E shtune, 05-07-2008, 02:18pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
 » Aktorët Shqiptarë
 » Aktorët e Huaj
 » Info Kinema TV
 » Personazh TV
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kinema » Aktorët Shqiptarë
 
Margarita Xhepa
E merkure, 30-05-2007, 11:54pm (GMT+1)

Portret - Ditelindje

8 Prill, Gazeta Tema

Me rastin e ditelindjes se aktores se madhe shqiptare Margarita Xhepa

Ditelindja e aktores se madhe te teatrit dhe kinematografise shqiptare, Margarita Xhepa, u festua dje nepermjet nje aktiviteti te zhvilluar ne seline ne Dobi te Gruas.

Margarita Xhepa

Aktorja e njohur mbushi 70 vjec duke mbartur ne keto vite pjesen me te madhe te perpjekjeve te saj per te dhene filma dhe shfaqje teatrore cilesore. Ajo ka interpretuar si aktore e pare perkrah brezit te aktoreve Kadri Roshi, Naim Frasheri, Mihal Popi, Prokop Mima, Loro Kovaci, Sulejman Pitarka, Marie Logoreci, Tinka Kurti, Viktor Gjoka e te tjere.

Margarita Xhepa nje nga artistet me te njohura e cila e ka nisur suksesin e saj ne publik qe me prezatimin e festivalit te muzikes se lehte kur ishte studente ne aktrim eshte dekoruar me titullin me te larte qe jepej ne periudhen e komunizmit Artiste e Popullit. Ajo ka interpretuar vec roleve ne teater edhe 30 role te spikatur ne kinematografi ku nje nga rolet e para me te sukseshme ka qene ai i Zyrakes ne filmin "Vitet e para", shfaqur ne vitin 1965. Me vone ka interpretuar role te tjera si ne filmin "Gjurme" ne vitin 1976, "Dimri i fundit" rolin e Shanos ne vitin 1976, filmin "Koncert ne vitin ‘36" ku ka luajtur rolin e Lenit, filmin 'Me hapin e shokeve", ku ka luajtur rolin e nenes se Gonit", "Apasionata" ku ka lujatur rolin e nenes se Arturit, "Dora e ngrohte" ku ka luajatur rolin e nenes se Besimit. "Militanti" ku ka lujatur rolin e nenes se Vasarit, "Fillimi i veshtire", ku ka luajtur rolin e mjekes. Dhe shume filma te tjere te njohur si "Rrethi i kujteses" ne rolin e Teftes. "Nje djale dhe nje vajze" ne rolin e Kristines. Filmin "Dhe vjen nje dite", gruaja e Zenunit."Misioni pertej detit", rolin e Kristulles, etj.

Aktorja kete pervjetor po e feston e kthyer serisht ne skenen e teatrit kombetar ku do te lujane te gjithe aktore e brezit te saj dramen "Te harruarrit".

Shume kujtime dhe vite te veshtira pune i kane edukuar aktores dashurine per skenen dhe publikun qe e ka admiruar aktoren Margarita Xhepa gjate gjithe kohes qe ajo ka realizuar rolet.

Sa here aktorja ne rolet e saj eshte bere modeli i nenes dhe gruas stoike qe qendron e nuk epet para veshtiresive, por edhe mbart sentimentalizmin e natyrshem femeror.

 

Aktorja e njohur, Margarita Xhepa, flet për kthimin e saj në teatër. Gjithçka për rolin e saj në komedinë"Mysafiri i mallkuar". Personazhi i një gruaje të çuditshme…

