| Zemra Shqiptare | ||||
|
Aleksander Moisiu E enjte, 31-05-2007, 12:57am (GMT1) Aleksander Moisiu, Aktori i madh Shqiptar
Aleksander Moisiu lindi ne qytetin e Durresit ne vitin 1879. Prinderit e aktorit te shquar shqiptar ishin nga vende te ndryshme te Shqiperise. I ati nga Kavaja ndersa e ema ne ate kohe ndodhej ne jug te Italise. Me bashkimin e prinderve te tij aktori e kaloi pothuaj gjithe rinine e tij ne qytetin e Durresit dhe me pas ne Tirane duke u larguar ne moshen 20-vjecare nga Shqiperia per t'u zhvendosur se bashku me nenen dhe dy motrat e tij ne Vjene te Austrise. Me kalimin e kohes qyteti austriak, pervecse shtepia e tij e re, u be edhe stacioni i pare i karrieres se tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksander Moisiu, pati fatin te njihej me aktorin austriak qe ne ate kohe perjetonte nje sukses mjaft te konsiderueshem. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tone per hapat e tij te para ne boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksander Moisiu filloi te njihej ne rang boteror dhe te konsiderohej si nje aktor mjaft fisnik. Me pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin te zhvendoset ne Prage dhe ne Berlin, ku aty perseri ka fatin te njihet me nje aktor tjeter te suksesshem, Maks Reinhardin. Pikerisht ne kete vend ne Reinhard Asamble ne Rusi, aktori i shquar shqiptar vleresohet me cmimin e pare nga dramaturgu dhe kritiku Anatoliy Lunacarski, per interpretimin e tij tek Odipusi. Ky vleresim perben edhe cmimin e pare ne karrieren e madhe te Moisiut, si dhe nismen e nje periudhe te re plot vleresime e interpretime te suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon te interpretoje ne rolet me te spikatura te asaj kohe. "Hamlet" ne Teatrin Popullor te Vjenes ne vitin 1922, "Fedia" e Leo Tolstoit dhe "The alive Cadaver" ne Berlin ne 1922-in. Akeksander Moisiu vazhdon te aktroje vazhdimisht ne veprat me te spikatura duke arritur majat e teatrit boteror me perzgjedhjen e tij ne rolin e Romeos ne vepren e famshme Shekspirane "Romeo dhe Xhulieta" ne 1907-en duke lene te gjithe te shtangur me aftesite e tij interpretuese. "Artistet e shquar shqiptare dje, sot dhe ne te ardhmen do te mbeten transmetuesit me te mire te vlerave tona kombetare e te identitetit tone artistik dhe Aleksander Moisiu ben pjese, pa dyshim, ne kete kolane te vyer qe ka lidhur Shqiperine me Boten e qyteteruar. Certifikimi i Aleksander Moisiut si shqiptar, me deshiren e tij, eshte nje fakt kuptimplote per ndjenjen e tij kombetare, edhe pse arti ka gjuhen e vet te gjithebotshme, kete gjuhe te cilen dine ta ligjerojne vec artistet e mirefillte qe gezojne staturen e gjeniut. E, Aleksander Moisiu eshte njeri prej tyre", ka thene per te Ministri Klosi. Biografia e Moisiut gezon nje pasuri dhe nje vlere qe do ta deshironte cdo njeri i rangut te tij. Nder komentet e shumta per biografine e tij mund te vecohen disa vleresime te sinqerta nga koleget e tij. Maks Brod shkruan per aktorin tone: "Hamlet eshte shkruar vetem per Moisiun dhe vetem ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Nje artist edhe nje njeri kaq i madh sa Moisiu, i perket gjithe botes". Aleksander Moisiu, pavaresisht se po perjetonte nje sukses te jashtezakonshem, nuk e harroi kurre