| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Bleona Qereti E hene, 14-07-2008, 07:00pm (GMT)
Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare Shpesh kemi dëgjuar të thuhet në gjuhën popullore, që zoti nuk të krijon gjithçka perfekt. Por jo gjithmonë ndodh kështu, kur bëhet fjalë, për një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, siç është Bleona Qereti. Bleona, së pari ju përshëndes dhe ju bëj përgëzimet e mia, për të gjitha keto arritje në fushën e muzikës, të cilat sigurisht kanë pikënisjen e tyre, në pasionin tuaj për këngën, pasi pa dyshim nuk është dhe aq e lehtë të krijosh këtë "botë të vogël suksesi", nëse mund t´a quaj kështu, fare lehtë. Gjithçka e arritur ka vështirësitë e veta, por përsëri ju keni arritur t´ja dilni mbanë. Ndaj dhe ketë intervistë, do doja t´a nisja thjeshtë. Duke parë suksesin dhe ketë ngjitje në karrierën tuaj muzikore, doja t´ju pyes, kush ju ka përkrahur dhe ju ka dhënë nxitje të mëtejshme në këtë rrugë të bukur, por dhe të vështirë të artit... Ju përshëndes gjithashtu... dhe kësaj pyetjeje të thjeshtë, do ti përgjigjesha po aq thjeshtë, me nje shprehje shqiptare..."gomarin e nxjerr i zoti nga balta"...(qesh) Ku jetoni momentalisht... Nëpër aviona dhe business lounges, në aeroporte ...(qesh).
Është e vërtetë... Njohja jonë, ka qenë fare e rastësishme. Unë kam qenë e ftuar në NAAC, mbrëmje që organizohej në hotel La Plaza në Ny dhe aty ka qenë dhe Gani me familjen. Në momentin e parë që u prezantova me të, e dija që një ditë do të ishte burri im.. Ka qenë dashuri me shikim të pare... Si e mendon Bleona, karrierën e saj artistike gjatë martesës. Ajo që vlen të përmendet, është që unë absolutisht, nuk jam një nuse tradicionale, shqiptare. Dita ime fillon ne 12 pm, shkoj në fitness ku stervitem me trainer personal, pastaj shkoj në kanto, e më pas në balet. Ditën e mbyll në studion e incizimit, ku momentalisht jam duke përgatitur albumin tim në anglisht dhe kthehem në shtëpi në ora 1-2, apo dhe 3 të mëngjesit. Im shoq e kupton, që karriera ime është shumë e rëndësishme për mua dhe e mirkupton këtë fakt. Kjo është dhe arsyeja pse kam zgjedhur të jetoj me këtë njeri. Fatkeqësisht koha që unë shpenzoj me të nuk është shumë e madhe, por është kjo një menyrë shumë e mirë, për ta mbajtur marëdhenien tonë, te fresket dhe te pakonsumuar. Nuk ka gjë më të rëndësishme mendoj edhe unë, sesa përkrahja dhe inkurajimi që të jep njeriu i zemrës, që arrin të ndikojë pozitivisht... Sigurisht që gjërat evolojnë me kohën. Por ato që unë kam bërë më përpara, kanë qënë shumë të mira e të përparuara per kohën në të cilën kemi jetuar...dhe sa më shumë kohë kalon, të bën një artist me më shumë eksperience...e mbi të gjitha ...të bën më të përgjegjeshëm. Qëllimi im tani , është që të bëj gjera ndryshe nga këngetarët e tjerë shqiptare, diçka që mund të krahasohen me tregun botëror. Duke parë tregun e sotëm muzikor shqiptar, të bën përshtypje ndër të tjera, mungesa e cilësisë së këngëve. Mendoni, qe një ndër pikat e forta të suksesit tuaj, ka qënë dhe bukuria fizike, apo ajo qe triumfion mbi gjithcka tek ju eshte talenti dhe pregatitja profesionale.Ç mund të na thoni diçka Për mua fjala “Sukses” do të thote "Oportunitet dhe Pergatitje", qe do te thote, duhet te kesh fatin e mire, te takohesh me njerez qe kane kontaktet e duhura, per t´a cuar karrieren tende, nje hap me tej. Por ne momentin qe je e papregatitur, atehere kur te jepet rasti, atehere punet i ke keq. Nje femre te bukur, i kushtojne te gjithe vemendje per gjysem ore, por kur takohesh me keta njerez dhe flet vetem per gjera firmato, canta, apo kepuce...atehere punet i ke keq.