Margarita Xhepa…
Nën petkun e një gruaje naive dhe të sinqertë

Admirina Peçi, Shekulli 20 Maj, 2002

Ajo është një grua naive. Nuk di të hyjë në thellësi të gjërave. Bota e saj është e vogël, e mbushur me shqetësimet e zërave jashtë. Një shqetësim e një frikë e vogël diku, kthehet në ankth për të.
Ajo e beson, e sheh botën me syrin e saj, cekët, sikurse edhe mendon, dhe gjithçka që përcjell është brenda këtyre kontureve, brenda këtij sinqeriteti dhe naiviteti, që shkakton humor. Fjalët e saj, diku bien bukur e diku jo edhe aq. Sepse bota e saj, ajo është: e pastër, e brishtë, e sinqertë, por tejet naive…
Dikur, në "portën" e saj troket një mysafir. Një "Mysafir i mallkuar". Dhe ai, dikur kishte qenë burri i saj, por tani nuk ishte më. Kishte vdekur, ishte varrosur . Edhe pse ai paraqitet para saj i gjallë, që merr frymë e lëviz, si të mos kishte vdekur kurrë, për këtë grua ai është një mashtrues, që ka ardhur në shtëpinë e tyre për t'i gënjyer e për t'u marrë pasurinë. Vetëm kaq. Kurrsesi nuk mund të mendojë se ai është i shoqi… kurrsesi. Sepse bota është mbushur plot me mashtrime, është një kasaphanë ku të gënjejnë dhe gjymtyrët e tua. Askënd nuk mund të besosh në këtë botë. E për më tepër një grua si ajo, që e ka shumë të ngushtë rrethin e të kuptuarit të gjërave…
***
Kjo është Margarita Xhepa, e shfaqur veçse para pak ditësh në skenën e Teatrit Kombëtar. E mbështjellë brenda këtij karakteri, Margarita është futur në botën e humorit. Një humor tragjik e therës, plot shpoti, e grotesk. Dhe në këtë botë ajo vihet mes dilemash, që karakteri i kësaj gruaje i fal gjatë gjithë rolit.…
Dhe për të është një rol ndryshe. " Është një rol që nuk e kam pasur kurrë më parë në karrierën time. Është shumë i veçantë dhe plot befasi. Por këtij roli i vesha edhe qëndrimin tim, të cilin e gërshetova bashë me rolin", - thotë Xhepa. Për të, kjo grua, që në thelb është shumë pozitive, por që nuk di asgjë dhe nuk e ka atë përgatitje për t'i kuptuar gjërat në thellësi, është një karakter që thotë shumë, ashtu sikurse di t'i thotë gjërat ajo. "Ajo mban qëndrimin e saj për gjithë gjendjen shqetësuese që ka përreth, veçse qëndrimi i saj është tepër i veçantë".
Dhe Margarita e ka pasur merak të veçantë që të sjellë gjithmonë një risi, me daljen e saj në skenë. Kjo dalje është më shumë se një risi, është një karakter të cilin ajo nuk e ka vënë kurrë më parë në skenë. " Nuk kam dashur kurrë e nuk dua të përsëris vetveten. Kam dashur të jap një natyrë gruaje që ekziston midis njerëzve. Me ndihmën e regjisorit dhe të kolegëve, mendoj se do t'ia kem arritur". Kështu pohon Margarita, ndërsa rrëfen për këtë ngjitje të beftë në skenën e Teatrit Kombëtar, pas kaq kohësh.
***
Ftesën për ta luajtur këtë rol ia ka bërë vetë regjisori, Ilir Bezhani. "Më telefonoi një mëngjes Iliri dhe më tha se kishte menduar të më jepte një rol nga komedia "Mysafiri i mallkuar". E pranova si ide edhe pa e lexuar pjesën. Vetëm se i kërkova regjisorit që roli të ishte brenda ngjyrave të mia. Sepse unë mendoj se në art ka përshtatshmëri. E, ndërsa regjisori më foli për pjesën dhe për rolin, ndjeva se ishte një karakter mjaft interesant. Atë pasdite e lexova gjithë veprën brenda 2 orëve dhe e ndjeva veten shumë mirë. Ndjeva se mund ta realizoja atë karakter. I thashë edhe njëherë regjisorit se e pranoja rolin dhe në mendje zuri të lëvizë personazhi i asaj gruaje.
Që me leximin e parë e vizatova rolin. E dija ç'karakter ishte, ç'mbante në botën e saj ajo grua dhe sa ishte horizonti ku unë do të futesha. Të them të drejtën u ndjeva mirë. Ishte diçka larg gjithë realizimeve të mia të mëparshme dhe kjo më pëlqente". Kështu rrëfen Xhepa, duke dashur të zbërthejë gjithë figurën e kësaj gruaje që, para njerëzve, me veprimet dhe logjikën e saj, shkakton të qeshura.
***
Është një makutëri e jashtëzakonshme. Gjithçka sillet rreth parasë: mashtrimet, prapaskenat…gjithçka. "Kundrejt të gjitha këtyre dukurive që po ndodhin në Shqipëri për shkak të hapësirave që solli demokracia dhe që, në mënyra të ndryshme, na kanë vrarë, ky autor mban një qëndrim të tijin për të ngjitur në skenë një tragjikomedi, ku unë mendoj se mbizotërojnë karaktere dhe situata të cilat komedia i ka të domosdoshme", - thotë aktorja.
"Ndërsa gjithçka që bën ajo grua është produkt i asaj që ka përreth. Mendoj se qëndrimet e saja janë mjaft të veçanta. Unë, si aktore, jam përpjekur të gjej të veçantat e saja në qëndrimet që ajo mban, ashtu siç i kupton situatat, por gjithmonë duke u prirur nga një sinqeritet i pastër. Ajo i thotë gjërat me shumë sinqeritet, por batutat dhe qëndrimet e saja shkaktojnë ilaritet. Është një e qeshur që buron nga sinqeriteti nga naiviteti. E, sidoqoftë, unë mendoj se njeriu, bashkë me qeshjen, merr edhe mendimin edhe qëndrimin, që diku-diku të dhemb, sepse është një realitet i tillë, ku bën pjesë edhe kjo grua me përgatitjen e saj të luhatur".
Madje naïve dhe e sinqertë ajo është edhe në momentin kur mohon burrin e saj, ndërsa e sheh që flet e lëviz. "Ajo hyn brenda naivitetit të saj edhe kur e mohon burrin e saj. Sepse ajo mendon se vërtet ka mashtrues. Në një moment ajo thotë :"Ku arrin hipokrizia, ku arrin mashtruesi. Vjen burri i botës pa gjë të keq këtu, zdruq zduq.." Por nuk e mohon. Nuk është ai tip gruaje që kërkon të mohojë apo të bëjë sikur nuk e njeh të shoqin për një interes të sajin. Brenda gjithë këtyre mashtrimeve ajo e ndien se dashuria njerëzore po shkelet me këmbë dhe nuk ekziston më. Tashmë ka filluar makutëria e parasë, ajo i ka përfshirë të gjithë. Ajo ka zhdukur gjithë besimin…


