| Zemra Shqiptare | ||||
|
Tinka Kurti E merkure, 30-05-2007, 11:23pm (GMT) Tinka Kurti: Përfundova rastësisht në skenë Lindita Çela
Ngado që të udhëtojë kjo grua era e shirokut dhe era e murlanit shkodran do ta ndjekë pas. Do ta ndjekë pas si një kujtim i bukur, ajo udhëza e parë, trokitja e parë në portën e teatrit "Migjeni". Tinka Kurtin, me "rrënjën" e parë në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, me një diapazon të gjerë aktorial në skenë dhe në kinematografi, për rolet që dhuroi, pak kush mund ta nxjerrë nga mendja. Çuditërisht, në atë rrugë që mbante emrin "Hysaj", ku banonte ajo vajzë, në atë shtëpi të vogël krevete, siç i thonë shkodranët, nuk kishte asnjë artist apo njeri që merrej sadopak me art.... Pra, kjo udhë ishte e zbrazët, askush nuk ndikonte, askush nuk mbartte qoftë një grimcë talenti e magji arti. Me sa dukej, vetëm mosha me sekretet e saj fshihte magjinë që më vonë do të shfaqej si vjollcë në pranverë, me një qeshje të bukur, si vajzë çapkëne e shumë gazmore. Ajo do të rrezatonte në universin e aktrimit, kështu do të kalonte Tinka një fëmijëri me ëndrra, më shumë në krahët e nënës se të babait. Shpesh ndodh që jeta të hedh në brigje të panjohura, kurse ëndrrat në brigje të largëta drejt të cilave duhet të ecësh, të stërmundohesh dhe nuk arrin... Kështu ndodhi edhe me Tinkën. Jeta e hedh në një "vendqëndrim" jo të shumëkohshëm si punonjëse e muzeut të rrethit, ndërsa zëri i skenës e thërret. E thërrasin ëndërrat për të bërë në realitet ëndrrën e saj. Si shumë kolegë të saj nisi udhën në Shtëpinë e Kulturës. Shpejt dallohet mbi të tjerët. Hyn në teatrin "Migjeni" dhe fiton një nemër.... *** Fillimet e Kinematografisë Kinematografia në Shqipëri u zhvillua pas vitit '45, ndërkohë që si shfaqje e parë filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromeno, në vitin 1912. Filmi më i vjetër me temë shqiptare, i xhiruar nga të huajt, është "Albania ribelle", xhiruar nga shoqëria italiane "Cines" e Torinos, në vitin 1909. Në vitin 1946 u ngrit ndërmarrja e parë kinematografike shqiptare. Gjatë viteve '70 - '80 - '90 prodhimi kinematografik shqiptar numëronte në një vit 14 filma artistikë, 40 dokumentarë dhe kronikale, si dhe16 filma vizatimorë të teknikave të ndryshme. Pas viteve '90 prodhimi i filmit shqiptar ka shënuar një rënie të ndjeshme. Ballkan 01/04/2004
Një histori reale e shkruar nga Stefan Çapaliku Tinka Kurti, një monodramë me "derë hapur" ANILA MEMA - Panorama Pas një vit refuzimi nga Teatri Kombëtar, gjen derën hapur në Maqedoni. Edhe pse e dorëzuar një vit më parë pranë teatrit shqiptar, asnjëherë nuk u dha përgjigja se, përse kjo vepër s'mund të vihet në skenë. Megjithatë, kjo monodramë reale do të ngjitet nga aktorja Tinka Kurti në skenën e Tetovës, në fillim të majit, nën regjinë e Ahmet Jakupit. Bëhet fjalë për "Mbaje derën hapur", një shfaqje që u ngjiz një vit më parë, në Fier, gjatë Festivalit të Teatrove. Biseda me të i dha frymëzim, aq sa bëri të radhiste njëra pas tjetrës rreshtat e kësaj monodrame, të krijuar nga dramaturgu, Stefan Çapaliku. "Kjo është një histori e lindur vjet në Festivalin e Fierit, përmes një bisede intime që unë kam pasur me vetë aktoren, pasi vetë kam qenë shumë kurioz të dija për të dhe jetën e saj. Gjatë bisedës më bëri përshtypje fakti që më tregoi Kurti, që e mban derën hapur kur është në shtëpi, ndërsa kur ikën iu lë shenjë komshinjve në derë që ka dalë. Dhe në këtë produksion kam futur të dhëna që më tha ajo vetë", shprehet Çapaliku. Sipas tij, gjatë një konference të dhënë për shtyp dje në ambientet e Teatrit të Kukullave monodrama bën fjalë për jetën e një artisteje, aktore, e cila jeton vetëm, ku të afërmit e saj i ka jashtë shtetit. "Tinka