| Zemra Shqiptare | ||||
|
Eliza Dushku E enjte, 31-05-2007, 12:03am (GMT1) Eliza Dushku, Ylli shqiptar në Hollyvood Eliza Dushku, nga nisja e karrierës e deri te filmi me bluzën me Shqiponje Karriera e aktores me baba shqiptar
Fillimet e një karriere Ajo është ftuar të shkojë edhe në Shqipëri, ku ajo është kthyer në një lloj simboli kombëtar, duke qenë shqiptaro-amerikanja më e famshme (në fakt gjysmë shqiptare, pasi nëna e vet është daneze), si aktore, pas vëllezërve Belushi. "Presidenti shqiptar më ka ftuar, madje, për të ndenjtur në pallatin presidencial, por unë duhet të shkoja në promovimn e filmit. Jam e sigurtë që do të shkoj. Mos u mërzit Shqipëri, Eliza do të vijë në shtëpi". Nëna dhe babai i saj janë profesorë në universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vëllezër më të mëdhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjeç. Vëllai i Elizës bënte një audicion për një reklamë dhe ajo vendosi që ta shoqëronte. Agjenti i të vëllait, pranoi që të kujdesej edhe për Elizën. Gjatë kohës që ishte në lice, ajo e lë për pak karrierën e saj për t'u marrë me mësimet. Falë përkushtimit dhe notave të mira pranohet në Universitetin e Bostonit dhe në Universitetin George Washington. Eliza nuk kishte nevojë që të bënte punë të vogla pasi që në fëmijëri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithë familja e saj është shumë e ekuilibruar. Edhe pse e zënë me punë, ajo gjen gjithnjë kohë për të dhënë autografe apo për të marrë pjesë në vepra bamirësie. Ajo tashmë banon në Los Anxhelos së bashku me vëllanë e saj më i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rrugës për t'u bërë i famshëm. Në shtëpi Eliza ka një qen të rracës berger gjerman që quhet Korbit dhe pesë peshq të vegjël. Në moshë të vogël ajo ka mësuar edhe gjuhën e shurdh-memecëve. Ngjyra e saj e preferuar është e zeza dhe pëlqen sportin e hokeit në akull. Kohën e lirë zakonisht preferon që ta kalojë me familjen e saj. Pëlqen teatrin dhe kërcimin. Grupi i saj i preferuar është Beastie Boys. Eliza është 1.65 cm e gjatë. Kur ka luajtur në filmin True Lies, ndër të tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtëpisë, ajo ka fjetur në shtëpinë e aktores së famshme, në një krevat me të gjitha kafshët që Curtis mbante në shtëpi. Madje Eliza deklaroi se Jamie kishte qenë si një nënë për të. Kur ishte më e re, profesorët dhe shokët e saj, e ngacmonin kur merrte pjesë në filma. Por kur ajo xhiroi një film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mësoi se si ti trajtonte këto lloj problemesh dhe të mos ta vriste mendjen për ngacmimet e vogla të liceut. Tatuazhi që ajo kishte në krah kur luante në rolin e Faith, ka qenë fals dhe Eliza e mbante atë edhe kur dilte në publik. -Eliza eshte Shqiptaro-daneze. Filmografi
Eliza Dushku “rrëfehet” në Akademinë e Arteve