Margarita rikthehet në Teatër
Ka kohë që Margarita Xhepa nuk i ngjitej më skenës së teatrit. U shkëput prej saj dhe ndjeu mbi vete harresën. Ajo, si duket, është një nga gjërat që e mërzitin më shumë një artiste të tillë. Vetëm para një viti luajti një rol të vogël, tek "Gjashtë vjet shtatzënë" dhe, para saj apo edhe më pas, nuk gjeti një rast të volitshëm për t'u ngjitur sërish . "Tek "Gjashtë vjet shtatzënë" ishte një rol relativisht i vogël. Por nga teatri ka disa vjet që jam shkëputur dhe nuk jam angazhuar më",- thotë Xhepa. Ftesa që i ka bërë regjisori Bezhni e ka gëzuar mjaft. "Dua ta falenderoj shumë, sepse është një aktor shumë pikant dhe që ka realizuar karaktere shumë të veçanta. Por ai e ka pasqyruar veten dhe po merr guximin edhe të shkruajë. Është një shqetësim qytetar ai që shfaqet në komeditë e tija, por edhe një shqetësim prej artisti, sepse të gjtiha këto janë fenomene që na rrethojnë, na vrasin çdo ditë, na lëndojnë e na çuditin. Ka shkruar disa komedi që, për mendimin tim, po vijnë drejt pjekurisë së tij artistike dhe besoj se në të ardhmen do të realizojë gjëra edhe më të bukura. Por dua ta përgëzoj edhe si regjisor",- thotë aktorja. E, në të njëjtën kohë, kërkon të bëjë një kritikë për të gjithë regjisorët që po i plakin aktorët. "Nuk e them këtë vetëm për veten. Jo është një brez i tërë, që është harruar. Sepse skena ka nevojë për moshën, i do spektatori, sikurse edhe këta e duan spekatorin. Na lënë të na marrë malli për skenën". Duke u ngulur në këtë pikë, aktorja rrëfen emocionet që ka përjetuar në shfaqjen "Mbretëresha e bukur" "Kam monologuar me veten atje, në sallën e Akademisë. Sa hije të ka o Drita Pelingu, … mendova. Të ka marrë malli ty për spekatorin, por edhe atë e ka marrë malli për ty. E të njëjtën gjë do ta thosha edhe për shumë aktorë të tjerë". Ndërsa nga kjo shfaqje duket se ka marrë vërtet emocione të forta dhe gjithçka ka shkuar ashtu si duhej. "Bashkëpunimi me kolegët qe vërtet i mirë. Aktorët ishin të moshave të ndryshme, por ndihej harmoni në punë. Ishte një gërshetim i punës, i respektit, i sugjerimeve etj. dhe ndoshta, edhe pse nuk ishte një kohë aq e gjatë sa duhej, pjesa doli falë këtij mirëkuptimi dhe bashkëpunimi", - thotë Xhepa duke përshëndetur edhe të gjitha iniciativat e trupave private, që kanë angazhuar shumë aktorë. Nuk bëhet fjalë vetëm aktorët e brezit tonë, por angazhimi i artistëve të rinj, që po shpërfaqin talentin dhe dhuntitë e tyre".

