E diel, 06-07-2008, 01:15am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
 » Aktorët Shqiptarë
 » Aktorët e Huaj
 » Info Kinema TV
 » Personazh TV
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kinema » Aktorët Shqiptarë
 
Zamira Kita
E diel, 27-05-2007, 06:25pm (GMT+1)

Në të ardhmen, ndoshta do të merrem me politikë

Zamira Kita ka lindur në qytetin e Korçës në 2 prill të vitit 1963. Ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1985. Që nga ky vit ka debutuar si aktore pranë teatrit "A,Z.Çajupi". Në fillim pranë trupës së estradës dhe më pas ka realizuar role në komedi dhe dramë. Janë të shumta bashkëpunimet me TVSH-në në koncerte e spektakle ,kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 ajo merr çmimin "Aktorja më e mirë" në festivalin mbarkombëtar të teatrit të zhvilluar në Tiranë. Por në politikë humoristja do të futet pasi të realizoj një ëndërr të sajën ,ngritjen e një shtëpie të re.Një nga aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës është Zamira Kita. Për Zamirën humori i ditëve të sotme ka një prirje drejt banalitetit e vulgaritetit. Humori i sotëm po bëhet për humor. Asaj i pëlqen një humor i pastër, pa harruar të preken ato fenomene që na dhembin ne si shoqëri .Për Zamira Kitën humori i mirë është ai që zhvillohet tek dialogu Endri dhe Todi, të portokallisë. Humori mbështetet mbi një penë të mirë, në ditët e sotme janë të paktë ata që shkruajnë humor të pastër. Kjo varfëri shoqërohet dhe në skenë. Sot dhe regjisorët e mirëfilltë të humorit janë të paktë. Për korçaren e ardhmja shikohet që ajo dhe të merret me politikë. Ajo shpreson që të restaurohet godina e teatrit "Çajupi"që të punojnë në kushte artistike. Një kënaqësi kohët e fundit aktores po i japin organizimi i spektakleve dhe koncerteve të ndryshme ,ku vetë ajo ka shërbyer si menaxhere dhe regjisore e tyre. Kohët e fundit e kemi parë Zamirën që të mbledh të rinjtë e të drejtojë spektaklet që ka organizuar LSI-ja.