Sot Eliza Dushku: Do kthehem te vizitoj Korcen Korrieri, 06 Qershor 2006 Duket se i eshte dashur te vizitoje Shqiperine Eliza Dushkut, per t'u ndjere shume krenare qe ne dejet e saj rrjedh gjak shqiptari. Ne nje takim qe ka pasur paraditen e djeshme me aktoret e ardhshem ne Akademine e Arteve, aktorja Dushku eshte shprehur: "Nese regjisoret apo producentet shqiptare do te me ftojne per te marre pjese ne nje film, do ta konsideroja te vlefshme ftesen e tyre". Madje ka shfrytezuar kete takim, ku eshte shprehur edhe nje here se: "Cdo shqiptar duhet te jete krenar qe eshte shqiptar" dhe se "ajo ndihej e tille" . Per te vijuar... "Une kam gjak shqiptar, dhe jam nje kombinim shqiptaro-danez, por ne shume menyra, ndiej se gjaku im shqiptar rreh me fort ne deje". Duke qene prezente ne nje takim me aktoret e rinj, rrefeu per fillimet e saj ne kete rruge te gjate dhe te veshtire, sic eshte profesioni i nje aktori. Tani eshte 26 vjece, por ka qene vetem 10 vjece kur ka marre pjese ne audicionin e saj te pare, dhe ka qene dhe ne sinopsin e pare per te, ku aktorja kujton se qe shkruar: "Aktore me instinkt shume te forte, por me nje aksent te tmerrshem ne anglisht". Fill pas saj, ka filluar puna intensive per permiresimin e theksit apo aksentit te saj, i cili ishte tipik i Bostonit. Ka vite qe interpreton ne filma, e perkrah aktoreve me ne ze te Hollivudit, por kjo s'ka mundur te largoje friken qe ajo ka nga skena. "Friken kam mundur ta largoj vetem ne film", shprehet ajo. E konsideroi Shqiperine nje vend shume te bukur, interesant, grishes, per te cilin njerezit nuk dine shume. Dushku tregoi nje histori te para kater viteve, kur ne Boston, ne nje pike karburanti, nje plak i kishte thene, "Hem, ti je shqiptare. E kuptoj nga tiparet, fytyra dhe ekspresiviteti". Pasditen e djeshme, Eliza Dushku ka fluturuar per ne Kosove, dhe premtoi se do te kthehej serish ne Shqiperi, kur do te vizitonte dhe vendlindjen e te pareve te saj, Korcen .
Eliza Dushku viziton për herë të parë Shqipërinë Grabocka e sjell në Tiranë. Deklaratat e para në aeroport Mbërrin ylli shqiptar i Hollivudit Përshëndetje” nga Eliza Dushku. Jo nga ekrani, por në tokën shqiptare. Kishte ditë që flitej për mbërritjen e saj. Pas 26 vjetësh aktorja e njohur hollivudiane Eliza Dushku do të zbriste në vendin e origjinës. Një fluturim nga Amerika e largët e solli mbrëmë në tokën e të parëve. E presim në aeroportin e Rinasit. Ora shënon 20.00 kur në daljen e vipave Eliza Dushku shkel për herë të parë tokën shqiptare. Mjaft sportive dhe e qeshur hyn në sallën ku të gjithë po e prisnin. Pasi i ka dërguar ftesën, Vera Grabocka e ka pritur atje për t’i uruar mirë-seardhjen. Nuk kishte ardhur vetëm. As e shoqëruar nga agje-ntë apo staf tjetër që punon me të, siç ndodh në raste të tilla. Dy vëllezërit, i ati dhe i dashuri i saj ishin bashkë me të