| Zemra Shqiptare | ||||
|
Rikard Larja: “Metrazhi kinematografik i jetës sime nuk ka mbaruar” E shtune, 12-04-2008, 06:14pm (GMT1)
-Sot kanë ardhur shumë njerëz për t’ju uruar dhe të gjithë ndoqën me vëmendje sekuenca nga filmat tuaj. Për sa i përket jetës suaj aktoriale kujtoni ndonjë moment të veçantë? Janë kaq shumë kohë në aktivitetin tima artistik sa nuk mund të kujtoj ndonjë gjë të veçantë. Është një jetë e tërë artistike, në terren, në rrugë, në fushë, në mal, në shi, në borë, por jo vetëm unë. Të gjithë ne në Kinostudio kemi punuar, nuk është se kam punuar vetëm unë. -Sot ju ndodheni mes miqve, kolegëve dhe artdashësve. Si ndjeheni në moshën 65 vjeçare? (Qesh). Ndihem tamam si një njeri në moshën 65vjeçare aq sa jam. Unë dua ti falënderoj të gjithë ato që kanë ardhur sot këtu. -Keni një karrierë të gjatë artistike, por nëse do ju jepej sërish mundësia cilin nga personazhet do të riinterpretonit? Për mua të gjitha rolet janë njëlloj. Nuk do të riinterpretoja asnjë rol, pasi nuk kam se çfarë t’iu bëj më tepër, ato role janë. Në fakt shumë figura që ne i kemi interpretuar që të gjithë kanë qenë figura pak skematike dhe mendoj se kjo është e vërtetë. Të gjithë aktorët, regjisorët dhe unë bashkë me ta jemi përpjekur që ti japim mish dhe gjak, që ti heqim sadopak skemën, p.sh në filmin “Rrugë të bardha” nuk ka asnjë lidhje, pasi ai është një njeri që ka një mision të jashtëzakonshëm, simbolik. Në film është Vath Koreshi, Viktor Gjika skenarist dhe regjisor. Ai lidh njerëzit, ajo që po ndodh sot që njerëzit lidhen edhe nëpërmjet internetit atëherë ne ishim lidhur me tela. Ti lidhin njerëzit me njëri-tjetri, të bashkohen të bisedojnë dhe kjo është shumë njerëzore. Kështu që për ato figura skematike të shkruara, të gjithë aktorët janë përpjekur që të japin mish dhe gjak nga vetja, duke filluar nga regjisorët me të gjithë stafin. -Në fushën e letërsisë ç’mund të na thoni për prozën. Kur do të dali në botim? Në fakt unë shkruaj prozë dhe po ta shikonit në sekuencat që u shfaqën unë kam shkruar shumë skenarë resht, dhe kam vite e vite që i shkruaj. Për të botuar kam botuar një libër, por se si më duket kur unë botoj më duket sikur i hyj në hak disa të tjerëve, por unë shkruaj. Në ditët e sotme është i lirë që të shkruaj kushdo, letër ka sa të duash, lapsa ka, botues ka, shtypshkronja ka, por vetëm sponsor nuk ka sepse shtypshkronja dhe botuesi duan para. Megjithatë unë së shpejti shpresoj që të botoj një libër. -Në karrierën tuaj artistike ju keni spikatur si aktor, por edhe si regjisor. Ku e ndjeni veten më mirë në aktrim apo regjisurë? -Në këtë ceremoni festive u shfaqën edhe figura të njohura të kinematografisë shqiptare që nuk janë më. Diçka për këta emra të shquar të filmit shqiptar. Duke parë këtë punë sot me respekt më të madh kujtoj të gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e mi që nuk janë më. Nuk ka nevojë për emra se ato janë aq shumë. -Në këtë ceremoni që bëhet për nderin tuja sot ju u shprehët se duhet të ketë më shumë hapësira dhe mundësi për brezin e ri? -Në karrierën tuja artistike ju ka ngelur peng ndonjë rol që nuk keni arritur ta interpretoni? Kam shumë interpretime në filma dhe shumë personazhe. Nuk më ka ngelur asnjë rol peng. -Jeni një figurë e njohur e kinematografisë shqiptare. Ka mundësi që t’ju shohim sërish me ndonjë rol? Nuk e di sepse nuk e kam unë në dorë. -Në se do t’ju propozonin ndonjë rol a do të pranonit të interpretoni sërish në film? Nëse do të më propozonin një rol dhe nëse do të më shkonte mua, me gjithë qejf që do të pranoja. -Në rrugën tuja të artit sa ju është gjendur pranë familja duke ditur që edhe bashkëshortja juaj Marjeta është aktore? Marjeta sigurisht që më ka mbështetur shumë. Do të thosha që duke filluar që nga gatimi, më fëmijët sepse ata janë rritur nëpër sheshe xhirimi dhe jo me mua, por me Marjetën sepse ajo ka luajtur shumë filma. E vutë re besoj atë fëmijën që ishte në film i sëmurë, ai është im bir sot. Në atë kohë unë mora djalin tim në film sepse edhe kushtet ishin shumë të vështira, prandaj mendova më mirë të ishte im bir aty se sa të tjerët. Kështu që e gjithë familja ka qenë më shumë në kurriz të Marjetës. -Në fund çfarë mendoni për këtë ceremoni që sot organizohet për ju? Dua ti falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët sepse kur mblidhesh dhe feston përvjetor është diçka e bukur. Po shikoja disa sekuenca të filmave më parë dhe them se paskemi punuar shumë. Dua të falënderoj të gjithë stafin e Kinostudios, për punën që kanë bërë. Mendoj se brezi im dalëngadalë duhet të largohet dhe t’ia lërë vendin brezit më të ri. Falënderoj dhe dy regjisorët e parë të mi, Viktor Gjikën dhe Dhimitër Anagnostin sepse prej tyre kam mësuar shumë. Gazeta Sot
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||