 

Bisedë me aktoren e madhe shqiptare

Margarita Xhepa: jam optimiste e pandreqshme

Mirela Sula - Panorama

Margarita Xhepa, aktorja e sa e sa roleve që kanë përcjellë mesazhe të forta tek të gjithë teleshikueist shqiptarë vjen para lexuesit në një këndvështrim tjetër me këtë intervistë. Bota e saj e madhe si artiste, si nënë, si shoqe, kolege dhe si njeri human nënkuptohet lehtë përmes bisedës me të.

Sa vjeçe ndjehet zonja Margaritë?
-Kurrë nuk i kam thënë vetes - “më iku mosha”- sepse çdo moshë ka bukurinë e vet. E vërteta është se unë nuk ndjehem e moshuar, sepse dashuria për profesionin më mban të re, më jep energji dhe forcë, duke pritur gjithnjë me shpresën se do kem prapë mundësira për të luajtur sërish në të tjera role.

Ka ndryshuar gjë në marrëdhënien tënde me rolin, për shkak të moshës?
-Do thoja që po. Ka ndryshuar për mirë. Ndryshimi ndoshta është i madh sepse mosha të jep më shumë ekperiencë, dhe njeriu çdo ditë e bëhet më i mënçur. Duke fituar përvojë dhe duke lexuar unë pasurohem më shumë shpirtërisht, dhe e ndjej veten më mirë se asnjëherë të përgatitur.

Të qëllon ndonjëherë t’i thuash vetes “nuk kam arritur shumë në jetë”?
-Sigurisht. Njeriu nuk kënaqet asnjëherë në jetë, sidomos ai që ka kërkesa ndaj vetes, i çfarëdo profesioni qoftë, veçanërisht i fushës së artit. Lum ai që punon pa u lodhur për të arritur majat e artit, pasi arti është një nga gjërat më të bukura. Dhe kam lexuar diku ku thuhet “botën do ta rregullojë e bukura” .

Ku gjendet e bukura sipas teje?
-E bukura është kudo; në çdo veprim, në çdo marrëdhënie njerëzore. Botën nuk e ndryshon vetëm një pallat i ri me ngjyra, apo një lulishte me gjelbërim, por mbi të gjitha një shpirt i bukur që të depërtojë thellë në marrdhëniet midis njerëzve.

