| Zemra Shqiptare | ||||
|
Tano Banushi E merkure, 08-03-2006, 09:05pm (GMT)
Nė 4 shkurt 1927 u lind Artisti i Popullit Tano Banushi, mjeshtri i humorit, qė e befasoi kurdoherė publikun me forcėn e origjinalitetit tė vet, duke krijuar role tė paarritshme, tė cilat mbetėn nė thesarin e kulturės sonė teatrore. Artisti i Popullit, aktori brilant i humorit shqiptar, Tano Banushi, ka interpretuar mbi 1000 role në jetën e tij të gjatë skenike. Leo, Pashuku, Fotografi, Dulla, .. do të duhet një kohë e gjatë për t'u përmenduar mbi 1000 rolet e tij në skenë, mbi 1000 fytyrat e papërsëritshme të interpretuara prej tij në rreth 45 vjet jetë në skenën e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku nisi jetën e tij artistike. Fillimet.. "Në dramën "Armiku i popullit" të Ibsenit në 1945, në mes shumë roleve, tërhoqi vëmendjen edhe figura e të dehurit, e cila bashkë me personazhin ibsenian, prezantoi aktorin komik Tano Banushi", do të thoshte për të në një shkrim portret kritiku Miho Gjini. Për të vijuar më pas në komedinë "Pashuku" të F. Ndocajt 1946, në rolin e një shërbetori komik. Elegant, i shkathët, me një humor befasues, me ngjyra shkodrane e i gërshetuar me traditën, improvizues dhe ekspresiv, do të shfaqet Tano si prezantues i shfaqjeve të grupit amator te klubit të punëtorëve "Vasil Shanto". ...dhe me pas.. Në rolin e marinarit në "Një tragjedi optimiste" të Vishnjevskit; në rolin e kapterit në komedinë "Prefekti" të B.Levonjes; në rolin e Llomovit te "Fejesa" e Çehovit; në rolin e Mazllumit te komedia "Hej moj babë" të J.Vojushit; në rolin e Leos te komedia "Këshilli i ndrikullave", të Sh.Mitës. ...në vazhdim të plotësimit të portretit Në vitin 1958 krijohet estrada profesioniste e qytetit të Shkodrës. Tano Banushi, aktor komik interpreton me qindra role nga të ndryshmet si brigadier, nëpunës, shef, bojaxhi, fotograf etj, të cilat edhe sot e kësaj dite kanë mbetur të paharuara në mendjet e artdashësve të humorit. Tano Banushi është një figure komplekse. Realist. Brenda nje shfaqjeje e shihje në role të ndryshme. Te secili rol gjente veshjen e veçantë artistike. Tanoja ishte një aktor shumëplanesh. Brilant. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, paradine, vodevilin, intermexon, etj. Ishte mjeshtër për të përjetuar brenda një materiali letrar gjithë dridhjet e shpirtit të një personazhi. E personazhi që krijonte Tanoja nuk ishte as klloun, as palaço, por kishte humor të brendshëm, therës, kishte dramë. Nje kujtim nga aktori, Artisti i Merituar, Bep Shiroka, Tanoja ishte aktori zëmadh i humorit shkodran dhe atij shqiptar. Vazhdues i denjë i humoristëve shkodran Kolë Tivari, Osos se Falltores, Hilë Gegës etj. Ai shkelqeu në të gjitha zhanret e humorit. Aktor melodioz, i binte kitares. I vëmendshëm ndaj çdo roli per ta luajtur sa më mire. Vdiq nė nė vitin 1993. Wikipedia I madhi Tano Banushi, një relike e artë në gjerdanin e kulturës shqiptare Nga Fadil Kraja U kthye përsëri Tano Banushi në skenë. I madhi, plot dritë, i papërsëritshëm. Pas kaq vitesh heshtjeje absurde dhe hileqare, teatri “Migjeni” e rihapi siparin për të. Pas kaq vitesh, salla u mbush me duartrokitje të zjarrta, me qeshje të çiltra, me emocione dhe lot. Këtë radhë, Tano Banushi na solli krijimtarinë e tij letrare humoristike, në një libër të bukur, botuar nën kujdesin e gruas dhe bijve të tij, sistemuar dhe redaktuar nga Isa Alibali dhe Petrit Kovaçi. Dhe tani Tano është më i plotë. E njihnim si aktor të madh, këngëtar, kitarrist, prestixhator, numizmat i rrallë në Shqipëri dhe grumbullues dhe ruajtës unikal në llojin e vet të pllakave, afisheve, fletushkave, fletë-programeve të shfaqjeve letrare, teatrore, muzikore dhe të çdo lloj veprimtarie artistike të zhvilluar në Shkodër që nga fillimi i vitit 1945 e deri sa vdiq. Dhe shumë prej këtyre relikeve mbajnë firmat e autorëve, interpretuesve, regjisorëve. Një thesar të tillë nuk besoj se e ka dikush tjetër në Shqipëri... Tani Tano Banushin, me këtë libër e kemi edhe shkrimtar. Ky libër është