fjalët duhet të jenë të shumta, por edhe nuk mjaftojnë për të treguar në rreshta një nga aktoret më të mira të kinematografisë botërore. Michelle Pfeiffer njihet dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj delikate dhe njëkohësisht me hijen e saj misterioze dhe gati-gati agresive. Kritikë të “athët” të kinemasë dhe filmit, pasi kanë tejkaluar kompleksin e vajzës së bukur, por automatikisht të patalentuar (siç ndodh rëndom me femrat që vijnë në kinema nga konkurset e bukurisë), kanë krahasuar Michelle Pfeiffer me divat e paharruara të ekranit të kinemasë. Ata përshkruajnë Michelle Pfeiffer si trashëgimtare të sharmit të Greta Garbo, gjallërisë së Katharine Hepburn, ndryshueshmërisë së Bette Davis dhe intensitetit sensual të Marlene Dietrich. Përballjen me botën e punës, Michelle Pfeiffer e pati që kur studionte në Fountain Valley High School, pasi shpenzimet i mbulonte duke punuar si shitëse. Pas diplomimit, frekuenton më 1976 Golden West College, por e pakënaqur me ato që mësonte fillon të shikojë si profesion të mundshëm aktrimin.
Filmat 1- “Të rifillosh të dashurosh” (Falling in Love Again) (1980).
“Thelma & Louise”- aktorja refuzoi këtë film dhe roli i saj më pas u interpretua nga Geena Davis. “Basic instinct” - edhe për këtë film, Michelle Pfeiffer kishte dyshime dhe përgjigjja përfundimtare ishte: “Jo!”. “The silence of the lambs” - refuzimi i këtij filmi, konsiderohet si një nga gabimet më fatal të Michelle Pfeiffer, duke menduar suksesin e filmit dhe faktin se zëvendësuesja e saj, aktorja Jodie Foster me këtë rol, rrëmbeu çmimin Oscar. Çmimet “Married to the Mob” - “Vejusha qeflije…por jo shumë” (Kandidate për Globin e artë); “Dangerous Liaisons” - “Lidhje të rrezikshme” (kandidate për Oscar); “The Fabulous Baker Boys” - “Të mrekullueshmit Baker” (trofeu i Globit të artë si aktorja më e mirë në një film dramatik. Kandidaturë si aktorja më e mirë në çmimet Oscar) “The Russia House” - “Shtëpia Rusi” (kandidate si aktorja më e mirë për Globin e artë ) “Frankie and Johnny” - “Frankie dhe Johnny - (kandidate për Globin e artë si aktorja më e mirë në një komedi muzikore ) “Love Field” - “ Dy të panjohur, një fat” ( fituese e trofeut Ariu i Artë në festivalin e filmit në Berlin. Kandidate për Globin e artë si dhe për çmimin Oscar). “The Age of Innocence” - “Mosha e pafajësisë” (kandidate për globin e artë) |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||