E shtune, 05-07-2008, 02:29pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
 » Aktorët Shqiptarë
 » Aktorët e Huaj
 » Info Kinema TV
 » Personazh TV
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kinema » Aktorët Shqiptarë
 
Robert Ndrenika
E enjte, 31-05-2007, 01:26am (GMT+1)

FLet Artisti i Popullit, aktori Robert Ndrenika, një ndër mjeshtrat e aktrimit shqiptar

“Pëlqej rrymën e Stanislavskit e të Brehtit, dhe jam për teatrin realist”

Baxhul Merkaj

Robert Ndrenika ne nje nga rolet e tij

TIRANË - Figura e Artistit të Popullit Robert Ndrenika renditet në gjerdanin e artë të artistëve të skenës dhe të ekranit, si vazhdimësi e Naim Frashërit, Kujtim Spahivoglit, Sandër Prosit, Prokop Mimës etj., në çdo skenë e situata tepër të vaçanta. Aktori i vyer në zhanrin e komedisë, por dhe tepër i besueshëm dhe në gjininë e dramës. Artist i dhjetëra karaktereve dhe asnjëherë i njëjtë. Sytë e tij depërtojnë në çdo qelizë të spektatorit, e artisti Ndrenika bëhet vetja e dytë e tyre. Nuk ka ndërtuar tipa socialë në përgjithësi, por tipa e karaktere, ashtu siç i ka njohur njerëzit. Jetën nuk e vëzhgon në mënyrë empirike, por personazhet i studion në thellësi, në mënyrë racionale. Shpesh e pyet veten se “përse e bëri këtë lëvizje ky tip, përse i tha këto fjalë, çfarë psikologjie të veçanta ka ky tip në jetën e tij? Janë këto kërkesa ndaj vetes, ku artisti krijon figura të besueshme. Ndrenika ndërton raport të drejtë ndërmjet imagjinatës së të vërtetës jetësore, duke gjetur pozicionin që ndodhen personazhet e tij. Luan personazhe të krahinave të ndryshme. E megjithatë, në të folurën e tij nuk ka dialektizma, zhargone. Artisti e sheh gjuhën e rolin që interpreton në lidhje të ngushtë me gjuhën e folur të njerëzve që e rrethojnë.

Pak për Robert Ndrenikën

Është lindur në Tiranë më 10 janar të vitit 1942. Ka mbaruar shkollën e lartë Aleksandër Moisiu në vitin 1964 dhe filloi si aktor në Teatrin e Elbasanit, deri në vitin 1970. Në vitin 1971 fillon punën si pedagog në Akademinë e Arteve, por u shqua edhe në interpertimin skenik tek dramat “Një shok i klasës sonë”, “Midis dy njerëzve”, “Ura”, “Shumë zhurmë për asgjë”. Në vitin 1975 u emërua aktor në Teatrin Kombëtar, ku u shqua si aktor realistë me nivel të lartë interpertativ. Mbi 150 role në teatër e film e në çdo interpertim është i papërsëritshëm. Me lojën e tij befason publikun shqiptar. E kam ndjekur artistin Ndrenika në skenë dhe në sheshet e xhirimit, jam ulur me të mes shokësh e miqësh e mes tyre tepër i thjeshtë e modest, por tepër i magjishëm në lojën aktoreske. Dy prefektët janë interpertuar nga i madhi Mihal Popi, por dhe nga artisti Ndrenika. Të dy kanë individualitet e tyre, veçanësitë e tyre, por çuditërisht janë vazhdimësia e njëri-tjetrit. Ndrenika që luan farsën, është kaq i madh edhe kur luan tragjiken. Një aktor është i madh në gamën e interpertimit të vet, kur kalon nga tragjikja tek drama dhe vjen tek komedia tek farsa. E këtë e bën mjeshtëri i artit teatror Robert Ndrenika. Të kalosh nga komedia tek drama në figurën aktoreske duhet një teknikë e brendshme. E jo çdokush e ka këtë gjë. Artisti Ndrenika është shumë lakonik në bisedë, por tepër i dashur. Nga bashkbisedimi me të shkëpusim: “Kam mësuar nga mjeshtrat e mëdhej të regjisurës, si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi e Pirro Mani”. Artisti flet me gjuhën e shpirtit, rrezaton dhe emancipon shoqërinë”. Artisti Ndrenika është pjesë e kësaj gjenerate që vunë gurë themeli si elitë e artit të kombit shqiptar. Përsonazhet e interpretuara prej tij janë njerëzorë. Ka interpertuar në teatër si “ Prefekti”, “Familja e peshkatarit”, “Arturo ui”, “Shënomni dhe mua”, “Fytyra e dytë”, “Lumi i vdekur”, “Luiza Miler”, e më tej “Shkallët”, “Vizita e damës plakë”, “Besa e madhe”, “Hekurat”, “Quo Vadis”, “Muzeu”, “Gomonet”. Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë Artist i Popullit. Artisti është vëzhgues i themelit të jetës, duke zbuluar aty të veçantat psikologjike.