në këtë zbritje të parë për të njohur Shqipërinë. Në fakt është ndjerë përnjëherësh pjesë e grupit që e priste. Madje këtë intimitet nuk deshi t’ia cënonin as kamerat dhe aparatet fotografike që fokusonin çdo çast. “Ka kohë që të flasim”, ishte reagimi që e mbronte. Në ato momente nuk ishte Eliza e kopertinave. Një palë xhinse, bluzë e thjeshtë sportive dhe një kapele ushtarake në kokë, kishin zëvendësuar fustanet dekolde të skenave. Pas udhëtimit të gjatë nuk i dukej vetja e bukur për të pozuar dhe vazhdimisht kërkonte që të mos fotografohej. Sharmin e saj do t’ia lërë ngjitjes në skenën e pallatit të Kongreseve, ku do të dorëzojë çmimin e “Eurovideo Grand Prix. Prezantimi i parë ka pasuar me një moment shplodhje që do të nxiste edhe një bisedë mes miqsh. Jemi ende në ambjentet e aeroportit para se të marrim rrugën drejt Tiranës. Emocionet e para të saj do të ngelen aty. Eliza shqiptare “Ndjehem shqiptare”, është shprehur aktorja Eliza Dushku në momentin e parë që ka mbërritur. Ishte përgjigjja që të gjithë e kërkonin. Shqipërinë nuk e ka parë asnjëherë, për të vetëm ka dëgjuar. Por e ka pranuar dhe theksuar në botën e madhe hollivudiane origjinën e saj. E ndërsa në bisedë e sipër i thonë që t’i ke fytyrë shqiptare, fillon të qeshë. Tregon se një gjë të tillë ia kishte thënë edhe dikush në avion. “Pavarësisht se jam e lodhur, jam shumë e entuziasmuar. Mezi pres të njoh Shqipërinë dhe të udhëtoj drejt qytetit tim”, shprehet Eliza, mendimin e të cilës e thekson edhe më fort familja e saj. Kanë dashur të jenë bashkë në kërkim të së shkuarës së largët. Duke qeshur shqipton disa fjalë shqip, por premton se këto ditë do t’i japë “një furçë” shqipes së saj. Përveç mbushjes shpirtërore kërkon diçka më shumë shqiptare. “Më gjeni dikë që bën tatuazhe të bukura”, thotë në bisedë e sipër. “Dua të bëj në shpatulla një shqiponjë të madhe. Vendosa që ta bëja që në Amerikë, por modeli i atjeshëm nuk i kishte të bukura krahët”, vazhdon Eliza duke thënë se një gjë të tillë do ta bënte edhe vëllai në krah. Këto janë bisedat e para. E nesërmja është e mbushur me takime zyrtare dhe miqësore. Do të qëndrojë rreth 5 ditë në vendin tonë. Sigurisht që nuk mjafton për të mbushur mungesën 26-vjeçare, por Shqipëria nuk do të ngelet vendi i imagjinuar. Udhëtimi Brenda Shqipërisë, origjinën që prezanton nëpër botë, familja e Elizës do të udhëtojë drejt Korçës. Diku në rrethinat e saj gjenden kujtimet. Të parat ia kanë zgjuar disa fotografi të vjetra që u ranë në dorë. Këto janë vetëm fillimi. E ndërsa nisemi nga aeroporti, rrugës nuk mund të dallohet asgjë. Është errur dhe një shi i hollë shoqëron udhëtimin drejt hotelit. Aty mbyllet edhe nata e parë shqiptare e Elizës. Aktorja, që ndoshta publiku shqiptar e njeh më pak se ai botëror, do të kthehet në Amerikën e madhe me një pjesëz reale shqiptare.
