E enjte, 21-08-2008, 11:55pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Speciale
Reportazh
Letërsi
Historia
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
 » Aktorët Shqiptarë
 » Aktorët e Huaj
 » Info Kinema TV
 » Personazh TV
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kinema » Aktorët Shqiptarë
 
Tinka Kurti
E enjte, 31-05-2007, 12:23am (GMT+1)

Tinka Kurti: Përfundova rastësisht në skenë

Lindita Çela

Tinka Kurti

Ngado që të udhëtojë kjo grua era e shirokut dhe era e murlanit shkodran do ta ndjekë pas. Do ta ndjekë pas si një kujtim i bukur, ajo udhëza e parë, trokitja e parë në portën e teatrit "Migjeni". Tinka Kurtin, me "rrënjën" e parë në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, me një diapazon të gjerë aktorial në skenë dhe në kinematografi, për rolet që dhuroi, pak kush mund ta nxjerrë nga mendja. Çuditërisht, në atë rrugë që mbante emrin "Hysaj", ku banonte ajo vajzë, në atë shtëpi të vogël krevete, siç i thonë shkodranët, nuk kishte asnjë artist apo njeri që merrej sadopak me art.... Pra, kjo udhë ishte e zbrazët, askush nuk ndikonte, askush nuk mbartte qoftë një grimcë talenti e magji arti. Me sa dukej, vetëm mosha me sekretet e saj fshihte magjinë që më vonë do të shfaqej si vjollcë në pranverë, me një qeshje të bukur, si vajzë çapkëne e shumë gazmore. Ajo do të rrezatonte në universin e aktrimit, kështu do të kalonte Tinka një fëmijëri me ëndrra, më shumë në krahët e nënës se të babait. Shpesh ndodh që jeta të hedh në brigje të panjohura, kurse ëndrrat në brigje të largëta drejt të cilave duhet të ecësh, të stërmundohesh dhe nuk arrin... Kështu ndodhi edhe me Tinkën. Jeta e hedh në një "vendqëndrim" jo të shumëkohshëm si punonjëse e muzeut të rrethit, ndërsa zëri i skenës e thërret. E thërrasin ëndërrat për të bërë në realitet ëndrrën e saj. Si shumë kolegë të saj nisi udhën në Shtëpinë e Kulturës. Shpejt dallohet mbi të tjerët. Hyn në teatrin "Migjeni" dhe fiton një nemër....
Bep Shiroka, Artist i Merituar, kujton se "kur kam hyrë në teatrin "Migjeni" Tinka kishte emër dhe kishte 10 vite si aktore profesioniste. Ndoshta jam partneri që ka role më shumë se të tjerët më të. Roli im i parë qe te drama "Nora", por roli im i parë i rëndësishëm ka qenë në dramën "Histori irkutase". Valja - Tinka ishte një rol që e nderonte aktoren. E gjithanshme. Ajo pëson një metamorfozë dhe bëhet një grua ideale. Tinka jo vetëm shpalos një botë të mrekulleshme prej aktoreje, por kalon situata të ndryshme, natyrshëm, me ngrohtësi e vërtetësi. Roli i Valjas është i bukur profesionalisht, pa batakçillëk".
***
Ka kaluar mbi gjysmë shekulli që kur aktorja Kurti ka nisur rrugën e saj të karrierës. Kur ishte vetëm 14 vjeç ajo del për herë të parë në skenë. Ndërsa 25-vjetorin e saj e feston gjatë xhirimit të filmit të parë shqiptar "Tana". Për Tinkën dy çmimet e para janë njëri ne Festivalin e Parë të filmit me filmin "Çifti i lumtur"…. Më vonë, me një karrierë të gjatë, aktorja shkodrane Kurti meriton shumë çmime deri në Festivalin Kombëtar të Teatrit, të zhvilluar në Vlorë, rreth gjashtë vite të shkuara, kur ajo merr çmimin e karrierës.
Kurti shënon 65 role në film dhe mbi 167 role në skenë. Në tërë këtë galeri figurat - nëna zënë një kapitull të veçantë, figura siç thuhen në një këngë
për nënën; "nuk njohin mplakje, nuk njohin moshë". Te drama "Gjaku i Arbërit" Tinka arrin një kulm në figurën e Nënëmadhes. Mandata i vjen për djemtë e vdekur, të bijën e ka martuar nëntë male larg. Në stoicizmin e saj, përmes vijave të vuajtjeve e tragjizmit, ajo nuk përthyhet, burrave u flet me gjuhën e burrërisë.
***
Tinka Kurti është një aktore që të gjitha roleve ua ka bërë hyzmetin. Asnjerin nuk e ka nënvleftësuar, i ka luajtur me shpirt. Ndaj figurën e saj e ka gdhendur skena e teatrit dhe celuloidi i kinematografisë. Tinka Kurti, një nga aktorët më me emër të filmit dhe teatrit shqiptar, ka marrë një vlerësim edhe nga Universiteti i Biografive të Kembixhit, medalje për arritje të larta në fushën e artit. Krahas 5 500 grave të tjera nga e gjithë bota edhe artistja shqiptare me gjen shkodran, është renditur mes personaliteteve që kanë konturuar listën deri në vitin 2000. Aktorja Kurti, megjithëse në pension, për asnjë çast nuk i ndahet skenës se teatrit. Ajo është e ftuar për të marrë pjesë në shumë trupa teatrale të vendit, të cilat po vënë në skenë pjesë të ndryshme teatrale. E kështu mund të themi se Tinka mbetet përherë e re dhe e mirëpritur në skenë.