Mendon se bukuria ka luajtur një rol të madh në jetën tënde po aq sa talenti?
-Bukuria është një plus do të thoja, për çdo njeri në jetë. Aq më tepër për një artiste, por gjithsesi nuk është primare. Kryesor është talenti, vullneti, pasioni dhe përkushtimi që ke ndaj punës. Duke i patur këto do thoja se zbukurohet edhe portreti, dhe njeriu vetëvetiu duket më i bukur.

Këtë e thua pasi gjithnjë je listuar ndër gratë më të bukura? Po të kishte qenë ndryshe…?
- Jo aspak. Mendoj se ka patur edhe më të bukura se unë. Nuk kam pritur që bukuria ime të më shtojë pikë në rol, por kam bërë një punë shumë të madhe që rolin ta marr me një përgjegjësi të jashtzakonshme. Pra, mendoj se bukuria është diçka që kërkon të jetë e kompletuar.

Me sa duket karriera ka qenë pjesa më e rëndësishme e qëllimeve të tua në jetë?
-Ndoshta po. Ajo më zbukuroi portretin, por edhe shpirtin, më mbushi jetën, ma pasuroi atë. Këtë mundësi ma ka dhënë profesioni im, ndaj do ta dua sa të jem gjallë dhe do ta kem parësor në jetë. Unë edhe tani vazhdoj të mendoj sikur jam gjithjë në pritje të një roli… Edhe nëse nuk ka rol për mua, unë vazhdoj të mendoj sikur po pres të luaj diçka. Sepse kështu ndjehem edhe më e bukur….

Është një teori që thotë “jo çdo gjë e bukur është edhe e mirë”-beson në të?
-Ka edhe raste të tilla. Por unë nuk i besoj plotësisht, pasi gjëja e bukur është e bukur dhe e mirë njëkohësisht. Ndoshta i mungon diçka, por prapë mendoj se ka diçka pozitive në atë bukuri. Nuk mund të thuash apriori “jo çdo gjë e bukur është e mirë”, nuk besoj të jetë e vertetë-gjithmonë ka diçka të mirë tek e bukura. Por vetë e bukura gjendet tek e mira.

“Vetmia më shijon”

Nga këto që thua kuptoj se je një person gjithnjë në aktivitet dhe punon në mënyrë intensive?
-Falë shëndetit të mirë që kam, apo edhe natyrës sime ndjehem akoma me shumë forcë dhe besim në vetëvete. Aktualisht po punoj me një monodramë dhe ndjehem shumë e mbushur. Puna edhe në këtë moshë më jep gjallëri, forcë dhe ripërtëritje.

Duket që je natyrë optimiste në përgjithësi?
-Në të vërtetë jam shumë.

Nga të buron e gjithë kjo?
-Përpiqem që çdo gjë që më ndodh në jetë, qoftë edhe fatekqësi, mërzitje apo brenga, t’i kaloj pa më lënë gjurmë, sepse është detyra e njeriut që të përballet me to. Njeriu jo vetëm tek vetja por edhe tek të tjerët duhet të depërtojë optimizmin, sepse i duhet të shpresojë pa fund. Dhe unë gjithmonë jetoj me këtë, edhe kur më ndodh të ndeshem me ndonjë padrejtësi, kur njerëzit mbajnë ndonjë qëndrim të egër ndaj meje, prapë i them vetes: “kaloje” se për vete e kanë.

Po kur të ndodh të ndeshesh me gjëra të pakëndshme në jetë si i përjeton?
-Nuk më ndikojnë fare. I kaloj pa u ndjerë.

Si arrin t’ia dalësh mbanë?
-Është edhe në natyrën time si njeri, por edhe arti në vetëvete më ka fisnikëruar shpirtin, më ka dhënë hapësirë, dhe artisti e do hapësirën… Gjithmonë kam qenë subjektive karshi vetes, dhe njeriu duhet të jetë i tillë besoj. Edhe kur më bëhen kritika, i marr më të mirën kur është e vërtetë, ndërsa kur s’është e tillë, e kaloj pa e përfillur.