Eliza, familjarisht në zyrën e Berishës Ndryshe nga paraqitja e aeroportit, në zyrën e kryeministrit Eliza hyri serioze, pa kapelën ushtarake. E shoqëruar nga babai dhe vëllezërit Aaron e Ben, aktorja Eliza Dushku e cila mbërriti mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, nën kujdesin e agjencisë së fluturimit “British Airëays”, takoi kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Të ndodhur para bliceve të fotografëve dhe kamerave televizive, ata nuk reshtnin së shprehuri kënaqësinë që Dushku po shkelte në tokën e të parëve, ndërsa Berisha sepse “po takonte një yll Hollywood-i, me kaq shumë dashuri për Shqipërinë”. Që në minutat e para të takimit, Eliza i shprehu kryeministrit dëshirën për të bërë në qafë një shqiponjë tatuazh, si dhe interesin që kishte ngjallur mbiemri i saj Dushku tek aktori i madh Arnold Shwarceneger. Pas fiksimit të shtrëngimit të duarve nga kamerat e aparatët fotografikë, Berisha dhe Dushku e shoqëruar me familjarët, fotografin e njohur Fadil Berisha, si dhe regjisoren Vera Grabocka me bashkëshortin Timo Flloko, zhvilluan një takim rreth 20 minutësh,pa praninë e mediave. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të kryeministrisë, veç të tjerash, Berisha i ka treguar Dushkut edhe përpjekjet e qeverisë për ndryshimin e imazhit të vendit, përhapjen e gjuhës angleze dhe modernizimin e komunikimit nëpër shkolla. Pas takimit, gjatë përshkimit të korridoreve kryeministrorë, Eliza nuk mund t’i shpëtonte interesimit të mediave, megjithë manovrën e saj për tu shpëtuar pyetjeve. Dushku: Po, nëse një ditë do të ofroni një rol “Nuk e njoh kinematografinë shqiptare, por nuk do refuzoja asnjë ofertë që do më bëhej nga kineastët shqiptarë”. Kështu u shpreh dje gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë të Akademisë së Arteve, aktorja Eliza Dushku e cila prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Duke ndjerë interesin e studentëve, Dushku tregoi për eksperiencat kinematografike që në moshë të mitur, në krah të De Niros dhe Shwarcenegerit, por edhe për situatat deri-diku komike që krijonte origjina shqiptare. Ajo tregoi se po mëson gjuhën shqipe dhe për të demonstruar përpjekjet e saj i përshëndeti të gjithë me “Ju dua shumë!”. Gjithashtu Dushku premtoi se do rikthehet në Shqipëri shumë shpejt, në vendin e origjinës, prej nga gjyshërit u larguan gati një shekull më parë. "Euro Video" ne Pallatin e Kongreseve Vera Grabocka ringjitet ne skenen e Pallatit te Kongreseve me Festivalin Evropian te Videoklipit ne 3 qershor. Jane 29 kengetare prej 29 shteteve evropiane, qe ne 3 qershor ne Tirane do te sjellin jo vetem kenge, por dhe video. Nder ta jane: Povia, fitues i edicionit te fundit te Festivalit te San Remos, kengetari serb Zeljko Joksimovic, kroatja Severina, kengetari maqedonas Toshe Projevski, qiprioti Kostandin Kristofori, ukrainasen Olena Grebenuk dhe rumunin Mihai Traistariu, pjesemarres ne Festivalin Evropian ne Athine etj. Ndersa Genta Ismajli, eshte ajo qe do perfaqesoje Shqiperine ne kete feste te madhe evropiane. "Grand prix" eshte cmimi qe do te marre videoklipi me i mire, dhe 10 mije eurot do te shkojne tek fituesi i cmimit special. Votimi per cmimin e madh do jete i ngjashem me ate te Eurosong-ut, ku cdo vend pjesemarres ne festival voton per konkurrentet e tjere, por me te vetmin ndryshim, qe votuesit jane te pranishem ne salle. Vera Grabocka vjen ne bashkepunim me regjisorin Ylli Pepo. Festivali do transmetohet nga 25 televizione te huaja, disa prej te cileve do jene ne lidhje te drejtperdrejte. Nata e 3 qershorit transmetohet nga Tv Klan. E ftuar do te jete edhe aktorja origjine shqiptare, Eliza Dushku, e cila ka luajtur perkrah aktorit te madh Robert De Niro, Arnold Shwarceneger, Halle Berry, Kirsten Dunst etj. Balkanweb, Shekulli, Korrieri