***
Kur ka interpretuar për herë të parë në skenë, Tinka Kurti ishte veç 14 vjeç. Qysh atëherë deri më sot në fondin e karrierës së saj artistike numërohen 320 role, shumica në dramë, por pa lënë pas edhe filmin, ku ajo ka realizuar karaktere të papërsëritshme. Karrierën e saj si aktore e nisi në Shkodër, ku për herë të parë u ngjit në skenë. Roli i saj i vërtetë ishte në dramën “Fejesa” të Çehovit, i cili do të pasohej me dhjetëra të tjerë, si “Fisheku në pajë”, Toka jonë”, ku ka interpretuar rolin e Files dhe më pas të Lokes etj. Vetëm pas tre muajsh shkollë në degën e dramës në Liceun e Tiranës, ajo, së bashku me 7 - 8 shokë të tjerë do të përjashtohej nga shkolla për shfaqje liberale. “Teatrin e mora tmerr”, tregon ajo. Nuk e mori asnjëherë diplomën e aktrimit, por talenti i saj nuk kishte nevojë për diplomë. Shumë shpejt regjisorët zbuluan tek ajo jo vetëm talentin, por edhe pasionin e një aktoreje të vërtetë. “Më ndodhte që brenda një viti të realizoja 4 role. Më duhej të shkoja nga Shkodra në Vig, ku xhiroheshin “5 heronjtë”, që aty në një vend tjetër. Isha e lodhur, e sfilitur, por shumë e lumtur”, thotë aktorja. Rolet do të pasonin njëri-tjetrin, nga skena në sheshxhirim. Disa nga rolet e saj më të arrira janë ato të Lokes te “Toka jonë”, nënë Pashakoja, te “Yjet e netëve të gjata”, nëna te “Gjaku i arbrit” etj.

Fillimet e Kinematografisë

Kinematografia në Shqipëri u zhvillua pas vitit '45, ndërkohë që si shfaqje e parë filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromeno, në vitin 1912. Filmi më i vjetër me temë shqiptare, i xhiruar nga të huajt, është "Albania ribelle", xhiruar nga shoqëria italiane "Cines" e Torinos, në vitin 1909. Në vitin 1946 u ngrit ndërmarrja e parë kinematografike shqiptare. Gjatë viteve '70 - '80 - '90 prodhimi kinematografik shqiptar numëronte në një vit 14 filma artistikë, 40 dokumentarë dhe kronikale, si dhe16 filma vizatimorë të teknikave të ndryshme. Pas viteve '90 prodhimi i filmit shqiptar ka shënuar një rënie të ndjeshme.
"Tana", është filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë. Prodhim i Kinostudios "Shqipëria e Re", realizuar në vitin 1958. Filmi me temë nga jeta e fshatit, është me skenar të Fatmir Gjatës, mbështetur në novelën e tij me të njëjtin titull. Regjisor është Kristaq Dhamo.
"Qeshim, se nuk qajmë dot" është filmi i parë artistik me metrazh të shkurtër, me regjisor Viktor Stratobërdhën e me skenar të Dionis Bubanit. U shfaq për herë të parë pas 43 vjetësh, ne vitin 1999, për shkak se regjisori Stratobërdha u dënua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind në qytetin e Korçës në vitin 1925.
"Beni ecen vetë"; film artistik për fëmijë, me regjisore Xhanfise Kekon (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975, ka fituar çmimin e posaçëm në festivalin për fëmijë të Salernos në Itali, në vitin 1979.
"Zana dhe Miri", është filmi i parë vizatimor i prodhuar në vitin 1975. Më pas filloi prodhimi i filmave me teknikën e vizatimit dhe më vonë ai i filmave me teknikën e kombinuar me sende reale.