Po fakti që jeton vetëm të tremb? Si i keni marrëdhëniet me vetminë?
-Unë vetminë e kam dashur gjithmonë. Shumë e çuditshme. Më kujtohet kur kam qenë e vogël unë nuk studioja në dhomë si motrat e mia, por dilja mbrapa shtëpisë ku kishim një makaze e cila kishte fletët si një çadër dhe e shijoja shumë vetminë. Edhe më vonë gjithnjë kërkoja të gjeja sa më shumë çaste vetmie që të mund të punoja e qetë për rolin.

Pra vetmia të shijon edhe tani?
-Në të vërtetë po. Por, më pëlqen edhe kur jam mes njerëzve, dal e kaloj kohë edhe mes tyre, por që mund të rri pak. Më shumë prirem të rri me vetëveten sesa mes njerëzve, në fakt. Njeriu i duhet njeriut, është e vërtetë kjo, kështu pasurohesh më shumë por vetmia ka një tjetër rol, sepse unë mendoj se edhe kur je vetëm nuk është tamam vetmi- njeriu nuk është vetëm, as kur është vetëm. Kështu më ndodh edhe mua: kur jam vetëm, jam me mendimet e mia, me kujtimet e mia, me nostalgjinë time, me perspektivën, me shpresën dhe me të ardhmen. Pra i bie që asnjeherë të mos jem vetëm.
“Bëhem psikologe
për të tjerët”

Kur dikush të lëndon si reagon?
-Nuk jam agresive. Lë të kuptohet me një përgjigje racionale, dhe më pas jam natyrë që largohem.

Nervozohesh ndonjeherë?
-Po, ka raste që edhe nervozohem. Por kjo ndodh brenda edukatës dhe natyrës sime. Na ka mësuar im atë që njeriu edhe kur të zihet nuk duhet t’a ofendojë tjetrin.

Po me shoqet apo kolegët të qëllon të hapesh për problemet e tua? Cilat janë pakënaqësitë e moshës suaj duke qenë artiste?
-Mosha jonë na ka dhënë një gjërësi të jashtzakonshme jo vetëm në marrdhënie me njerëzit, por edhe me punën, apo gjëra të paprtitura në jetë. Jemi ndeshur edhe me të surpriza të pakëndshme, por lum kush është brenda kuadrit njerëzor që çdo gjë të pritet me bukuri dhe gjerësi, pa vuajtje të mëdha shpirtërore, sepse duhet të mendojmë më gjatë: duhet hapur rruga “sot je ti-nesër jam unë”, e me radhë.

Kuptoj se ka shumë dashuri benda teje? Si e mban gjithë këtë?
-E mbaj, më tepër në këtë moshë. Më ndodh shpesh të pres njerëz këtu, në shtëpinë time. Vijnë me një lot në sy dhe gjithnjë përpiqem t’i ndihmoj sepse kam dhembshuri për njeriun. Ndaj njeriun, atë me shpirt të vuajtur, nuk e lë të dalë me lot nga shtëpia ime, por përpiqem me gjithë dashurinë time që ta ndihmoj dhe ta bëj të ikë me një buzëqeshje duke i dhënë kurajo. Kështu më duket sikur jo vetëm kam qetësuar ato por edhe veten. Pra, marr pjesë në hallin e tjetrit, por nuk i marr me shumë dramë gjërat, e këtë arrij t’ua përcjell edhe të tjerëve duke i inkurajuar të besojnë në shpresa, dhe të jenë optimistë.

Pra ti luan në një farë mënyre edhe rolin e psikologes me këta njerëz?
-Po. Pa e ditur se c’është. Unë nuk kam studiuar psikologji por të gjitha këto degë kanë dalë nga qënia njerëzore, nga përvoja dhe nevoja humane.

Dukesh një optimiste e pandreqshme?
-Po jam e pandreqshme në këtë pikë.