origjinen edhe kombin e tij. Pas shume tentativash dhe kerkesash ndaj autoriteteve te shtetit shqiptar arrin te marre pasaporten shqiptare se bashku me bashkeshorten e tij, Johana Tervin, ne 1934-en. Aktori i madh shqiptar nderroi jete ne mars te vitit 1935 duke lene pas tij kujtime te pavdekshme. Trupi i tij i pajete aktualisht ndodhet ne Leik Lugamo te Zvicres. Emri i tij i fali Shqiperise nje nga dimensionet me interesante e te jashtezakonshme. Rolet e tij qene nje kolane brilante e artit pamor te drames. Eshte per t'u cuditur se megjithese ai luajti personazhe te interpretuara nga majat e aktrimit boteror, perseri ishte krejt i vecante dhe po kaq i madh sa edhe koleget e tij evropiane. Te marresh persiper e te realizosh personazhe te dramaturgjise elitare eshte sa lodhje dhe mallkim, aq dhe mrekulli e relaks. Detyra te tilla madhore i marrin persiper, jo vetem vullnete titanike, por edhe talente te jashtezakonshme. Ne keto dimensione, ne kete arene, hyri me modesti, u zhvillua universalisht dhe mbylli jeten i rrethuar nga respekti dhe admirimi aktori Aleksander Moisiu. Kur dramaturgu i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, kërkonte nënshtetësinë shqiptare Aleksandër Moisiu, përçapjet për t’u quajtur shqiptar Gjenovefa PUTO Të panumërta janë shfaqjet e dhëna me sukses prej tij në dhjetëra vende të botës. Vetëm kaq do të mjaftonte, që ai të joshej nga e mira dhe begatia e vendeve të tjera, ku kaloi shumë nga jeta e tij artistike. Por jo, aspak! Nga Aleksandër Moisiu na vjen prova më e qartë e dashurisë së tij për Shqipërinë. DOKUMENT Shkurtimi: Dramaturgu i famshëm Alexander Moissi, kërkon shtetësinë shqiptare Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexander Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV. 1880, që ndodhej për një muej në një turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e lindur në München më 18.III.1884. Letërkëmbimi vazhdon me letrën me të cilën ministri i Punëve të Brendshme i drejtohet Kryeministrisë. Pasi citon kërkesën që Aleksandër Moisiu ka bërë në Vjenë, ai thekson: “Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T. Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare.
KËSHILLI MINISTRUER Këshilli Ministruer në mbledhjen e tij të sotshme të mbajtur nën kryesin e Z. Pandeli Evangjeli, Kryeministër, me antarë Z. Z. Vasil Avrami, Ministri i Drejtësis, Xhafer Vila, Ministri P. të Jashtme, Musa Juka, Ministri P. Mbrendshme e Zav. Ministri Ekonomis Kombëtare, Abdurahman Dibra, Ministri i Financavet, Dr. Mirash Ivanaj, Ministri i Arësimit, Sandër Saraçi, Ministri i P. Botore, pati në bisedim shkresat Nr. 1831 datë 9.IX.33 e Nr. 8107 datë 24.XI.1933 të Ministris së P. Mbrendshme e atë Nr. 2619/VII datë 30.XII.1933 të Ministris së P. të Jashtme, me të cilat tue tregue se Z. Aleksander Moissi, tash shtetas Gjerman, me banim në Svicer e qi nuk e ka mohue kurrë kombësin e tij Shqiptare, por tue marrë parasysh edhe shërbimet e shumta qi i ka banë vendit t’onë në shtetet më të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bame prej tij proponojnë qi në bazë t’Art. 9 të Kodit Civil t’i akordohet shtetsija Shqiptare, bashke me Zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, me origjin gjermane dhe lemun në München