-Mos vallë të ardhmen e keni zgjedhur mes politikanëve të LSI-së se u kemi parë shpesh?
- E kam mirëpritur ftesën e tyre, për të ardhmen se ku do të futem në politikë ende se kam ndarë mendjen.
-Si e nisët rrugën e humorit, ishte zgjedhja juaj, apo rastësisht mbetët në skenë?
-Ka qënë zgjedhja ime e nxitur nga babai. Kur isha e vogël kam luajtur në krah të tij. Babai ka qënë një aktor amator me talent e pasion. Duket se babait i kam ngjarë sot që më mungon.
-Po ta nisnit dhe një herë jetën nga fëmijëria juaj, çfarë do të korigjonit?
-Shumë pak gjëra do t’i ndryshoja. Kam parasysh gabime që i kam bërë pa i menduar mirë. Po përsëri do të bëhesha aktore.
-Cilat realizime u kanë dhënë më tepër kënaqësi?
-Unë do ta filloj nga fundi. Bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar tek "Karnavalet". Është bukur të punosh me Roland Trebickën. Filmi "Yllka" bashkëpunim shqiptaro-zvicerian, ku unë kam patur rolin e Mirës, një rol karakter, shumë i bukur. Xhirimet janë realizuar në Gjenevë të Zvicrës dhe në Tiranë. Për mua ka qënë bukur gjithshka. Kujtoj "Jovan Bregu refugjat" një komedi që me rolin e Eftit më dha çmimin "Aktorja më e mirë" me partner Arben Dervishin. Tjetër, e ja po të kujtoj "Vajzat me valutë" në të cilën kam interpretuar rolin e Tanjës, rol kryesor ky, dhe njëkohësisht roli im i parë i plotë dhe më i bukuri. Por për mua "Zonjusha 39 vjeç" do të mbetet si një shenjë që s’do të më shqitet lehtë nga mendja. Kjo komedi më vuri në krah të të madhit e të paharruarit Aleko Prodanin, me të cilin kam patur fatin të interpretoj disa herë. Madje dhe tek pjesa e fundit "3 burra për një grua" ishim bashkë, por që fatkeqësisht nuk e vazhduam dot. Lekon nuk do ta harroj kurrë, e kisha mik të vërtetë. Më merr malli. Kënaqësi të madhe më kanë dhënë rolet e estradës dhe bashkëpunimi me artistët e ftuar në Korçë si Luftar Paja, Fadil Hasa, Fadil Kujofska, Muharrem Hoxha dhe parneri im i përhershëm Petrit Kotibelli.
-Film apo teatër, kë do të zgjidhje?
-Filmi më pëlqen shumë por për shumë arsye do të zgjidhja teatrin.
Sa ju ndihmon bashkëshorti i cili është një artist muzikant?
Ah… aq sa ndihmojnë e kuptojnë gjithë burrat. Në të vërtetë ai është shumë i ngarkuar me punë, kështu që më duhet mua të kujdesem për familjen dhe vajzën.
-Keni pasur një dashuri të gjatë, gati 15 vjeçare, nuk u lodhët prej saj?
-Ju, po thoni dashuri…Kur njeriu dashuron, nuk lodhet prej saj. Sigurisht, unë besoj tek dashuria e përjetshme dhe shpresoj, por martesa i ndryshon pak gjërat. Ka mjaft probleme, mosmarrëveshje, kundërshti. Veç të gjitha kalohen nëse çifti vazhdon ta dashuroj njëri-tjetrin si para saj.
-Nga martesa keni sjellë në jetë një vajzë?
-Ajo është e gjithë jeta që kam jetuar më parë dhe çdo gjë që do jetoj më pas. Quhet Enira, ka një bashkim të emrave tanë dhe më jep një kënaqësi. Ajo më detyron që ndonjëherë jetën time ta bëj ashtu si nuk do doja veç që ajo të jetë e lumtur. Që prej katër vitesh jeta ime ka marrë një kuptim të ri "Enira".
-A është vështirë të jesh aktore?
-Padyshim që po.Të qënit aktore të bën të përballesh me mentalitete të ndryshme në shoqëri e pse jo dhe në familje. Dhe me një kuptim tjetër të jesh aktore duhet të sakrifikosh, të japësh shpirtin e zemrën. Nuk është aspak e lehtë të mbijetosh si aktore, sidomos në këtë tranzicion të trazuar. Në det jo të gjitha viktimat pas një aksidenti dalin të gjalla në breg.
-A urren Zamira Kita?
Tek një njeri urrej më shumë mosmirënjohjen.
-Ku i kalon pushimet në verë?
-Pushimet i kaloj në Greqi, në Kalkidiki. Ka katër vjet, qysh kur ka lindur vajza, pushimet i kaloj në të njëjtin vend dhe jemi të kënaqur. Do të kisha qejf ti kaloja në plazhet tona, por më duken tepër larg asaj të qënit për pushime.
-Keni miq, si e vlerësoni miqësinë?
-Kur është e sinqertë e vlerësoj tepër të vyer. Kam miq të mirë që e plotësojnë vërtet jetën time. Një nga mikeshat e mia më të dashura është gazetarja Anila Jole e cila jeton në Tiranë. E ndjej mungesën e saj, pavarësisht se takohemi shpesh.
-Sa kohë i kushtoni lukut tuaj?
-Nuk kam ndonjë kërkesë të veçantë për lukun dhe nuk e ndryshoj shpesh atë, më pëlqen kështu siç jam. Në raste të veçanta, spektakle, inervista dhe emisione televizive, kujdesem për veten me dëshirën për të respektuar ata që më shohin.
-Cili është gabimi i jetës suaj?
-Nuk duhet të isha vonuar aq shumë për të sjell në jetë vajzën time.
-Si e kaloni kohën e lirë?
-Kur më mbetet kohë e lirë, më pëlqen të lexoj, por jo gjithmonë më lejon vajza. Realizoj emisione radiofonike dhe televizive. Bëj punëdore me shumë dëshirë. Por rrallë më takon të kem kohë të lirë, pas martesës dhe lindjes së vajzës si ju thashë. Nuk na lë skena aq kohë të lirë.
Çfarë pije preferoni?
-Kafe e vetëm kafe, ekspres e preferoj shumë. Disa kafe në ditë pi e nuk më është mërzitur.
-A ka ndonjë ëndërr të parealizuar Zamira?
-Po. Dua të ndërtoj një shtëpi, të cilën e kam blerë para një viti, truallin, por s’po mundim që ta ngremë dot. Është vertet ëndërr. Po ëndrrat e trembura dalin për hajër. Kur ta ngre shtëpinë, atëhere them t’i futem politikës, por pa hequr dorë nga humori e nga skena.
-A mbështeten talentet e reja në qytetin e Korçës?
-Korça prodhon talente në çdo fushë, por talentet mbillen në Korçë e korren në Tiranë e jashtë shtetit. Të shikosh mjediset e teatrit ku ne bejmë prova e japim shfaqe, ka 25 vite që s’është vënë dorë. Artisti do dhe një mjedis artistik ku të punoj. Tani në verë nuk ka një freskuese dhe në dimër nuk ndez dot një stuf se të zë frika se po të bjerë një shkëndijë i vë zjarrin godinës. Godina e teatrit me emër është konsumuar dhe nuk po vihet dorë. Do ti largohen artistët dhe spektatorët.

Sot 15-07-2006


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Ogerta Proko: Ikonat që nuk vdesin kurrë
Elena Qirici, shqiptarja e pare ne Hollivud
Sulejman Pitarka, gjeniu i portreteve të paharruara
Paul Tedeschini: Aleksander Moisiu, shtetas shqiptar si dhe Dy deshmi te papublikueme kurr!

Ndryshoni Pamjen
[Krye]