|
|
 |
 |
::| Sondazh |
 |
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Email Lajmerues |
 |
|
|
|
|
|
| |
|
| |
|
|
Fadil Kujofska
E marte, 29-05-2007, 06:15pm (GMT+1)
Rolet për aktorin janë si fëmijët
 |
| Fadil Kujofska |
Artisti i madh i skenës shqiptare tregon për karrierën e vet artistike. Ai tregon për dashurinë e tij të madhe për skenën dhe profesionin e aktorit. Fadil Kujofska shprehet se publiku është i etur për krijimtari të mirëfilltë skenike dhe mungesa e fondeve dhe e politikave të duhura që duhen ndjekur në çdo teatër të Shqipërisë është një barrierë për realizimin skenik të krijimtarive të shumta. Rolet e shumtë të tij si në skenën e Teatrit Kombëtar ashtu edhe ato kinematografikë vazhdojnë të jenë të dashura për publikun shqiptar.
-Fadil Kujofsa njihet nga publiku si një aktor komik. Kaq komik jeni edhe në jetën e përditëshme? Specialistët e skenës dhe ekranit na konsiderojnë si aktor të karakterit. Unë kam patur fatin dhe rastin që të interpretojë në disa role në komeditë dhe telekomeditë dhe u është krijuar kjo përshtypje teleshikuesit dhe spektatorit shqiptar. Nuk është keq të jesh aktor i humorit. Me keqardhje ju pohova se pushimet e mia kanë filluar që nga janari me këtë kam parasysh se angazhimi im nuk ka qenë fort i mbarë. -Teatri Kombëtar, ku është ai dhe sa aktive dhe të ndjekura janë shfaqjet e tij? Si e pohova edhe më parë ky vit nuk ka qenë fort i mbarë për institucionin që unë militojë dhe bëj pjesë. Kam parasysh që fondet e akorduara nga Ministria e Kulturës nuk kanë qenë të mjaftueshme që ky institucion të krijojë një normalitet në krijimtarinë e këtij institucioni. Megjithatë më shumë më intereson e ardhmja. Në bazë të deklarimeve zyrtare që ka bërë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar shpresojmë që nga fundi i shtatorit të fillojë puna e re, tashmë shfaqjet që kanë fituar të drejtën e të vënit në skenë janë shpallur nga drejtori. Në fund të shtatorit do të kemi dhe premierën e parë në skenë. -Si e shikoni ndryshimin e drejtorit dhe sa ndikon ky ndryshim tek aktorët dhe fluksi i shfaqjeve të vëna në skenë? Nuk do të më pëlqente t’i hynim këtij diskutimi. Në Teatrin Kombëtar është punuar historikisht dhe vlerat e punës do t’i vlerësojë vetë koha në mënyrë të paanshme. Secili drejtues që vjen dhe ikën lë gjurmët e veta. Ka patur punë të mira ashtu si ka patur edhe dobësi por mendoj se të gjitha forcat krijuese dhe administrative dhe mbi të gjitha politikat kulturore që duhet të ndiqen në teatër duhet të jenë shumë të qarta me qëllim që ky institucion i rangut kombëtar të justifikojë ekzistencën e vet dhe të përmbush më mirë detyrat që ka karshi kombit shqiptar. Meqënëse është i vetmi Teatër Kombëtar në Republikë merr përparësi dhe detyrimisht duhet të krijojmë politika të tilla kulturore në mënyrë që çdo drejtues apo menaxhues të jetë në vendin e vet ku të spikati puna me efiçencën e vet për të realizuar të gjitha objektivat që ka ky institucion. -Si ka qenë interesi i publikut? Është i vetmi bashkëpunëtor historik dhe kam përshtypjen se publiku me një nivel kulturor është i etur për të parë krijimtari të mirëfillta skenike qoftë në Teatrin Kombëtar, në TKOB-në apo në Teatrin e Estradës aty ku luhet arti i gjallë skenik. Ndaj këtij publiku në kemi shumë detyrime dhe prandaj e theksova më parë se duhet marre me shumë seriozitet duke filluar nga unë dhe deri tek çdo krijues, apo punonjësi të Teatrit Kombëtar. -Fadil Kujofsën e shohim më shumë në pjesë teatrale sesa në ato kinematografike. Kinokomedia “Dy herë mat” vazhdon të shihet