Faleminderit, Eliza! Nga Ylli Xhaferri - Sot Atdhe , madje një copë vitale e tij , është Eliza , përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut në Vienë , Nënë Tereza , boksieri Krasniqi , Mali i Gramozit , violinisti Papavrami , " Bukuroshja e Durrësit ", nobelisti Murati , Drini i Bardhë dhe Drini i Zi , piktori Kodra , sopranoja Inva Mula , Kodikët e Beratit , " Gjenerali i ushtrisë së vdekur " i Kadaresë ,përkthyer në mëse 40 gjuhë të botës , Kalaja e Rozafatit , Adem Jasharari , Alfabeti i Gjuhës Shqipe , Kaçaniku , etjRasti i Elizës me mbiemrin thellësisht shqiptar dhe tradicional Dushku , të cilës iu rezervua një pritje e ngrohtë ,vëllazërore dhe prindërore në tokën amë, vajzës që erdhi nga Amerika e largët , për tu takuar me njerëzit e një gjaku , për të frymëmarrur aromën e trojeve të të parëve , nuk mundet ta zbërthejë vetëm kushtrimi ose thirrja gjenetike , por në rradhë të parë respekti ndaj prindërve të saj , varreve të gjyshërve , themelit të familjes , djepit të fisit dhe rrënjëve të tij , inspirimit intelektual , moral dhe shpirtëror për të mbajtur të shtrira urat dhe kontaktet me vendlindjen që ati nuk kishte harruar kurrë pa ia treguar mbrëmjeve në kontinetin e skajshëm . Eliza e qeshur nuk mungoi të tregonte edhe tatuazhin , një shqiponjë e mpiksur në mishin dhe gjakun e saj , që përveçse na krijoi emocion , qe dhe një dush i ftohtë akull , për ato djem dhe vajza shqiptare që në tatutë e tyre nuk e konsiderojnë dhe vlerësojnë simbolin kombëtarë , por gdhendin e shkruajnë lloj-lloj dragonjsh , demonësh dhe zemrash të përshkuara mespërmes nga tehe thikash që të rrënqethin . Ajo vajzë e bukur , e qeshur dhe me nam të madh na tregoi se shqiponja e flamurit tonë , përveçse simbol i atdhetarisë , ka qenë , qenkërka dhe mbetet përjetësisht simbol i bukurisë së rrallë . Ajo në mënyrë intuitive , në grishje të gjakut dhe kushtrimit korçar nuk bëri gjë tjetër veçse riktheu në kohën tonë tatutë e kaçakëve të lirisë , Mihal Gramenos me shokë, qëndismat e Marigove, shqiponjat e të cilave ruhen sot si relike të shenjta dhe vepra arti . Eliza nuk mungoi ta thonte me krenari të ligjëshme , me plot patos dhe gëzim faktin që ishte SHQIPTARE . E ajo vinte nga një vend i madh , ku edhe pse njerëzit janë mbledhur nga të gjithë kontinentet , askush nuk mungon të dëshmojë origjinën , kombësinë dhe gjuhën nga vjen . Eliza nga qendra e internacionalizmit , nga Bota e çudirave , nuk harronte të na kujtonte nacionalitetin shqiptar . Bota na mirëpret në gjirin e saj , me identitetin tonë kombëtar , me etnopsikologjinë , simbolet , doket , zakonet dhe veshjet tona , na pret si shqiptar të herëshëm dhe të rinj . Ai që nuk i përket atdheut nuk i përket as njerëzimit . Eliza e brishtë na kujtoi me sinqeritetin e saj të bukur llumin ku kanë rënë bashkëkombasit tonë të cilët kanë ndërruar emër , mbiemër , kombësi , për të përfituar një azil në perëndim . Përgjegjës për këtë tjetërsim të dënueshëm janë bërë dhe bëhen