ishte lexuesja e parë dhe monodrama i ka pëlqyer shumë", shprehet ai. Ndërkohë, sipas regjisorit të Teatrit Kombëtar të Shkupit, Ahmet Jakupit, kjo monodramë do të vihet në skenë e sjellë në kohë. "Në mënyrë simbolike jam munduar të jap mundësitë, që nëpërmjet skenografisë, e cila pretendohet të jetë shumë fine dhe e thjeshtë në të njëjtën kohë të gjendemi njëkohësisht në disa vende. "Mbaje derën hapur" është një dramë realiste, e cila gjendet shpesh në ditët e sotme dhe iu dedikohet njerëzve të vjetër, sot për sot, por edhe në të ardhmen jam i bindur se do të vazhdojë ky problem. Monodrama ofron një personazh që do të interpretohet nga aktorja Tinka Kurti", shprehet Jakupi. Sipas tij, kjo vënie e re në skenë është një bashkëprodhim midis Shtëpisë së Kulturës në Tetovë me Teatrin e Shkupit, ku dhe do të vihet në fillim të majit. Pas këtyre dy skenave do të ngjitet në Prishtinë e mandej në Tiranë. "Mbaje derën hapur", nuk ka ndonjë veprim spektakolar aktorësh, por shpreh një dramë të ndodhur brenda katër mureve të një dhome, që përshfaq shpirtin e një aktori në mënyrë të plotë. Por, sipas dramaturgut, Stefan Çapaliku, ky lloj zhanri teatri po humbet në Shqipëri, pasi vetë teatri shqiptar po humbet spektatorin, i cili nuk vetidentifikohet me problemet e tij në skenë. "Kur ai nuk gjen vetveten, besoj se kjo është rruga për t'i kthyer shpinën skenës shqiptare. Nuk është teatri vend argëtimi. Në këtë kuptim kërkimet e mia në pikëpamjet e kontekstit teatror evidentojnë disa çështje, të cilat janë të rëndësishme për audiencën e sotme letrare. Por, monodrama është një medium i munguar në Shqipëri. Po t'i numërojmë pjesët ato janë shkruar përgjatë një shekulli, sepse këto shfaqje kërkojnë aktorë të klasit të parë, pasi është një pjesë që dedikohet tërësisht tek aktori", shton më tej Çapaliku. Ndërkohë, aktorja Tinka Kurti shprehet optimiste për realizimin e kësaj monodrame. "Nuk e kam provuar asnjëherë, është rasti i parë për mua, por do të mundohem të jap maksimumin", shton Kurti. TINKA KURTI, NJE SHIKIM NDRYSHE I PROFILIT ARTISTIK Me diapazonin e gjere aktorial ne skene dhe ne kinematografi, me rolet qe dhuroi, Tinka Kurti mbetet e pashlyeshme ne kujtesen e spektatorit Tinka Kurti u lind ne vitin 1932, ne nje lagje te Sarajeves. Cuditerisht, ne ate rruge qe mbante emrin “Hysaj”, ku banonte ajo vajze, ne ate shtepi te vogel, nuk kishte asnje artist apo njeri qe merrej sadopak me art… Pra, kjo rruge ishte e zbrazet, askush nuk ndikonte, askush nuk transmetonte qofte nje grimce talenti dhe magji arti. Mesa dukej, vetem mosha me sekretet e saj fshihte magjine qe me vone do te shfaqej si vjollce ne pranvere, me nje qeshje te bukur, si vajze capkene dhe shume gazmore. Jeta e hedh ne nje “vendqendrim” te perkohshem si punonjese e Muzeut te rrethit te Shkodres, ndersa zeri i skenes e therret. E therrasin endrrat per te bere nje realitet endrren e saj. Si shume kolege te saj nisi udhen ne Shtepine e Kultures te Shkodres. Shume shpejt shndrit mbi te tjeret. Hyn ne teatrin “Migjeni” dhe shpejt fiton emer… Bep Shiroka, Artist i Merituar, kujton: “Kur kam hyre ne teatrin “Migjeni” Tinka kishte emer dhe kishte 10 vjet si aktore profesioniste. Ndoshta jam partneri qe kam role me shume se te tjeret me te. Roli im i pare ka qene te drama “Nora” e A. Skanjetit. Por roli im i pare i rendesishem ka qene te drama “Histori Irkutase”. Valja Tinka ishte nje rol qe nderonte aktoren. E gjithanshme. Ajo peson nje metamorfoze dhe behet nje grua ideale. Tinka jo vetem shpalos nje bote te mrekullueshme prej aktoreje, por kalon situate te ndryshme te interpretuara natyrshem, me ngrohtesi dhe vertetesi. Roli i Valjas eshte i bukur profesionalisht, pa batakcillek”. E