| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ekskluzive: Intervistë me Azaleja Gashin, ëngjëllin e talentuar të lindur në mërgim E merkure, 28-11-2007, 10:36pm (GMT1) TE GJITHE SHQIPTAREVE URIME FESTA E FLAMURIT ’’E dua popullin tim, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë’’
Këto ditë biseduam me Azalenë me qëllim që të njihemi më shumë me këtë çupëz lozonjare e cila premton shumë jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për kulturën në përgjithësi... Zemra Shqiptare: A na tregoni se ku dhe kur keni lindë? Azaleja Gashi: Kam lindë më 21.01.1995 në Düren të Gjermanisë. Babi me ka treguar se unë kam lindë gjashtë muaj e gjysmë dhe me peshë vetëm 800 gram. Por sot ndjehem mirë dhe rrallë sëmurëm. Zemra Shqiptare: Kur keni filluar të merreni me shkrime e këndime? Azaleja Gashi: Duke e parë babin tim duke shkruar dhe kenduar, që nga vegjëlija kam filluar që të këndoj, natyrisht me ndihmen e babit tim Agim Gashit. Ai më ka shkruar e komponuar disa këngë por i këndojmë edhe këngët lirike të vjetra të cilat i pëlqej shumë. Sidomos më pëlqen kënga ''Doli Liza'', këngë e cila se ka shoqen në këtë Evropë. Ndërsa këngët e komponuara nga babi janë ''Na ishte dikur'', ''Qeni im Beni'', ''Një, dy tre'' etj. Këndoj edhe gjermanisht dhe anglisht dhe cmoj shume kengëtaren Alicia Keys. Ndersa nga këngëtaret shqiptare adhuroj Elvana Gjatën dhe këngën e saj ''Mamës''! Zemra Shqiptare: A na tregoni pak më shumë pë jetën shkollore në Gjermani?
Zemra Shqiptare: A i festoni festat kombëtare në Gjermani dhe si? Azaleja Gashi: Këtu ku gjendem unë është një shkollë shqipe por unë nuk shkoj aty. Kushtet e udhëtimit janë të pavolitshme por mësimin në gjuhën shqipe ma plotson babi im i cili ka qenë edhe mësues. Festave i gëzohem shumë si çdo fëmijë tjetër i diasporës. Këto festa na bashkojnë neve fëmijëve, por janë edhe raste të tregimit të asaj se çka dime. Unë këto ditë jam më shumë e angazhuar sepse përvec që e kishim një shfaqje teatrale në shkollë, isha a ftuar edhe në disa vende që të këndoj dhe recitoj shqip. Tani kur e kam shkruar edhe poezine për flamurin, po mundohem ta recitoj me ndjenja, gje qe po arrij të marrë duartrokitje frenetike. Këto janë dhuratë që vlejnë shumë. Zemra Shqiptare: Si e keni kaluar verën e sivjetme? Azaleja Gashi: Kam pase verë të ngarkuar dhe i tërë pushimi na ka shkuar në Kosovë. Atje kemi vizituar miqtë e babit si Ali Podrimen etj. Si dhe ishim në RTK ku edhe babi kishte një program nate dy orëshe me Mentor Mripën por edhe unë e kisha një emision për fëmijë që zgjati 30 minuta. Mbrëmjet në Kosovë janë mbrëmje kënaqësie. Mblidheshim te afërm të të gjitha moshave dhe këndonim e recitonim deri në orët e vona. Zemra Shqiptare: Më mirë ja kaloni në Gjermani apo në Kosovë?
Linda jashtë atdheut Unë e dua popullin tim e më së shumti i dua fëmijët e popullit tim kudo që janë. Dua që ju në emrin tim të ua uroni popullit shqiptarë Festen e Flamurit, kjo festë e cila sa herë vie na mbushë me gëzim e hare. Zemra Shqiptare: Në fund te kësaj interviste, cdo të shtonit? Azaleja Gashi: E dua popullin tim, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë. Intervistoi: Gëzim Marku - Ekskluzive për Zemra Shqiptare Azaleja Gashi Flamuri Flamuri im i dashur Motra Marigonë Të ngriti Ismail Qemali, Nënat e nderojnë, Flamuri kuq e zi, Si në luftra tjera, N´Kosovën martire Düren 2002 © www.zemrashqiptare.net
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||