këshillëtarët komunalë dhe bashkiakë që me papërgjegjësinë e tyre marrin vendime absurde , antikombëtare , Hysenin e ndërrojnë si emër dhe e quajnë Jani , Qazimin ,Kristo , deri tek mbiemrat Hoxha në Aligieri , Kasapi në Shrëderian . Zinxhiri i të pabërave zgjatet , bëhet trërkuzë marrie , shprehje mendjelehtësie , qëndrim mohues atdhedashurie . Eliza dha një mësim të madh etnkulturor dhe patriotik . Koha jonë e kishte të nevojëshme një përvojë të tillë prej së cilës ishte ç’mësuar. Falenderimi për Elizën nuk mund të mos na zgjonte disa përsiatje që duhen parë në këtë optikë , bërjen e një apeli atdhetaro-qytetar ndaj shqiptarëve që si kuajtë pa ndërgjegjie sociale , familjare dhe kombëtare atdhe quajnë cdo grazhd ku mjafton të kashaisen . Miq , nuse , prindër e vëllezër ka vetëm në atdhe . Mërgimtari kudo është i vetmuar . Luajtja me disa simbole fondamentale , mohimi apo këmbimi i tyre me të tjera , më detyron të kujtoj një fjalë të urtë të një vendi fqinj që thotë : " Një dimër në vendin tënd është më i ëmbël se njëqind pranvera në vend të huaj ." Falenderimi për Elizën është se ajo më zgjoi të them disa të pathëna para të cilave duhet të skuqemi . Së pari : Himara është një krahinë me një histori zulmëmadhe për çështjen shqiptare , gjuhën dhe kulturën shqipe , një perlë në gjerdanin e peizazhit natyror të bregdetit shqiptar , por që po kthehet në një shesh për tu bërë përshesh , do të thonte Petro Marko po të ishte gjallë . Por dhe i vdekur , nga vorreza e tij në ullishtën e Bregut nuk do të mungojë që si Kostandini i baladës , të marrë gurin e palatuar të varrit për kalë , shkumën e detit si shalë , oinë e shamizezave dhe Vajzës së Valëve për himn , e do t'i mbledhë nga janë e ku s'janë Doruntinat e shpërndara si zogjtë e qyqes udhëkryqeve të botës . T'i kthjellojë , t'i sjellë në mend , tu kujtojë " mëmëdhe quhet toka , ku më ka rënë koka ". Vetëm atëherë eshtrat e tij mund të gjejnë disi prehje . Dikush i trazon urët , një frymë e keqe si stihi i fryn zjarrit të përcarjes . I kemi para syve ato skena tragjike dhe groteske , kur disa gjynahqarë , me dinjitet të humbur , më keq akoma , të shitur , tundnin flamuj provokativë , flisnin greqisht , mohonin dheun e atit , qumështin e nënës , fjalën e rritjes , për një grusht euro a një kartë jeshile . Himara është plis i dheut të shqipes , kjo është e vërteta e vjetër , që ka qenë dhe do të mbetet derisa të ketë dritë dielli dhe hije hëne në këtë faqe të Ilirisë së lashtë . Së dyti : Përmeti , djepi i Frashëlinjve u përfshi në një skandal të paparë dhe të padëgjuar . Në mes të ditës , në vendin e shenjtë , në tempullin e respektit , në varrezë , hyjnë e dalin , zhvarrosin dhe manipulojnë eshtra , fshatarë , priftërinj , sekserë , menaxherë ndjellazinj , Mefistofelë të kohëve moderne . Fshatarë që për disa kacidhe mbushnin arkat me eshtrat e farefisit që s'kishin kapur kurrë pushkë me dorë në gjallje të tyre . Shkulen varre diku për tu ngulur diku . Shkulet Shqipëri për tu mbjellë Vorio Epir . Për ironi të fatit ,vetë prifti, bekon sakrilegjin . Varret ndërronin identitet , gjini , kombësi . Vetëm e vetëm që dikush të marrë diku ca euro që kullojnë gjak , vetëm se diku në qoshke e skuta të mykura manastiresh të Malit të Shentë ,që nxijnë si zgërbonja , në shtetin fqinj gjallojnë hijet shoveniste , etjet panhelene .Vorreza , kërkesa të pamotivuara memorialesh . Përse në