E Premte, 03-09-2010, 09:56am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Kinema
 
Ilir Muharremi: Duartrokitjet e panevojshme të publikut
E Diel, 15-03-2009, 04:13pm (GMT+1)

Duartrokitjet e panevojshme të publikut

Nga Ilir Muharremi

Shpesh herë kur në dërrasat e Teatrit promovohet një shfaqje monotone, pa emocione, pa ndonjë mesazh filozofik, ose kuptim të thellë, publiku në fund e pagëzon me duartrokitje të gjata, madje në disa raste edhe me fishkëllima, nganjëherë edhe e brohorit emrin e protagonistit kryesor, edhe pse ai fare nuk e ka dëshmuar vetën si profesionist. Ky lloj publiku, me nervat e tija, dhe me mediokritetin e tij, në fakt, rrënon protagonistin, fundos shfaqjen, në vend që ta shpie në shkallët më të lartë. Humbjen dhe mossuksesin e pësojnë ansambli i shfaqjes, e jo publiku i premierave, edhe pse publiku gjithnjë konsiderohet si vlerësuesi më i shëndoshë i një shfaqje, sa jeton publiku, jeton edhe shfaqja, por tek ne është e kundërta, lavdëruesit e shfaqjes, në fakt publiku, vetëm në premierë duartrokit, disa sekonda apo minuta, kurse në repriza nervat e tija humben, shfaqja eliminohet nga mendja e spektatorit, jeton vetëm në momentin sa është shfaqur, në vend që të ngulfatet në egon e shikuesit. Nuk mund ta kuptoj përse publiku nuk është aq i sinqertë, ta braktisë shfaqjen në kohë të pauzës, ose në gjysmë, këtu ishte treguar në të vërtet i sinqertë dhe kishte ngritur një seriozitet mes ansamblit dhe mesazhit – publikut. Pranuesit e mesazheve, i pranojnë, por duhet në mënyrë të sinqertë ti braktisin, të tregojnë se ndjenjat e tona fare nuk po lëvizin, janë fundosur në gjumë edhe më të thellë. Po e analizojë konkretisht shfaqjen “Tartufi” të regjisorit Rrahim Burhan, një regjisorë me renome ndërkombëtare. Kjo shfaqje është dhënë para disa muajve në Kosovë, saktësisht në Prishtinë, dhe u janë ndarë buxhet prej 40 mijë eurosh, një buxhet i majmë, me të cilin mund të realizohen dy shfaqje shumë më të mira. U dha shfaqja, u shoqërua me duartrokitje jo të shëndosha, kurse kritika ndaj saj ishte ngritur në kulm, por nuk ka arritur ta ndaloj këtë shfaqje së shfaquri, por si duket ka zgjuar vullnet edhe më të madh tek ansambli i shfaqjes, gabim i pa falur. Shfaqja, ishte ndërtuar gabimisht me mesazhe kontroverse, koprraci i krishterë ishte shndërruar në mysliman, sepse si duket regjisori ishte përpjekur të modernizoj në rrugë të gabuar veprën, duke ja humbur edhe lëvizjet e kohës së Molierit, duke i plasuar në kohën moderne. Publiku në këtë shfaqje u tregua edhe më i pa shëndoshë se sa regjisori i cili shpalosi qëllime kontroverse idiote, vetëm kritika e ka pasqyruar realitetin, por nuk mjaftojnë katër ose pesë kritikë të shëndoshë derisa një masë e madhe është e prirë të bëje qejf jashtë natyrës së vet, e aq më keq është kur ansambli i kësaj shfaqje është i kënaqur me dobësitë, kjo është një turp i vërtet. Po të kishe reaguar publiku në mënyrë të shëndoshë, është dashur në mes të shfaqjes ta braktisë, ose në momentin kur hyn koprraci i veshur me petka të gjelbra, që i ngjan një myslimani, i cili shfrytëzon fenë për përfitime personale, ose i cili rrokullisë “tepsitë” në dorë, duke thur intriga, në të vërtet tallja me këta aktor është e pa falshme, dhe publiku si publik ka mundur të ndaloj një dekadencë të tillë, por nuk ka vepruar.

Madje, isha befasuar, kur në disa gazeta po lexoja se shfaqja do të jepet edhe në Tiranë, u dha dhe më gjithë krenari do doja të dëgjoja mendimet e publikut dhe të kritikëve, mendime të shëndosha, jo lëpirëse, ose lajkatare, që janë rrënuese.

Dihet që shfaqja, krijohet për publikë, sikurse teksti i dramaturgut për inskenim të shëndoshë, e jo primitiv, është turp për disa regjisorë, të cilët e dinë që autori i veprës ka vdekur dhe mendojnë që kufijtë janë shembur me të dhe ndërhyjnë në shumë gjëra që nuk ju lejohet, më mirë është që edhe tekstin ta nënshkruajnë me emrin e tyre, andaj, janë disa gabime të pa falura që nuk guxojnë të ndodhin, sepse nëse nuk korrigjohen e pa vërteta, monotonia, dekadenca, mosdija, do të ngritën në kulmin e absurdit.



Vleresuar (Vota: 0)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Liri Lushi te gratë që krijoi
Gani Mehmetaj: Ish-Kinostudio i ka “fshehur” filmat e Kosovës!
Tinka Kurti: Kam dëshirë të luaj rolin e luftëtares tropojane
Margarita Xhepa: Skena i ngjan një lëndine të bukur që po dite ta mbash, të jep triumf
Klea Rondo: Teatri i lashtë sa njerëzimi, po lihet në harresë
Elida Janushi: Pallati 176 është i veçantë, teatri është magjik
Halit Bogaj: Romy Schneider
Flasin pas 25-vjetësh, regjisorët e komedisë së famshme “Pallati 176”
Halit Bogaj: Gérard Depardieu
Fehmi Hoshafi: Politizimi i ka zënë frymën artit
“Ta ridublojmë filmin ‘Skënderbeu’
Halit Bogaj: Kvo Vadis

 
Ndrysho
[Krye]