Personazhet e veçantë

Episodet e interpertimit të Ndrenikës tek “Kocka” janë shumë të goditura. Artisti dha një figurë tragjike, frut i dhunimit që i ka bërë varfëria. Aktori shfrytëzon karakterin e heroit, edhe pse është me zë të ngjirur, memec, komunikon shumë bukur me partnerët, po ashtu edhe me spektatorët. Dialogjet, edhe pse janë pak artificialë artisti i mbush këto me nëntekste. Ndjen frikën e vdekjes së fëmijëve, ndjen frikën e urisë. Kocka, një njeri që ka humbur punën, të drejtën për të ushqyer fëmijtë e tij. Depresioni psikologjik që ndjen aktori..” –Ta vras… të shpëtoj.. apo… Po shpejt zgjohen ndjenjat e njeriut të ndershëm,. Në këtë rol artisti Ndrenika ka mishëruar tiparet karsakteristike të personazhit. Ndrenika, aktor i shumë planeve ai tek Kocka, tek Vangjeli në “Përrallë nga e kaluara”, “Vizita e damës plakë”, “Nata e dymbëdhjet”, përherë i freskët e i natyrshëm. Tek Qazim Mulleti në komedinë “Prefekti’, jep një Qazim naiv, duke i mbushur mëndjen e vehtes dhe të tjerëve se ka situatën në dorë, por nga ana tjetër ky kontestim e bën edhe më qesharak. Ka një konceptim të ndryshëm me partnerët.

Koz Dynjaja i Myzeqesë

Kohë më parë kam ndjekur premierën e dramës “Lumi i vdekur”, ku Ndrenika interpreton rolin e Koz Dynjasë. Hapet sipari. Hapësira e madhe e Myzeqesë. Prozhektorët ndjejnë rrotat e qerres që lëvizin me mundim në të kundërt të lëvizjes së rrotativës. Dëgjohet zhurma e qerres. Qartësohen figurat, të cilat me elemente tronditëse rendin në skenë, duke mbajtur varfërinë e tejskajshme mbi supe. Një nënë që lind, por në lëvizje e sipër vdes. Gjaniç Tuxhari hyn në skenë e u kërkon fshatarëve që të punojnë si argatë tokat e tij e fitimet t’i ndajnë në mes. E në këtë makth fshatarët të raskapitur pranojne këtë ofertë skllavëruese. Shfaqen ata të ngrirë nga ky tension nervor. Nga larg duhet silueta e Kozit- Ndrenika, që i afrohet ngadalë grupit. Hapat e tij shoqërohen edhe nga trokitja e forte e shkopit ku mbështetet. Ndalon para qerres. Të gjithë burrat e gratë e rrethojnë. Shqetësim i masës ndihet. Beu kërkon të tretat mbi rosat e egra. Koz- Ndrenika hesht, hedh vështrimin tek të gjirthë me radhë dhe ju drejtohet me qetësi fshatarëve”. Të tretat mbi rosat e egra, mbi shpesët e Perëndisë, që janë të të gjithëve e të asnjërit?!…Po për besë, kaq jam bërë por as kam parë e as dëgjuar një gjë të tillë!!…”. Trokatharët bashkohen si grusht rreth njeri- tjetrit. Shpërthen një rreze drite që ndriçon qerren. Tanimë, të kthyer në barrikadë. Robert Ndrenika, tepër i talentuar në zhanrin e komedisë, krijues i shumë figurave artistike, po kaq është i talentuar edhe në interpertimin e dramave, ku ka krijuar figura e karaktere që kanë mbetur në kujtesë tek mbarë artëdashësit tanë.

Gazeta Dita 08-03-2006


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Ogerta Proko: Ikonat që nuk vdesin kurrë
Elena Qirici, shqiptarja e pare ne Hollivud
Sulejman Pitarka, gjeniu i portreteve të paharruara
Paul Tedeschini: Aleksander Moisiu, shtetas shqiptar si dhe Dy deshmi te papublikueme kurr!

Ndryshoni Pamjen
[Krye]