Ballkan 01/04/2004

 

Një histori reale e shkruar nga Stefan Çapaliku

Tinka Kurti, një monodramë me "derë hapur"

ANILA MEMA - Panorama

Pas një vit refuzimi nga Teatri Kombëtar, gjen derën hapur në Maqedoni.

Edhe pse e dorëzuar një vit më parë pranë teatrit shqiptar, asnjëherë nuk u dha përgjigja se, përse kjo vepër s'mund të vihet në skenë. Megjithatë, kjo monodramë reale do të ngjitet nga aktorja Tinka Kurti në skenën e Tetovës, në fillim të majit, nën regjinë e Ahmet Jakupit. Bëhet fjalë për "Mbaje derën hapur", një shfaqje që u ngjiz një vit më parë, në Fier, gjatë Festivalit të Teatrove. Biseda me të i dha frymëzim, aq sa bëri të radhiste njëra pas tjetrës rreshtat e kësaj monodrame, të krijuar nga dramaturgu, Stefan Çapaliku. "Kjo është një histori e lindur vjet në Festivalin e Fierit, përmes një bisede intime që unë kam pasur me vetë aktoren, pasi vetë kam qenë shumë kurioz të dija për të dhe jetën e saj. Gjatë bisedës më bëri përshtypje fakti që më tregoi Kurti, që e mban derën hapur kur është në shtëpi, ndërsa kur ikën iu lë shenjë komshinjve në derë që ka dalë. Dhe në këtë produksion kam futur të dhëna që më tha ajo vetë", shprehet Çapaliku. Sipas tij, gjatë një konference të dhënë për shtyp dje në ambientet e Teatrit të Kukullave monodrama bën fjalë për jetën e një artisteje, aktore, e cila jeton vetëm, ku të afërmit e saj i ka jashtë shtetit. "Tinka ishte lexuesja e parë dhe monodrama i ka pëlqyer shumë", shprehet ai. Ndërkohë, sipas regjisorit të Teatrit Kombëtar të Shkupit, Ahmet Jakupit, kjo monodramë do të vihet në skenë e sjellë në kohë. "Në mënyrë simbolike jam munduar të jap mundësitë, që nëpërmjet skenografisë, e cila pretendohet të jetë shumë fine dhe e thjeshtë në të njëjtën kohë të gjendemi njëkohësisht në disa vende. "Mbaje derën hapur" është një dramë realiste, e cila gjendet shpesh në ditët e sotme dhe iu dedikohet njerëzve të vjetër, sot për sot, por edhe në të ardhmen jam i bindur se do të vazhdojë ky problem. Monodrama ofron një personazh që do të interpretohet nga aktorja Tinka Kurti", shprehet Jakupi. Sipas tij, kjo vënie e re në skenë është një bashkëprodhim midis Shtëpisë së Kulturës në Tetovë me Teatrin e Shkupit, ku dhe do të vihet në fillim të majit. Pas këtyre dy skenave do të ngjitet në Prishtinë e mandej në Tiranë. "Mbaje derën hapur", nuk ka ndonjë veprim spektakolar aktorësh, por shpreh një dramë të ndodhur brenda katër mureve të një dhome, që përshfaq shpirtin e një aktori në mënyrë të plotë. Por, sipas dramaturgut, Stefan Çapaliku, ky lloj zhanri teatri po humbet në Shqipëri, pasi vetë teatri shqiptar po humbet spektatorin, i cili nuk vetidentifikohet me problemet e tij në skenë. "Kur ai nuk gjen vetveten, besoj se kjo është rruga për t'i kthyer shpinën skenës shqiptare. Nuk është teatri vend argëtimi. Në këtë kuptim kërkimet e mia në pikëpamjet e kontekstit teatror evidentojnë disa çështje, të cilat janë të rëndësishme për audiencën e sotme letrare. Por, monodrama është një medium i munguar në Shqipëri. Po t'i numërojmë pjesët ato janë shkruar përgjatë një shekulli, sepse këto shfaqje kërkojnë aktorë të klasit të parë, pasi është një pjesë që dedikohet tërësisht tek aktori", shton më tej Çapaliku. Ndërkohë, aktorja Tinka Kurti shprehet optimiste për realizimin e kësaj monodrame. "Nuk e kam provuar asnjëherë, është rasti i parë për mua, por do të mundohem të jap maksimumin", shton Kurti.