edhe tani ashtu sikurse për herë të parë… Është një kinokomedi që krahas disa kinokomedive të tjera, këtu mund të përmendim “Kapedanin” e të tjera me radhë, që vazhdojnë të mbushin ekranin e shumë familjarëve. Është një komedi e Bujar Kapexhiut ku së bashku me aktorë të tjerë që sot nuk ndodhen mes nesh si është i ndjeri Aleko Prodani apo Pavlina Mani dhe vetë Bujar Kapexhiu, Alfred Bualoti jemi përpjekur që të realizojmë një film të thjeshtë dhe mendoj se diçka është arrirë përderisa ka dy dekada e gjysmë që vazhdon të shfaqet disa herë në vit. Është një film që nuk të mban të goxhduar përpara ekranit, dhe amvisat e pëlqejnë shumë për këtë arsye. Pa dushim që ndjej një ngazëllim kur dëgjojë të tilla vlerësime dhe dëshiroj të kem sa më shumë kinokomedi. -Cili është vizioni juaj për aktorët e rinj që do të ndjekin rrugën tuaj dhe do ju pasojnë? Unë nuk do t’i ndaja kështu. Unë në çdo fushë të jetës politike apo edhe shoqërore jam partizan i atij mendimi që ligjet e natyrës dhe ligjet e zhvillimit janë të pandashme kështu është edhe në fushën e krijimtarisë, sigurisht që ka patur një plejadë, çdo dhjetë vjeçar nxjerr elementin, unë kam besim që vit pas viti të tjerë talente të rinj jo vetëm që do të zëvendësojnë ata që nuk ndodhen më mes nesh por do ta çojnë më tej këtë arritje që tashmë dihet se teatri jonë skenik apo filmik është krijuar shumë vonë, pas çlirimit dhe është shumë pak për një komb dhe është bërë një punë e konsiderueshmë. Është krijuar shkolla, akademia dhe shkolla e vërtetë është krijimtaria e brezave që nuk jetojnë më por që kanë lenë kontributin dhe gjurmët në rrënjëzimin e qindrave apo më shumë veprave skenike apo filmike. Kam parasysh këtu kalibrat e Naim Frashërit, Piro Kovaçit, Kadri Roshit, Violeta Manushit, Tinka Kurtit, Margarita Xhepës etj, dhe veprimtaria krijuese e këtyre emrave të mëdhenj. -Vajza juaj studion në Akademinë e Arteve për aktrim, dramë. Ka qenë shtysa juaj apo dëshira e saj? Ashtu sikundër po shndërrohen këto institucione kulturore, skenike vështirë është sepse ky brez do të gjej mbështetje. Teatër dhe art nuk zhvillohet vetëm në Tiranë. Unë me keqardhje vë re se pjesa më e madhe e teatrove që janë në rrethe nuk e kryen deri në fundë apo nuk e kryen fare misionin që ka. Trupat ekzistuese që janë trupa profesioniste nuk janë të plota, nuk janë të plota në numër por më kryesorja është se nuk kanë aktivitetin e plotë edhe kjo do sjelli vështirësi për këta të rinj që kanë pasion artin skenik dhe detyrimisht do t’u frenohet pasioni. Me lulëzimin e teatrit privat nuk është se plotësohen kërkesat e atyre studentëve që mbarojnë për aktrim apo për regji sepse nuk do të punojnë direkt në profesionin e tyre dhe direkt politika dhe institucioni shtetëror duhet të shqetësohet më shumë për fatin e këtyre teatrove nëpër rrethe ku përfshij edhe Tiranën. Sot lexova në gazetën tuaj problemin e Estradës së Tiranës e cila nuk ka një godinë ku të ushtrojë aktivitetin e vet. Tirana një qytet gjithmonë e në rritje të numrit të popullsisë ndjen një nevojë për humorin. Ky është një problem që kërkon zgjidhje. Edhe këta studentë që dalin nga Akademia e lartë e Arteve duhet të kenë një institucion zyrtar, sepse atje mund të ketë prurje të mëdha por nuk kanë ku ushtrojnë profesionin e tyre. Ndaj dhe njësitë vendore duhet të mendojnë seriozisht për këtë punë. -Para viteve 1990 arti skenik apo edhe filmi ka pasur një aktivitet më të madh. Tani ka një rënie ky art… Mendoj se ndikojnë shumë faktorë në këtë çështje. Para viteve 90 e tillë ka qenë politika e shtetit sepse