duke iu kthyer drames historike “Nora”, ne arkiven e regjisorit e njekohesisht autorit Andrea Skanjeti, Artist i Popullit, lexojme keto kujtime: “E kujtoj dhe tani efektin qe beri Tinka Kurti ne dramen “Nora”, drame qe e kisha shkruar dhe vene ne skene e qe e kisha per zemer. Mbante foshnjen e vdekur ne duar. Ajo nuk qante, por fytyra e saj ishte pasqyra e shpirtit qe reflektonte te gjitha ndjenjat, mendimet, pershtypjet, sensacionet, te gjitha cka i kalonte neper mend nje nene, gjithcka turbullonte shpirtin e spikatur nga kontraksione te vecanta. Ajo krijoi nje skene dhimbjeje te thelle, qe depertoi te spektatori. Me kujtohen raste te tilla, kur aktore jo te afte, kane krijuar te spektatoret qeshje e jo dhembje e lote”. Ka kaluar mbi gjysme shekulli, qe kur aktorja Kurti ka nisur rrugen e saj te karrieres. Kur ishte vetem 14 vjece ajo del per here te pare ne skene. Ndersa 25 vjetorin e saj e feston gjate xhirimit te filmit te pare shqiptar, “Tana”. Per Tinken dy cmimet e para jane: njeri ne Festivalin e Pare te teatrit shqiptar (me dramen “Toka jone”), dhe tjetri ne Festivalin e pare te Filmit (me “Cifti i lumtur”) Me vone, me nje karriere te gjate, aktorja shkodrane Kurti, meriton shume cmime deri ne Festivalin Kombetar te Teatrit, te zhvilluar ne Vlore, rreth nje dekade te shkuar, ku ajo merr Cmimin e karrieres. Te drama “Cmurosja” me autor e regjisor S. Fankon, ajo paraqiti figuren e nje gruaje te ndrydhur para zakoneve dhe kanunit, e para zakoneve te burrit. Pervec ketyre, kesaj gruaje i duhet te perballoje edhe vdekjen e te shoqit. Femijet nuk i ka prane. Ata jane larg. Gruaja tani eshte vetem. Nepermjet monologut te vetmise qe interpreton, zberthen ne menyre artistike jeten e saj. Gjate interpretimit shfaqen edhe momente impulsive. Por aktorja Kurti ruan masen dhe rrafshin e dhembshurise prej nene, gje qe i jep hapesire cilesive njerezore. Te drama “Gjaku i Arbrit” i F. Krajes, aktorja Kurti interpreton figuren e Nenemadhes. Nje kulm i vlerave te saj aktoriale. Nenemadhes i vjen mandata se djemte i kane vdekur. Te bijen e ka martuar nente male larg. Ne stoicizmin e saj, permes vijave te tragjizmit e te brenges qe e ka pllakosur, ajo nuk perulet, por burrave u flet me gjuhen e burrerise. Karakteri i saj qe vjen e plotesohet permes dialogut, merr nje permase: sa reale aq dhe ireale. Te filmi “Zemra e nenes”, ec e jaket e saj permes drames se heshtjes, bisedat me kukullat e ne varreze, flasin per nje figure komplekse qe endet ne vorbullen e mendimeve e te ndjenjave, te dhembjes e te mencurise, te anormalitetit e normalitetit. Perthyrjet qe zhvillohen ne ndergjegjen e saj, flasin per nje shpalosje meditative, gje qe ka bere qe Tinka Kurti te krijoje figuren e nje nene me risi te reja, pa perseritur e pa te kujtuar ato te meparshmet. Te keto personazhe nenash, perfshire edhe Pashakon, aktorja Kurti nuk harron te thote: “Une jetoj me personazhet. Une kerkoj te di gjithcka per personazhin qe me eshte dhene te interpretoj, gjithcka qe ka te beje me te para se ai te hyje ne skene dhe pasi del nga skena… Por mbi te gjitha une dua te jem e sigurt mbi te kaluaren dhe te ardhmen e personazhit tim”. Artistja e Popullit, Tinka Kurti eshte nje aktore, qe te gjitha roleve iu ka perkushtuar talentin e saj. Asnjerin nuk e ka nenvleftesuar. I ka luajtur me shpirt. Ndaj dhe figuren e saj e ka gdhendur skena e teatrit dhe celuloidi i kinematografise. Dhe me kujton kjo artiste nje varg poezie, me autore te madhen Nene Tereze: “Jeten jetoje”! Sic duket arti ka qene dhurata per artisten Tinka Kurti. Ka qene nje mrekulli, se vete Tinka Kurti eshte mrekullia. Xhahid Bushati - Koha Jone 20-04-2006 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||