| Zemra Shqiptare | ||||
|
Sulejman Pitarka E merkure, 08-03-2006, 07:28pm (GMT1) Aktori Sulejman Pitarka Baxhul Merkaj - Koha Jone
Aktori Sulejman Pitarka ka lindur ne Diber ne vitin 1924. Ne moshe te vogel shkoi ne qytetin Durres. Ne fillim vazhdoi shkollen tregtare ku punoi ne nje ndermarrje dhe pastaj ne banke, por ndjesite e tij ishin tek skena, tek teatri. Jetoi ne nje barake, ku plehrat mbushnin detin dhe rrethonin karakatinen e tij. Iu desh te punonte qysh i vogel per te nxjerre kafshaten e gojes. Por Sulejman Pitarkes mendja i rrihte tek arti i magjishem skenik. Ndaj u aktivizua me grupet amatore te Shtepise se Kultures se Durresit ku luajti ne dramat "Ishulli i paqes", "Invadimi", etj. Dhe erdhi viti 1951 ku ai shkeli per here te pare deren e Teatrit Popullor e ku perjetoi mbi 100 role ne teater dhe ne film nga dramaturgjia shqiptare dhe ajo boterore. Ne teater vecojme interpretimet tek "Shtate shaljanet", "Vajza nga fshati", "Trimi i mire me shoke shume", "Syleshi", "Doktor Aleksi", "Besa e madhe", "Epoka para gjyqit" etj. Ndersa ne kinematografi ka interpretuar ne filmat "Oshetime ne bregdet", "Horizonte te hapura", "Tinguj lufte", "Gunat permbi tela", "Streha e re", "Gjeneral gramafoni", "Agimet e stines se madhe", "Ne prag te lirise", "Shtepia jone e perbashket", "Nata e pare e lirise", "Nxenesit e klases sime", "Ura mbi kala", "Rrethimi i vogel", "Historiani dhe kameleonet", "Vdekja dhe burri", "Larg barbareve" etj... Qysh ne moshe te re ka patur deshire te shkruante. Dhe dramat e shkruara prej tij jane ndjekur me endje nga artdashesit tane si: "Familja e Peshkatarit", "Heronjte e Linasit", "Udhekryqe dhe barrikada", "Trimi i mire me shoke shume", "Pune grash", "Kulla e hutajve", "Trualli qe djeg", "Doktor Ylber", "Osheime ne bregdete". Figurat e skalitura mbeten ne kujtese sepse artisti Sulejman Pitarka eshte nje nga vlerat me te medha sublime te teatrit shqiptar. Ne filmin dokumentar "Me detin brenda" perfshihen momentet me pikante te ketij aktori ku shpalosen realizimet me te arrira te Pitarkes si realizimi i figures se Sulejman Vokshit, me partner Artistin e Popullit Kadri Roshi, ne rolin e Abdyl Frasherit realizimi i persosur nga keta mjeshtra te artit teatror dhe filmit. E kush nuk e ka fiksuar Zheleznovin e Pitarkes ku aktori shkelqen me origjinalitetin brilant. Artisti i Popullit Sulejman Pitarka eshte njohes i mire i gjuhes frenge, italishtes dhe anglishtes. Tek filmi "Larg barbareve" artisti realizoi nje figure madhore, figure kjo qe pa frike mund te krahasohet me figurat e realizuara nga artiste te medhenj boterore, ku si partnere kishte nje aktore franceze. Artisti thekson se veprat e klasikeve te medhenj i lexonte ne gjuhen frenge. Fjala e artisteve per Sulejman Pitarken Kico Londo, drejtor i Teatrit Popullor, shprehet: "Per mua Pitarka eshte padyshim maja e aktrimit shqiptar ne film dhe teater. Eshte aktori me organik dhe me i vertete ne lojen e tij aktoreske. Ne planin personal do te thoja qe emocionalisht i detyrohem sepse ka qene ai kryetar komisioni kur une jam pranuar ne Akademine e Arteve dhe me vjen mire qe pas me shume se 20 vjetesh marr pjese ne festen e 80-vjetorit te lindjes se tij qe per fat e kemi gjalle dhe qe degjojme nga goja e tij ne kete pervjetor gjera te mencura. Sulejman Pitarka ne film, ne teater dhe ne jete ka thene gjera te mencura dhe te verteta. Dritero Agolli: "Gjysma e viteve te shekullit XX ka nxjerre figura te madherishme ne skene dhe ne ekranin shqiptar. Figurat e Sulejman Pitarkes i ka interpretuar jo si vizitues por i ka gdhendur sic gdhendet skulptura". Josif Papagjoni: "Ne