| Zemra Shqiptare | ||||
|
Liza Laska E merkure, 15-02-2006, 06:16pm (GMT) Me rastin e ditëlindjes shpallet “Qytetare Nderi” e Vlorës
Nëna e heronjve vetëm para disa kohësh mbushi plot 80 vjeç. Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Liza Laska, megjithëse ka festuar 80-vjetorin e lindjes, në shpirt ruan atë freski të dikurshme që ka pasur në skenë. Edhe sot po t’i japësh një rol, ajo është e gatshme të ngjitet në skenë. Në karrierën e saj, Liza Laska ka interpretuar në 100 pjesë teatrosh dhe në 15 filma. Në kujtesën e të gjithëve kanë ngelur tashmë filmat “Liri a vdekje”,”Lulëkuqet mbi mure”, “Familja jonë”, “Dimri i fundit”, “Vdekja e burrit”, “Gurët e shtëpisë sonë” e shumë e shumë filma të tjerë ku ka interpretuar Liza Laska. Aktorja e madhe ka lindur në 6 shkurt 1926 në një familje intelektuale dhe me tradita nga Labëria. Në ditën e lindjes së saj, shtëpia iu mbush plot. Shumë artistë, kolegë të saj, por madje, dhe pushtetarë lokalë i kanë qëndruar pranë aktores në këto momente të gëzuara për të. Publiku i mban mend të gjitha rolet që ajo ka interpretuar, ndërsa në to ajo ka qenë nëna e heronjve, mbahet mend këtu roli i nënës së Çerçiz Topullit e shumë të tjerë. Një e veçantë për të në ditën e lindjes veç buqetës me lule të kryetarit të bashkisë, ka qenë dhe shpallja e saj qytetare nderi shumë shpejt në Vlorë. Bashkia e ka shpallur këtë javë, javën e Liza Laskës për nder të aktores së madhe. Në një intervistë për gazetën, Liza Laska ndihet tepër e emocionuar. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||