një gur i çmuar që i shtohet visarit të humorit shqiptar në përgjithësi dhe atij shkodran në veçanti. Dhjetra dhe qindra skeçe, dialogje dhe intermezzo, skeçe muzikore dhe poezi lirike, tekste këngësh dhe poezi satirike sai dhe anekdota të krijuara prej tij dhe që ende sot, të bëra anonime, qarkullojnë gojë më gojë dhe na bëjnë të qeshim dhe të mendojmë. Është kjo një lloj patente për bukurinë dhe humorin e anekdotës. Sepse, figura të tilla në Shkodër, mes tyre edhe Tano, kanë qenë dhe mbesin sinonim i humorit të çiltër, i mjeshtërisë edhe në tregimin e një anekdote a barcelete. Aq e vërtetë është kjo, sa njëherë kompozitori i madh Prenk Jakova, Nder i Kombit, e takoi Tanon në rrugë, e ndali dhe i tha: -Tano. Mbrëmë më kanë treguar një anekdotë. Po ta tregoj unë ty e pastaj ma trego ti mua që të qeshi. Këto fjalë të Prenkës kanë një domethënie të madhe. Jo gjithkush di të bëjë humor. Duhet talent, mjeshtëri... Dhe këta i kishte Tano Banushi. Në libër janë të përmbledhura skeçet, paroditë, intermezzot etj. që Tano ka shkruar ndër vite, për vete dhe për aktorët e tjerë kolegë, me të cilët dhe i interpretoi mjeshtërisht. Në këtë krijimtari shihet qartë galeria e pasur e roleve të Tanos, një galeri e papërsëritëshme, një galeri që e shoqëruar edhe me fotografitë e shumta të këtyre roleve (një pjesë shumë e vogël janë në libër), duhet të vihen në ish studion e tij të punës në teatër dhe kjo studio të kthehet në muze të vyer, në një vend pelegrinazhi për të gjithë ata që e kanë dashur dhe duartrokitur këtë aktor të madh. Mbi të gjitha kjo studio muze mund të bëhet edhe një altar ku aktorë të rinj që i vijnë skenës së humorit të marrin përvojë, të mësojnë e të frymëzohen. E jo të kthehet nga keqdashës mjeranë kjo studio në WC, siç edhe e kthyen. Sepse, këto vitet e fundit, vetëm për WC nuk ka patur nevojë teatri. Siç e theksova, galeria e krijimtarisë letrare të Tano Banushit është galeria e roleve të tij. Sa tipa e karaktere ka personifikuar ai në rolet e tij? Janë aq shumë... një arsenal i tërë. Diku në libër Tano e thotë edhe vetë, duke krijuar edhe këtu humor: -Gjatë jetës sime si aktor i estradës kam luajtur këpucarë e bojaxhi, zdrukthëtar e dugajxhi, dentistë e doktorë, elektriçistë e hallvaxhi, mësues fshati e profesorë, hidraulikë e muratorë, karrocierë dhe shoferë, berberë e infermierë, burra grashë shamataxhesha, gagarelë pa mëntesha, beqarë të mbetur nervozë, matrapazë e karagjozë, fanatikë e kulakë, me mustakë e pa mustakë. E demek, me ba me qeshë, edhe femër kam qenë veshë... Megjithëse brenda kornizës së hekurt të një ideologjie imponuese, të arrish të ironizosh, të tallesh, t’u bësh karikaturën shefave, brigadierëve, drejtorëve... pra kalbësimin e një shoqërie, a nuk është kjo t’i bësh radioskopinë një sistemi drejtues dhe politikës që e krijoi atë? A nuk është ky qëndrim kritik dhe disident? Dhe Tano Banushi, i dalluar sidomos për rolet e naivit, apo një lloj Shvejku shqiptar, mund të themi se vuri në lojë, talli dhe akuzoi shoqërinë e kohës. Ndaj edhe mbetet i madh. Është dhe lirik i ëmbël Tano Banushi, siç dëshmojnë shumë poezi të librit. Ka dashuri të pastër dhe të sinqertë në këto lirika. Por, mbi të gjitha të bie në sy dashuria e madhe për qytetin e tij të lindjes, për Shkodrën. Janë shumë poezi që i kushtohen Shkodrës, ku është përzier edhe malli, kujdesi, shpresa optimiste për këtë qytet: Tek ti më fluturon gjithmonë mendimi qytet i imi... ...Ti je për mua puna, gëzimi... Gëzim i dha Shkodrës puna e Tano Banushit, zemra e tij e madhe, talenti i tij i madh. I dha gëzim dhe gaz gjithë atdheut. Ndaj dhe aq bukur dhe aq përjetësisht ndrisin dhe vezullojnë bri emrit të tij ato dy fjalët e arta: Artist i Popullit. I madhi Tano Banushi Një ditë, kompozitori i shquar Prenk Jakova, (Nder i Kombit) takoi në rrugë aktorin Tano Banushi dhe i tha: - Tano, mbrëmë më kanë treguar një barsoletë. Po ta tregoj ty dhe të lutem ma trego pastaj mua që të qesh! 07/02/2007 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||