vijën e lakmuar të Vorio Epirit ?! Ku janë hartat e betejave të Luftës Italo-Greke , emrat e të vrarëve , kuotat gjeografike të varrezave !? Shteti grek i dikurshëm krenohej me ushtrinë e tij dhe fitoren e saj madhështore ndaj fashizmit italian , por a ishte e formatuar dhe e udhëhequr ushtarakisht sipas shkencës dhe teknikave profesionale ajo . Si mundet që varret e heronjve të kërkohen sot aty-këtu si varre dezertorësh aksidentalë ?! A justifikohet lavdia , respekti i shtetit dhe kujdesi i familjarëve për gjakun e të afërmve të tyre !? Nuk është sasia numerike e memorialeve dëshmi kujdesi dhe respekti , por vlera simbolike e aktit .Kërkesat e pajustifikueshme lene shije të keqe , të hidhur , krijojnë ndjesinë e gozhdës së Nastradinit . Këto pyetje duhet t'i shtrojnë për përgjigjie gazetarët dhe historianët grekë , të cilët nuk duhet të biejnë pre e klimave dhe korrenteve nacionaliste . Ky memorial , a është vepër e shtetit fqinj apo e murgjëve të Malit Atos ku yshtet e ndizet etja për Verio Epirin ! Përse , përse pa një ndërgjegjie elementare humane dhe qytetare, kombëtare dhe fetare nga bashkëkombasit tonë ?! Opinioni i bashkëfshatarëve , qëndrimi i të zgjedhurve lokalë , përgjegjësia e intelektualëve dhe e të shkolluarëve të zonës përreth , përse u fashitën dhe heshtën !? A do të mundeshim ne , që në tokat tona të Çamërisë , të shkonim tu pritnim një ferrë , tu ndreqnim një gur , të lyenim me gëlqere gurët e varreve të braktisur për afro një shekull ?! E vërteta nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë njëlloj në dy anët e Pirenejve prandaj të jemi të kujdesshëm . Kali i Trojës mesa duket nuk do të ketë kurrë të kalbur . Së treti : Kryqet që mbillen kodrave të Shkodrës dhe Ksamilit kujtojnë sentencën , ekstremet puqen . Toka është e njerëzve , pa dallime fetare , ideologjike apo politike . Të gjithë jemi dëshmitarë se ç'hoqëm të shkulnim dhe ç'rrënjosnim nga malet , përrenjtë dhe pllajat e Shqipërisë parrullat komuniste . Se ç'humbëm prej ideologjizimit të skajshëm të gjithë e dimë dhe e vuajtëm . Puiritanizmi fetar dhe puritanizimi i vendeve nuk janë e njejta gjë . Përvoja historike shqiptare nuk jep shembuj të tillë . Ndërtuesit e kryqeve , ç'varrmihësit , mbajtësit e flamujve të huaj , përpiluesit e atlaseve , fjalorëve dhe guidave turistike , arkitektët e obeliskëve dhe memorialëve nuk janë alienë e marsianë , por si të gjithë ne , shqiptarë që gëlltisin diku një lugë çorbë dhe vjellin vetveten . Opinioni qytetaro-atdhetarë duhet tu thotë ndal praktikave të tilla . Atdheu fillon në kufijtë e lagjes , në livadhet e fshatit , në varrezën e fisit , në këngët e dasmës . Atdhe , madje një copë vitale e tij , është Eliza , përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut në Vienë , Nënë Tereza , boksieri Krasniqi , Mali i Gramozit , violinisti Papavrami , " Bukuroshja e Durrësit ", nobelisti Murati , Drini i Bardhë dhe Drini i Zi , piktori Kodra , sopranoja Inva Mula , Kodikët e Beratit , " Gjenerali i ushtrisë së vdekur " i Kadaresë ,përkthyer në mëse 40 gjuhë të botës , Kalaja e Rozafatit , Adem Jasharari , Alfabeti i Gjuhës Shqipe , Kaçaniku , etj . Atdhe është gjaku Shqiptar kudo që ndodhet nëpër botë . Askujt dhe kurrëndonjëherë nuk i lejohet të nëpërkëmbë atë ,për më tepër brenda kufijve . Këto mësime na i përmendi vizita e Elizës. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||