TINKA KURTI, NJE SHIKIM NDRYSHE I PROFILIT ARTISTIK

Me diapazonin e gjere aktorial ne skene dhe ne kinematografi, me rolet qe dhuroi, Tinka Kurti mbetet e pashlyeshme ne kujtesen e spektatorit
Ngado qe te udhetoje kjo grua, era e shirokut dhe era e murlanit shkodran do ta ndjek pas. Do ta ndjek pas si nje kujtim i bukur ajo rrugeza e pare, trokitja e pare ne porten e teatrit “Migjeni”.

Tinka Kurti u lind ne vitin 1932, ne nje lagje te Sarajeves.
Tinka Kurtin, me “rrenjen” e pare ne skenen e teatrit “Migjeni” te Shkodres, me nje diapazon te gjere aktorial ne skene dhe ne kinematografi, per rolet qe dhuroi, pak kush mund ta nxjerre nga mendja.

Cuditerisht, ne ate rruge qe mbante emrin “Hysaj”, ku banonte ajo vajze, ne ate shtepi te vogel, nuk kishte asnje artist apo njeri qe merrej sadopak me art… Pra, kjo rruge ishte e zbrazet, askush nuk ndikonte, askush nuk transmetonte qofte nje grimce talenti dhe magji arti. Mesa dukej, vetem mosha me sekretet e saj fshihte magjine qe me vone do te shfaqej si vjollce ne pranvere, me nje qeshje te bukur, si vajze capkene dhe shume gazmore.
Ajo do te rrezatonte ne universin e aktrimit. Keshtu do te kalonte Tinka nje femijeri me endrra, me shume ne krahet e nenes se te babait. Shpesh ndodh qe jeta te hedh ne brigje te panjohura, kurse endrrat ne brigje te largeta drejt te cilave duhet te ecesh, te stermundohesh dhe ndoshta nuk i arrin… Keshtu ndodhi me Tinken.

Jeta e hedh ne nje “vendqendrim” te perkohshem si punonjese e Muzeut te rrethit te Shkodres, ndersa zeri i skenes e therret. E therrasin endrrat per te bere nje realitet endrren e saj. Si shume kolege te saj nisi udhen ne Shtepine e Kultures te Shkodres. Shume shpejt shndrit mbi te tjeret. Hyn ne teatrin “Migjeni” dhe shpejt fiton emer…

Bep Shiroka, Artist i Merituar, kujton: “Kur kam hyre ne teatrin “Migjeni” Tinka kishte emer dhe kishte 10 vjet si aktore profesioniste. Ndoshta jam partneri qe kam role me shume se te tjeret me te. Roli im i pare ka qene te drama “Nora” e A. Skanjetit. Por roli im i pare i rendesishem ka qene te drama “Histori Irkutase”. Valja Tinka ishte nje rol qe nderonte aktoren. E gjithanshme. Ajo peson nje metamorfoze dhe behet nje grua ideale. Tinka jo vetem shpalos nje bote te mrekullueshme prej aktoreje, por kalon situate te ndryshme te interpretuara natyrshem, me ngrohtesi dhe vertetesi. Roli i Valjas eshte i bukur profesionalisht, pa batakcillek”.

E duke iu kthyer drames historike “Nora”, ne arkiven e regjisorit e njekohesisht autorit Andrea Skanjeti, Artist i Popullit, lexojme keto kujtime: “E kujtoj dhe tani efektin qe beri Tinka Kurti ne dramen “Nora”, drame qe e kisha shkruar dhe vene ne skene e qe e kisha per zemer. Mbante foshnjen e vdekur ne duar. Ajo nuk qante, por fytyra e saj ishte pasqyra e shpirtit qe reflektonte te gjitha ndjenjat, mendimet, pershtypjet, sensacionet, te gjitha cka i kalonte neper mend nje nene, gjithcka turbullonte shpirtin e spikatur nga kontraksione te vecanta. Ajo krijoi nje skene dhimbjeje te thelle, qe depertoi te spektatori. Me kujtohen raste te tilla, kur aktore jo te afte, kane krijuar te spektatoret qeshje e jo dhembje e lote”.

