E Premte, 03-09-2010, 09:55am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Intervista
 
Albert Shala: Interviste Ekskluzive me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli
E Hene, 25-08-2008, 07:59pm (GMT+1)

Gjok Sokoli
''NE LUFTEN E FUNDIT NA VRANE PESE BURRA TE FAMILJES''

Gjok Sokoli nga fshati Meje i Gjakoves eshte autor i kater librave, tre me poezi dhe nje libri publicistik. Eksluzivisht per ''Zemra Shqiptare'' zhvilluam nje interviste.

Nga Albert Shala - Zemra Shqiptare

Kur keni filluar te merreni me shkrime?

Me shkrime kam filluar te merrem qe nga shkolla e mesme. Poezit e para i kam botuar ne ''Zerin e Rinise'' dhe ''Rilindja''.

Kur e keni botuar librin e pare?

Librin e pare me poezi ''KENGE SHPRESE'' e kam botuar ne vitin 2000.

C' tema trajtojne librat tuaj me poezi?

Vete titulli tregon per nje drite shprese per Kosoven. Librin e dyte me poezi ''FITORJA RRJEDHE NGA ZEMRA'' vehet ne pah guximi dhe vendosmeria per t'u ballafaquar me problemet e kohes. Libri i trete me poezi neper kohe dhe ngjarje shpalos realitetin e ngjarjeve kombtare ne periudha te ndryshme historike. Libri im i katert ''SHEKULLI I MARTIRIZIMIT'' eshte liber publicistik qe trajton zhvillimet historike te nje shekulli.

Kush eshte prej figurave kombtare i trajtuar ne kete liber?

Pashk Papleka pjesmarres ne konferencen e Bujanit, kusheri i familjes Sokoli, Sadik Gjoni perkrahes i Qeverise se Nolit dhe ushtar i Bajram Currit, Zef Sokoli me orientim ballist, pjesetar i Levizjes se Mithat Frasherit, pjesmarres i luftes se Drenices. Pervec ketyre figurave ne kete liber jane perfshire edhe deshmore dhe martire te familjes Sokoli, si Gjergj Sokoli veprimtar i hershem i Levizjes Kombtare, anetar i Kryesis se Shtabit te ''Rekes se Keqe'' dhe ''Lugut te Caragojes'', i cili u vra me 27 prill 1999 nga forcat serbe, se bashku me kusheririn Filip Sokoli, ushtari i UCK-se, Simon Sokoli inxhinjer, Kriste Sokoli dhe Kastriot Sokoli. Kufomat e vellezerve te mi u gjeten ne varrezat masive te Batajnices ne afersi te Beogradit. Nderkaq Pal Sokoli ka qene i burgosur politik dhe i perjetoi tmerret e burgjeve serbe dhe i cili per shkak te perndjekjes nga forcat serbe u detyrua te marre rrugen e azilit ne Gjermani ne vitin 1994. Me daljen ne skene te UCK-se Kujtim e Viktor Sokoli u rreshtuan ne rradhet e UCK-se si 18 vjecare qe ishin. Familja jone pervec qe pati humbje ne njerez ne dy luftera, pati edhe deme te medha materiale. Ne luften e fundit nga pushtuesit serb na jane djegur kater shtepi.

Cilat kane qene motivet e marrjes me krijimtari?

Deshira e madhe te vehem ne sherbim te Kombit e Kosoves duke marre parasysh periudhat e errta nen pushtimin serb, ku kemi qene brutalisht ta shtypur dhe te perndjekur.

Tani c' plane keni?

Ne doreshkrim e kam librin e katert me poezi dhe kam ambicje qe te merrem edhe me tutje me krijimtari duke dhene kontributin tim publicistiko letrar.

© www.zemrashqiptare.net


Vleresuar (Vota: 2 . Average: 3/5)   
    Lexo/Shkruaj Komente (6)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku
Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi
Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj
Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha
Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit”
Kadri Mani: Intervistë Ekskluzive me veteranin Ismail Bytyçi
Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani
Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala
Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj
Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra
Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato
Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon

 
Ndrysho
[Krye]