më 18.III.1884 edhe kjo artiste, Vendosi: Pranimin e këtij proponimi, tue i-a parashtruem çështjen për dekretim Nalt-Madhënies së Tij Mbretit si mbas Art. 9 të Kodit Civil, - ZOGU I. Mbi propozimin e bamun me shkresën Nr. 1732 ex. 33 datë 28.II.934 të Kryeministries, DEKRETON Z O G d,v. Kryeministri: Ministri P. Jashtme: Ministri P. Mbrendshme: Asht nji me kopjen e origjinalit Në fund të letërkëmbimit ekziston edhe dokumenti që i takon datës 19.III.1934, i cili ka këtë përmbajtje: Të gjitha këto dokumente historike janë një provë e pakundërshtueshme e vullnetit dhe dëshirës së mirë të Aleksandër Moisiut për të njohur prejardhjen e tij shqiptare, ndërsa vërtetojnë edhe mirënjohjen e drejtuesve shtetërorë të asaj periudhe ndaj një personaliteti dhe figure madhore të skenës teatrore evropiane. 30/08/2005 Shekulli ALEKSANDER MOISIU, RIKTHIMI I HAMLETIT Emri i tij eshte nje kartevizite, pra nje bilete e sigurte ne agjensine e te ardhmes. Duhet sqime, vesk ameshimi ta kesh ne duar kete emer. Sepse ne te vertete, ne jemi ne dore te tij, optike medituese, kafka e Jorikut ne duart e Hamletit. Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone Ne nentorin e vitit 2006, organizova ne Vjene te vetmen ekspozite te Muzeut Historik Kombetar me relike mesjetare per 600 vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, si edhe simpoziumin e vetem nderkombetar per kete jubile. Per nje rastesi kuptimore, objektet dhe monumentet e perzgjedhura nga une per t’u derguar ne Vjene, u transportuan se bashku me nje statuje te derdhur ne bronz te Aleksander Moisiut, veper e skulptorit te talentuar nga Durresi, Qazim Kertusha. U dyzova mes dy veprimtarish: asaj per nder te 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe ceremonise se perurimit te skulptures se Aleksander Moisiut ne nje nga sheshet e gjelberuara te Vjenes. Nje historian i Teatrit foli mbi Moisiun, per ta modernizuar analogjine e koherave, tha duke buzeqeshur se Moisiu ne vitet ’30 te shekullit te kaluar “qe po aq i famshem sa c’eshte sot per fansat e muzikes Eminemi ose Madona”. Kjo krahasueshmeri eshte teper e brishte. Por eshte fakt qe ne tere Vjenen, e vetmja skulpture e Moisiut, ishte pikerisht kjo e sjelle nga Shqiperia dhe e bere nga nje shqiptar. Eshte rasti te them dicka per harresen dhe kujtesen, per vete artistin Aleksander Moisiu. *** *** *** *** *** *** *** Eshte merite e moisiologeve si Selman Vaqarri, sidomos Bardhyl Kosova, por edhe Vangjel Moisiu, shkrimi i monografive informuese me dinjitet. Une kam shprehur mendimin qe te botohet nje Opus Omnia per Aleksander Moisiun nga shteti shqiptar, me disa sythe te medha: shkrimet memorialistike, esseistike, dramat, mendimet regjisoriale, origjinale te vete Moisiut, studimet gjysme shekullore te shqiptareve per te, tere veprat figurative, skulptura, piktura, filma kinematografike per Aleksander Moisiun. Kjo enciklopedi moisiane, duhet regjistruar sipas teknikes kompjuterike dhe dixhitale ne internet, per t’u vene ne qarkullimin kulturologjik planetar. *** *** *** Pse hamletizmi nuk ka vdekur? Pse hamletizmi eshte ringjallur, madje duke u vulgarizuar egerrisht? Hamleti eshte quajtur nje nga heronjte me te medhenj te njerezimit si Prometeu, Krishti, Don Kishoti. Ai ka nje vizion