| Zemra Shqiptare | ||||||||
|
Ogerta Proko: Ikonat që nuk vdesin kurrë E shtune, 21-06-2008, 02:10pm (GMT)
Nga Ogerta Proko Marie Logoreci Më 26 qershor në TK zhvillohet një ceremoni përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së “Artistes së popullit” Marie Logoreci
Naim Frashëri ka interpretuar për herë të parë në Priskë të Tiranës, ku teatri partizan shoqëronte pasdite batalionin luftarak të paraditeve. Ndërsa në Teatrin Kombëtar, që filloi në 1945, ai ishte ndër pionerët themelues të tij. Rolin e parë në filma e luan tek “Skënderbeu” më 1953, ndërsa të dytin tek “Tana” më 1958. role të mevonshme të tij janë: “Fëmijët e saj”, “Gjurma, “Plagë të vjetra” etj. Gjatë këtyre viteve ai ka marrë titujt më të lartë artistikë e deri te “Hero i Punës Socialiste”, që ishte një titull i lartë nderi. Por vdekja e tij në moshën 53-vjeçare u dha fund ëndrrave të Naim Frashërit, pikërisht atëherë kur pritej që ai të shërbente si fanar në horizontin e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Dhe pavarësisht nga jeta e shkurtër, talenti dhe rolet që realizoi mbetën si shembuj përsosmërie për brezin e mëvonshëm artistik të Shqipërisë. Për lartësinë e realizimeve, diksioni i zërit të tij u krahasua me atë të Aleksandër Moisiut.
Sandër Prosi është një tjetër figurë e paharrueshme e jetës kinematografike shqiptare. Rolet që ai realizoi janë të shumta e të panumërta. Lindi në 6 janar të vitit 1920 dhe rolin e tij të parë e ka realizuar në filmin “Debatik”, gjatë vitit 1961. Më pas ai ka interpretuar në role kryesore në disa e filma, ku përmenden “Vitet e para”, “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Mëngjese lufte”, “Yjet e netëve të gjata”, “Në fillim të verës”, “Fijet që priten”, “Përballimi”, “Nëntori i dytë” etj. Ai numërohet se ka luajtur rreth 32 role kinematografike dhe me qindra role në skenën teatrore. Ka fituar tituj nderi, por mbi të gjitha ka mbetur në kujtesën e artdashësve si “gjenerali i kinemasë shqiptare”.
Ndrek Luca, konsiderohet si një fenomen i kombinacioneve të tragjikes me komiken. Ai gjithashtu numëron rreth 35 role në kinema dhe shumë herë më tepër në teatër. Roli i tij i parë në kinema i përket vitit 1963 te “Detyrë e posaçme”. Më pas ai luajti tek “Komisari i dritës”, “Oshëtimë në bregdet”, “Duel i heshtur”, “Njësiti guerril”, “Prita”, “Plagë të vjetra”, “Operacioni Zjarri” e dhjetëra të tjerë. Ai ka luajtur gjithashtu edhe në filmat televizivë, nga të cilët mbahet mend “Udha e shkronjave”, ku ka interpretuar së bashku me Sandër Prosin.
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë. |
||||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||||