morine e epiteteve per artistin Pitarka duhet thene se ka bere nje veprimtari sublime ne artin shqiptar". Kadri Roshi: "Nje artist i tille si Sulejman Pitarka rralle i vjen kombit. Eshte perfaqesuesi me i denje i fjales shqipe ne skene". Andon Qesari: "Kur shihja artistin mbushesha me veprimin artistik". Agim Zajmi: "Sulejman Pitarka eshte aktor i madh i skenes dhe i filmit, kam punuar si skenograf ne dramat e shkruara prej tij si: "Familja e Peshkatarit", "Heronjte e Linasit". Mirush Kabashi: "Pitarka, aktor me nje diapazon shume te madh duke filluar nga rolet e heronjve antagonistesh por per mendimin tim ai vleren me te madhe e ka si aktor karakteresh. Ai dinte te vecanten e personazheve. Nuk arrij te permend gamen e gjere te roleve por do te ndalesha ne nje rol, tek "Nxenesit e klases time", ku Sula ka nje rol episodik, nje kasap ku e trajtonte me finesen e tij me prejardhjen prej Camerie. Nuk mund te mendoj qe mund te kete perfaqesues si ne pikepamjen e aksentit, ne pikepamjen e plastikes, si ne pikepamjen e psikologjise. Dmth, se si mundet te ishe vertete nje personazh real cam qe te ish me i vertete, me simpatik se sa Sulejman Pitarka ne ate rol. E kur ke parasysh qe ky aktor eshte prej Dibre, ku ka jetuar ne Durres dhe tej andej eshte shperngulur ne Tirane dhe di kaq bukur te zbertheje nje figure, nje tip te nje krahine shqiptare, Camerine. Kete mund ta beje Pitarka. Ishte dhe aktor, i cili ka fatmiresine qe te kete ndjesine kreative te kobinuar megjithe nje studim te thelle plus ndjenjes se improvizimit. Sa eshte aktor improvizues, aq eshte aktor krijues. Edhe sot mendimet e Pitarkes per teatrin, per regjine dhe ne menyre te vecante per interpretimin aktoresk jane kaq te vyera saqe eshte per te ardhur keq qe nuk eshte gjendur dikush qe ta vjele se do te ishte nje pasuri e madhe per brezat qe do te vijne... Fjalet e kolegeve u shoqeruan me lule te fresketa per artistin Pitarka. Nje portret te tij ia dhuroi piktori Ndini Bardhi qe e kish punuar me mjaft profesionalizem. Artisti i Popullit Sulejman Pitarka eshte shkolle e madhe e artit teatror e filmit per artistet e rinj dhe brezat qe do te vijne.
Flet aktori Sulejman Pitarka Fjorela Katroshi Jetëshkrimi Emri: Sulejman Edhe pse në moshën 81 vjeçare aktori Sulejman Pitarka ka rrëmbyr dy çmime në dy muaj. Ka qenë Festivali i Teatrit në qytetin e Fierit dhe në Dibër që i ka dhuruar atij titullin "Aktori më i mirë". "Nuk do të ngjitem më në skenë me një rol të ri". Është kjo një frazë e intervistës që Artisti i popullit, Sulejman Pitarka, dha dje për gazetën "Tirana Observer". Pas një ftohjeje të lehtë që kishte marrë gjatë Festivalit të Teatrit në Dibër, ai e kishte gati të pamundur të lëvizte. Aktori i madh dhe bashkëshortja e tij, janë mjaft të përzemërt me ne. Na bëjnë një pritje tradicionale shqiptare. Pitarka qëndron ulur në këndin e tij të preferuar të shtëpisë dhe flet qetë, me atë zërin prej aktori që nuk të lodh kurrë. Duket se 2005-sa ka qenë një vit i mbarë për pleqërinë e Pitarkës. Ai, brenda dy muajsh është vlerësuar si aktori më i mirë në dramën me titull “Pjata prej Druri”, Edmond Morris dhe e vënë në skenë nga regjisori Gëzim Kame. Aktori çmimet i mori në Fier dhe në Dibër. Por këta dy çmime ishin pak për Pitarkën dhe krahas tyre vetë festivali mori emrin “Sulejman Pitarka”, madje çmimet e tjera që u ndanë kishin titullin “Sulejman Pitarka”. Por, me sa duket, këto do të jenë herët e fundit që artistin e madh do e shikonim të ngjitet në skenë, pasi mosha dhe shëndeti i tij jo fort i mirë, nuk e lejojnë. TO - Shtator 2005 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||