te luftes kunder te keqes, por shpirti i tij eshte ende shume i brishte dhe delikat. Ai kupton paradokset e kesaj bote dhe e nem te keqen. Por ai eshte i vetmuar. Te vetmuar jane edhe heronjte guximtare te Ibsenit. Te vetmuar jane edhe heronjte kinematografike, shpetimtaret hollivudiane te botes, duket sikur kriza modelon gjithcka. Eshte e pramishme ne ajer dhe ne endrrat tona. Por nje besim i fshehte, shpesh misterioz, nuk zbehet dhe nuk zhduket nga njeriu. Ketu eshte sekreti i interpretimit te suksesshem te Aleksander Moisiut. Ai ka luajtuir rolin e Moisiut te Bibles, rolin e Faustit te G tes. Ai ka mbetur i paharruar, i misheruar ne kryepersonazhin e drames “Kufoma e gjalle” e Tolstoit. Por kryefigura e tij me e cuditshmja dhe me e paperseritshmja, lidhet me personazhin e Jedermanit. Jedermani eshte njeriu qe e sfidon vdekjen. Ai vdes por vdekja nuk ka asnje pushtet mbi ndergjegjien e tij. Jedermanin Moisiu e ka luajtur me mijera here. Madje edhe ne sfonin e katedraleve te medha gotike. Nje kritik arti ka thene se Jedermani i Moisiut, eshte nje Hamlet i dyte, ose me sakte qe te dyja keto figura, jane dioskuret me te medhenj te artit skenik. *** Rekuizita kishte mbetur, por heroi nuk ishte me aty. Heshtja muzeore, kishte koracuar gjithcka. Mungonte zeri, heshtja eshte perhere e neveritshme. C’do te jepnim ne shqiptaret ne kete bote, per te degjuar me veshet tane zerin e harruar te Gjergj Kastriot Skenderbeut! Te pakten, per Aleksander Moisiun kemi nje ngushellim. Mundemi ende ta degjojme zerin e tij si nje furtune shpirterore te artikuluar fonetikisht. Te dy keta burra te Shqiperise, kane lidhje me njeri tjetrin. Te dy ishin aktore te medhenj, njeri i Historise dhe tjteri i Artit. Eshte rasti ketu te tregoj dicka kurioze dhe te vecante. Para 28 viteve, kur bera projektin qe ndertova muzeun e Aleksander Moisiut ne Shtepine Popullore prej guri, ku ai ka jetuar ne femijerine e tij, me ra ne dore edhe nje reviste e huaj, e cila kishte edhe nje steme heraldike, te kinse familjes se Mosijve. Kjo steme ishte dicka fantaziste nga pikepamja gjenealogjike, sepse gjoja e lidhte Aleksander Moisiun me nje nga gjeneralet me te medhenj te Gjergj Kastriot Skenderbeut, Golem Moisiun. Kjo nuk eshte e sakte nga ana historike. Por kjo kishte nje kuptim sfidues per ate kohe. Ne vitet ’30 te shek. 20, ideologjia hitleriane krijoi nje fobi te madhe vdekjeprurese per hebrejte. Duke u nisur nga mbiemri i aktorit tone, ne gazetat gjermane, ai u quajt nje “cifut i ndyre dhe i rrezikshem”. Ne kete situate te rende, Aleksander Moisiu u kap sipas nje spirance mbas shtetesise shqiptare, qe u dha si edhe faktit qe rridhte nga nje familje shqiptare e famshme deri ne shekullin 15 skenderbejane. Ishte nje menyre publicitare per te shpallur Urbi et Orbi shqiptaresine e tij te padiskutueshme. *** Nga kjo pikepamje, nuk duhet harruar tregimi gjenial, konceptual, i shkrimtarit dinak dhe te paperballueshem Jorge Luis Borgesit, per Pierr Menarin. I njejti tekst i para disa shekujve, mund te perseritet i shruar ne kohen tone, duke iu shmangur grackes se plagjiatures. Cdo shekull jeo konotacione te reja te tekstit. Keshtu kalohet ne karakterin universal te kuptimeve. *** |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||