Unë cdo bashkëpunimi do t’i kthehesha me dëshirë. Zakonisht, kam marëdhënie shumë të mira me njerëzit që punoj...dhe asnjeherë nuk merzitem së sjelluri gjëra të reja. Çfarë është montalisht në qëndër të vëmendjes suaj... Do të ketë mundësi artëdashësi shqiptar, të ndjekë së shpejti diçka të re. Pra, me cfare po merreni konkretisht? Holliwoodi dhe vetem Holliwoodi....Përpara pak kohësh, jam njohur në një premierë filmi me producentin Jeff Rice, me të cilin kemi ndërmend të realizojme një film artistik. Por natyrisht, gjërat do të mbeten per tu zbuluar më vonë. Këngëtari juaj i preferuar, apo idhulli nga bota muzikore... Beyonce, Rihhanna, Madonna Sigurisht për këdo artist, përveç jetës së skenës, ekziston dhe jeta e përditshme...Veshja juaj e preferuar, e një dite të zakonshme është klasike, apo sportive... Një palë flip flops, me yoga pants dhe një kanatiere tank top ... Marka juaj e preferuar në veshje... Alexander mc Queen, Dolce Gabbana, Cavalli Class Ju jeni vazhdimisht në udhetim, për shkak të turneve qe zhvilloni ne vende te ndryshme. Çfarë nuk mungon asnjëherë në bagazhin tuaj? (Qesh) Në bagazhin tim, nuk mungon asgjë...Marr gjysmën e shtepise me vete. Pjesen me te madhe, e kaloj ne udhetim... dhe udhëtimet mundohem ti kem sa më komode. Do të ktheheshit nga rruga, nëse do kishit harruar celularin... Sigurisht po...Puna ime është vazhdimisht në telefon, duke vendosur datat e koncerteve të radhes .... Të gjithë e dimë thënien ..."Gjithçka eshte me moshë" Ka ikur koha e llastimit besoj...Unë nuk mund të them më: ”e bëra këtë se nuk e mendova mirë, apo jam e vogel”...Persa i takon gjërave të tjera , jo cdo gjë është me moshë. Varet nga energjia që ke. Stina që ju rigjeneron shpirtërisht dhe ndikon ne gjendjen tuaj shpirterore dhe ate profesionale... Nuk kam lidhje fare me këte punë...Për mua shi apo diell, kur kam dicka për të bërë...duhet bere. Ju pëlqejnë tatuazhet dhe keni ndonjë të tillë ne trup... Aspak...absolutisht jo. Unë pëlqej stilin elegant, sportiv...dhe tatuazhet nuk hyjnë në asnjërën nga këto.
Mënyrën se si njerezit i trajtojnë artistet....Ne jemi artistet e vetëm në botë, që gjithcka e realizojmë me shpenzimet tona dhe jemi dhe menaxherë, agjentë dhe kengetarë në një person, gjë që e bën shumë të vështirë suksesin. Jeni te informuar mbi politiken, apo nuk ju intereson aspak? Sigurisht. Unë përpara se të jem artiste, jam një person i përgjegjshëm për të ardhmen time dhe të familjes time...dhe kjo është e lidhur ngushtë, me zhvillimet politike në vend...por unë nuk mund të prononcohem publikisht, mbasi unë kam fansa nga të gjitha partitë. Zakonisht, kam një intuitë instiktive për zgjidhjen e problemeve dhe dhe ka shumë njerëz (analiste politike) miq të mitë, që më thonë do të isha një politikane shumë e mirë, por shpirti im është i lire dhe nuk ju takon idealizmave politike. Siti Zemra Shqiptare, lexohet kryesisht nga vizitorë që jetojnë larg trevave shqiptare. Mes tyre, sigurisht janë dhe shumë admirues të muzikës dhe këngëve tuaja. Një mesazh që do donit tju përcillnit atyre, nëpërmjet kësaj interviste... Do te doja te gjithe t’i falenderoja nga zemra per mbeshtetjen qe me kane dhene ne vite dhe do t’ju deshiroja shendet fat e para te gjitheve. Ju faleminderit per atmosferen e ngrohte qe krijuat me biseden tuaj, suksese te metejshme dhe qofshi gjithmone keshtu e lumtur... Vizitoni: www.BleonaQereti.com © www.zemrashqiptare.net
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||