Ka kaluar mbi gjysme shekulli, qe kur aktorja Kurti ka nisur rrugen e saj te karrieres. Kur ishte vetem 14 vjece ajo del per here te pare ne skene. Ndersa 25 vjetorin e saj e feston gjate xhirimit te filmit te pare shqiptar, “Tana”. Per Tinken dy cmimet e para jane: njeri ne Festivalin e Pare te teatrit shqiptar (me dramen “Toka jone”), dhe tjetri ne Festivalin e pare te Filmit (me “Cifti i lumtur”)

Me vone, me nje karriere te gjate, aktorja shkodrane Kurti, meriton shume cmime deri ne Festivalin Kombetar te Teatrit, te zhvilluar ne Vlore, rreth nje dekade te shkuar, ku ajo merr Cmimin e karrieres.
Kurti ka interpretuar rreth 65 role ne film dhe mbi 169 role ne skene. Dhe ne tere kete galeri, figurat nena zene nje kapitull te vecante.

Te drama “Cmurosja” me autor e regjisor S. Fankon, ajo paraqiti figuren e nje gruaje te ndrydhur para zakoneve dhe kanunit, e para zakoneve te burrit. Pervec ketyre, kesaj gruaje i duhet te perballoje edhe vdekjen e te shoqit. Femijet nuk i ka prane. Ata jane larg. Gruaja tani eshte vetem. Nepermjet monologut te vetmise qe interpreton, zberthen ne menyre artistike jeten e saj. Gjate interpretimit shfaqen edhe momente impulsive. Por aktorja Kurti ruan masen dhe rrafshin e dhembshurise prej nene, gje qe i jep hapesire cilesive njerezore.

Te drama “Gjaku i Arbrit” i F. Krajes, aktorja Kurti interpreton figuren e Nenemadhes. Nje kulm i vlerave te saj aktoriale. Nenemadhes i vjen mandata se djemte i kane vdekur. Te bijen e ka martuar nente male larg. Ne stoicizmin e saj, permes vijave te tragjizmit e te brenges qe e ka pllakosur, ajo nuk perulet, por burrave u flet me gjuhen e burrerise. Karakteri i saj qe vjen e plotesohet permes dialogut, merr nje permase: sa reale aq dhe ireale.

Te filmi “Zemra e nenes”, ec e jaket e saj permes drames se heshtjes, bisedat me kukullat e ne varreze, flasin per nje figure komplekse qe endet ne vorbullen e mendimeve e te ndjenjave, te dhembjes e te mencurise, te anormalitetit e normalitetit. Perthyrjet qe zhvillohen ne ndergjegjen e saj, flasin per nje shpalosje meditative, gje qe ka bere qe Tinka Kurti te krijoje figuren e nje nene me risi te reja, pa perseritur e pa te kujtuar ato te meparshmet.

Te keto personazhe nenash, perfshire edhe Pashakon, aktorja Kurti nuk harron te thote: “Une jetoj me personazhet. Une kerkoj te di gjithcka per personazhin qe me eshte dhene te interpretoj, gjithcka qe ka te beje me te para se ai te hyje ne skene dhe pasi del nga skena… Por mbi te gjitha une dua te jem e sigurt mbi te kaluaren dhe te ardhmen e personazhit tim”.

Artistja e Popullit, Tinka Kurti eshte nje aktore, qe te gjitha roleve iu ka perkushtuar talentin e saj. Asnjerin nuk e ka nenvleftesuar. I ka luajtur me shpirt. Ndaj dhe figuren e saj e ka gdhendur skena e teatrit dhe celuloidi i kinematografise. Dhe me kujton kjo artiste nje varg poezie, me autore te madhen Nene Tereze: “Jeten jetoje”! Sic duket arti ka qene dhurata per artisten Tinka Kurti. Ka qene nje mrekulli, se vete Tinka Kurti eshte mrekullia.

Xhahid Bushati - Koha Jone 20-04-2006


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Ogerta Proko: Ikonat që nuk vdesin kurrë
Elena Qirici, shqiptarja e pare ne Hollivud
Sulejman Pitarka, gjeniu i portreteve të paharruara
Paul Tedeschini: Aleksander Moisiu, shtetas shqiptar si dhe Dy deshmi te papublikueme kurr!

Ndryshoni Pamjen
[Krye]