| Zemra Shqiptare | ||||
|
Dhurata Kasmi E premte, 24-06-2005, 08:23pm (GMT1) Flet protagonistja e filmit "Dora e ngrohtë", Dhurata Kasmi “Dora e ngrohtë”, filmi im i parë” Mësuese në film, mësuese në Shqipëri, tani mësuese në një shkollë edhe në Kanada Blerina Goce
Mësuese në film, mësuese në Tiranë, mësuese edhe në Kanada. Ashtu si dikur, zilja jonë e telefonit e gjen në një orë mësimi. "Nuk mund të flas tani", thotë me zë të ulët e pëshpëritës, Dhurata Kasmi, njëlloj sikur të përsëriste të njëjtin skenar filmi si te "Dora e ngrohtë". Jeton prej gjashtë vitesh në Kanada dhe duket se kushtet e kanë detyruar "të braktisë" filmin dhe ekranin, ku u shfaq shumë pak, megjithatë këndshëm. "Tani jetoj në Toronto, Kanada, po mendja ime sillet shpesh rrugëve të qytetit tim, Tiranës", thotë në një intervistë për "Tirana Observer", aktorja Dhurata Kasmi, teksa shton se do t'i pëlqente të luante një film, por për momentin asgjë nuk dihet. PASAPORTA Emri: Dhurata "Në Kanada më kanë propozuar për një film" Megjithëse është shfaqur shumë pak në ekran, do t'i pëlqente të luante sërish në ndonjë film. Mesa duket edhe ofertat nuk kanë munguar, por kushtet nuk kanë qenë të përshtatshme. "Në Kanada artistët dhe artdashësit shqiptarë kanë bërë disa përpjekje për të xhiruar një film. Propozimet janë atje, por nuk është edhe aq e lehtë. Ana financiare është akoma e dobët për komunitetin tonë të ri dhe të vogël në numër", shpjegon Dhurata. "Për hir të shkollës kam refuzuar shumë filma" Kur ishte fëmijë ka bashkëpunuar me redaksinë e fëmijëve në Radio Tirana dhe ka marrë pjesë në shumë emisione për fëmijë. “Vallen e pëlqeja shumë. Po ndërkohë, prezantoja koncerte të ndryshme në Pallatin a Kulturës deri kur në vitin 1982 prezantova Festivalin e 21 të Këngës. Më vonë vazhdova të prezantoja Koncertin e Majit dhe disa koncerte në televizion, por mos harroni, unë isha në shkollë të mesme dhe më duhej të punoja shumë për të nxjerrë mesataren", kujton Dhurata Kasmi vitet e rinisë së saj. "E di që kam refuzuar shumë filma dhe oferta prezantimesh vetëm prej shkollës. Pasi mbarova gjimnazin në Tiranë, unë fillova studimet e larta për t'u bërë mësuese në Institutin e Lartë të Shkodrës", tregon Dhurata, që ashtu si në filmin "Dora e ngrohtë" edhe në jetë iu përkushtua pedagogjisë. "Pas disa vitesh si mësuese në shkollën fillore, fillova të punoja me fëmijët që kishin më shumë nevoja në Institutin e Fëmijëve me Prapambetje Mendore. Nga viti 1996-1999 punova në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve në Tiranë, një iniciativë e mbështetur nga Fondacioni "Soros". Gjatë kësaj periudhe bëra një specializim tremujor në Francë pranë një spitali psikiatrik", shton Dhurata, e cila edhe në Kanada vazhdon të merret me po të njëjtën gjë. TO |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||