Dhe nuk të tremb asgjë?
-Jo. Asgjë. As vetë vdjekja nuk më tremb. Nuk kam frikë nga asgjë. Nodhi-ndodhi. Njeriu duhet të bëjë kujdes sepse ka edhe njerëz të pandërgjegjshëm në këtë botë, që mund të të bëjnë keq. Por unë përpiqem që të mos i jam mundësi tjetrit të më bëjë keq. Sa kohë nuk i bëj keq askujt nuk kam frikë. Unë dua veç t’i ndihmoj të tjerët dhe më vjen kaq keq që s’kam gjë në dorë, që të kem një mundësi të tillë. Sa herë them me vete, por edhe të tjerëve, - si nuk kam një post të rëndësishëm t’u bëj ndere hallexhinjve, pa prishur interesin e askujt, por veç t’ua heq dhimbjen.

Analiza e intervistës

Eshtë një grua e fortë dhe e ndjeshme njëkohësisht, që e do të bukurën, i do njerëzit, por mbi të gjitha dashuron fort artin, profesionin e saj si aktore. Ndaj nuk heziton aspak kur e pyet… për të treguar se “sa të jem gjallë profesionin do ta kem parësor në jetë”. Ky pasion i madh për artin duket se ia ka pasuruar akoma edhe më shumë shpirtin. Kështu, duke jetuar me të tilla ndjesi ajo nuk i trembet asgjëje “as vetë vdekjes”. Ja pse nuk e shqetëson vetmia, përkundrazi duket se e shijon atë dhe ndjen shpesh nevojë të jetë vetëm me veten, të meditojë e të jetojë me kujtimet e së shkuarës. Megjithatë kjo gjë nuk e pengon aspak të kalojë kohë edhe mes njerëzve. Ata vetë shkojnë dhe e gjejnë atë, në apartamentin e saj ku ajo jeton me një “optimizëm të pandreqshëm” dhe me një dëshirë të madhe për të ndihmuar të tjerët, pse jo për të luajtur shpesh edhe rolin e psikologes me ta.

“Jam nënë e butë”

Marrëdhëniet me djemtë janë të afërta apo në distancë?
Normale…

Ke qenë ndopak me ashpër me ta?
Jo aspak. Që në vogëli i kam lënë e lirë, në botën e tyre, me lodrat e veta, e më vonë edhe në marrëdhëniet që kanë krijuar. Kjo ka ardhur në mënyrë graduale, me edukim dhe jo me imponim. Këtë ia dedikoj tim shoqi, Xhavit Xhepa, në rradhë të parë, pasi ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, në një kohë që unë ndoshta kam patur ndonjë moment që kam harruar edhe veten.

Pra ti ke qenë një nënë e butë?
Shumë. Dhe kjo ka ndodhur ndoshta sepse mua më ka munguar nëna. Më ka vdekur kur isha nëntë vjeçe. Ajo ëndërr në sytë e mi ka mbetur zemër brenda zemrës sime. Kur ke nënë ndjehesh plot, e kur s’e ke, ke veç varfëri shpirtërore. Jam munduar në këtë drejtim që atyre të mos u mungojë asgjë. Kam qenë tepër e butë, tolerante, ndoshta ndonjëherë më tepër se sa duhet. Gruaja mendoj se ka gjithnjë rol shumë të rëndësishëm në familje, jo vetëm si nënë dhe bashkëshorte, por që të sjellë gëzim dhe atmosferë paqeje, qoftë edhe kur vjen një vizitor që t’a presë me buzëqeshje.

Je e kënaqur me arritjet e fëmijëve të tu?
-Tepër e kënaqur dhe e lumtur.

Po ata si ta shprehin dashurinë?
-Nëna e ndjen këtë, edhe pa fjalë. Dhe unë e kam ndjerë dashurinë e tyre të shprehur në të gjitha mënyrat.

Bisedoni bashkë për gjërat tuaja?
-Gjithmonë e bëj këtë, jo vetëm si nënë por edhe nga profesioni që kam prirem gjitmonë të mësoj nga i riu sepse ka çfarë të mësosh nga të rinjtë.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Ogerta Proko: Ikonat që nuk vdesin kurrë
Elena Qirici, shqiptarja e pare ne Hollivud
Sulejman Pitarka, gjeniu i portreteve të paharruara
Paul Tedeschini: Aleksander Moisiu, shtetas shqiptar si dhe Dy deshmi te papublikueme kurr!

Ndryshoni Pamjen
[Krye]