prodhimtaria lidhet me buxhetin. Ministria e Kulturës ishte pjesë e Ministrisë së Arsimit dhe një buxhet i konsiderueshëm shkonte për institucionet kulturore dhe artistike. Sot nuk ndodh kështu. Politikat kulturore realizohen me fonde veçanërisht sot ku ne jemi pjesë e ekonomisë së tregut. Institucionet private si televizionet etj, janë më të fuqishme se ato shtetërore. Midis kësaj gare duhet të bëjnë pjesë edhe politikat kulturore. Unë si përfaqësues i buxhetit jam i mendimit se shteti duhet të financojë dhe të plotësojë kërkesat ekonomike, natyrisht që pas plotësimit të kërkesave duhet të ushtroj kontroll në mënyrë që këto institucione të plotësojnë detyrimin ndaj kombit të vet. -Nëse do të ekzistonte një teatër privat si janë sot televizionet çfarë do të ndodhte? Do të krijohej një garë, problemi është që biznesi shqiptar nuk ka marrë një sipërrmarrje të tillë. Teatri është buxhetor dhe ai financohet nga shteti. Ka nisur një teatër i tillë privat nga Gëzim Kane, regjizori, është një teatër shumë i bukur dhe mendoj se do të jetë një hap i mëtejshëm që do të pasqyrojë këtë luftë dhe këtë përmbushje misioni që ka arti skenik. -Kë do të veçonte Fadil Kujofsa nga rolet e tij të shumtë të luajtur? Thonë se rolet e artistit janë si gishtat e dorës, njëlloj të dashur. Unë do të rendisja disa përsonazhe. Kam luajtur një personazh të letërsisë botërore me emrin Zhreku, është një rol i dashur, një vit më vonë kam luajtur shokun Shur të “Furnalta” të cilin e kam interpretuar edhe më vonë, është një kinez. Më vonë kam luajtur në një telekomedi me të ndjerin Ferdinand Radi, “Pak fresk sonte”, kam patur një rol shumë të dashur në një komedi të Maku Pone në vitin 1976-1977 në Gjirokastër, në rolin e Kici Qoses, një laluc. Ngjarjet zhvilloheshin në vitin 1944, është një rol që nuk e harroj kurrë. Personazh tjetër është Sër, Tobi tek “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, doktor Adhamudhin tek “Pas vdekjes” me regjizor Fatos Haxhiraj. Janë edhe role të tjera në film si është “Dy herë mat”, Cuku, tek “ Agimet e stinës së madhe”, është një film me regji të Albert Mingës etj. -Roli i fundit që keni luajtur në teatër para pushimeve? Nuk kam patur një aktivitet kohët e fundit. Kam pasur një aktivitet me trupën e Korçës me regji të Guri Koços, ishte një komedi e Adelina Balashit ku përsëri isha partner me Aleko Prodanin. Ky ishte roli i fundit që kisha në mbyllje të vitit 2005. Në vitin 2006 nuk kam patur fatin si mjaft koleg dhe kolege të mia të kishim një jetë të ngjeshur me krijimtari. -Keni shumë vite që jeni i pranishëm ne skenë. Sa ka qenë kënaqësia dhe lodhja për të luajtur këto role? Ajo që të mobilizon të gjithë qënien si ,shoqërore, fizike apo profesionale është ballafaqimi me publikun. Ky është provimi më i vështirë në jetë dhe është provim që zgjat sa gjithë jeta e artistit. Sa është jeta e artistit aq është edhe jeta e emocioneve përpara publikut. Artisti i vërtetë nuk ka përllogaritur asnjëherë fitimin. Asnjë artist në Shqipëri nuk luan për interes. -Artistët në Shqipëri janë të varfër… Sigurisht, janë një shtresë që nuk janë të pasur. Ne jemi një kategori që mund të barazohemi me arsimtarët për nga niveli ekonomik. Pagat tona janë thjesht minimale për mos të thënë më keq, dhe kjo është një nga arsyet që artisti i skenës e do ekrani, ai lufton me veten e tij për hirë të dashurisë që ka për këtë profesion dhe nuk e braktis atë.
SOT
|
|
|
 |
::| Artikujt e Fundit |
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Speciale |
 |
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|