|
|
 |
 |
::| Sondazh |
 |
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Email Lajmerues |
 |
|
|
|
|
|
| |
|
| |
|
|
Fjalë në erë – kultura
E diel, 10-06-2007, 06:19pm
Ideali i njeriut të mësuar është në ditët tona specializimi në një degë. Disa vjet shkollë të mesme, pakë vjet në universitet, një periudhë studimi të ethëshëm për të kaluar provimet, dhe me të vënë diplomën në xhep, puna merr fund për shumicën tonë. U bëmë specialistë, mësuam një zanat, siguruam një mjet jetese dhe qëllimi u arrijt. Kush u ba nëpunës, kush çeli një zyrë private, kush një klinikë, kush një dyqan...
|
|
 |
Për të nesërmen shqiptare
E diel, 10-06-2007, 06:18pm
Rëndësia më e madhe po i jepet sot nëpër fletoret dhe pothuajse kudo, krizës ekonomike; pastaj vjen arsimi dhe më në fund shëndetsia. Por ky klasifikim për gjendjen e kombit tonë, është i paarësyeshëm. Prandaj, me qenë se ideja është bërë fakt (gjë që vërtetohet nga përpjestimi i kundërt i buxhetit shtetëror), po marrim lejën ta komentojmë:...
|
|
 |
Oriental apo Okcidental
E diel, 10-06-2007, 06:17pm
Sa për okcidentalizmën shqiptare âsht fort zor me bâ fjalë nër ne; sepse shqiptarët e sotshëm – (përjashtimet e vërtetojnë rregullën!) – gjinden aq larg nga okcidentalizma e vërtetë sa do të na duheshin gjuhënat e meleq-ve apo edhe burizanat e Jeriho-s që të na kuptonte pak a shumë bota arbnore...
|
|
 |
Organizimi i kaosit
E diel, 10-06-2007, 06:13pm
Shqipëria jonë e sotme është një Botë kaotike e vogël. Në rrembat tona rrjedhin shumë hidhërime dhe helme, gjurmë të prishjes, të robërisë, të një tronditjeje historiko-shoqërore të pakapshme. Trazimi dhe anarkia, që mbretërojnë sot në gjuhën tonë, nuk janë veçse vetëm një pjesë, një pamje, një fazë e prishjes sonë historiko-shoqërore
|
|
 |
Historia e Shqipërisë - Parathënie
E diel, 10-06-2007, 04:37pm
Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh. Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959....
|
|
 |
Lindja dhe formimi i bashkësisë primitive
E shtune, 09-06-2007, 04:56pm
Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë u formuan grupet e para të njerëzve primigjenë. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm...
|
|
 |
Shthurja e bashkësisë primitive - Ilirët
E premte, 08-06-2007, 04:58pm
Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte prej hekuri...
|
|
 |
Shtetet Ilire
E enjte, 07-06-2007, 05:03pm
Në fundin e shek. V p.e.sonë ilirët hynë në rrugën e zhvillimit skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri në pushtimin romak krahinat më të përparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën zhvillimin e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur. Urbanizimi intensiv i kësaj treve dhe zhvillimi që mori, për pasojë...
|
|
 |
Shteti i Epirit
E merkure, 06-06-2007, 05:05pm
Në periudhën antike treva që nga malet e Llogarasë dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës në veri dhe deri në gjirin e Ambrakisë dhe në kufijtë e Etolisë në jug, që nga malet e Pindit në lindje e deri tek brigjet e detit Jon në perëndim, përbënte një njësi gjeografike-politike më vete të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir...
|
|
 |
Shteti Ilir - Fuqi Mesdhetare
E marte, 05-06-2007, 05:07pm
Në historiografinë moderne është bërë zakon që shtetin ilir të mesit të shek. III ta quajnë shteti ardian. Studiuesit që e pagëzuan me këtë emër ia atribuojnë formimin e këtij shteti fisit të ardianëve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrë nga keltët që vinin nga veriu u bart gjatë shek. IV në bregun e djathtë të Naronës, përballë ishullit Far, në jug të dalmatëve; pa i braktisur këto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e.sonë në kohën e sundimit të Pleuratit, atit të Agronit, ardianët zbritën gjatë bregdetit deri thellë në jug...
|
|
 |
Mbreteria e Dardanise
E hene, 04-06-2007, 05:09pm
Mbretëria Dardane doli në skenën historike në shek.IV p.e.sonë dhe u bë një prej faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarakë në Evropën Juglindore gjatë shekujve III-I p.e.sonë Shteti i Dardanisë, duke i bërë sfidë dominimit romak për një kohë të gjatë, ra nën pushtetin e Perandorisë Romake. dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së Epërme (Moesia Superior) në vitin 44 e.sonë...
|
|
 |
Qendresa e Ilireve kunder pushtuesve Romake
E diel, 03-06-2007, 05:10pm
Luftërat e gjata të shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bërë pengesa më e fuqishme kundër pushtuesve romakë. Thyerja e këtyre dy fuqive më të rëndësishme në Ballkan i kishte hapur Romës rrugën për të vazhduar më tej politikën e saj ekspansioniste në këtë gadishull dhe më tej në Lindje. Në shekullin II p.e.sonë dhe në shekujt që pasuan, Roma i shtriu luftërat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera të Ilirisë së brendshme dhe të asaj veriore...
|
|
 |
Iliria ne periudhen e zgjerimit dhe te renies se Perandorise Romake
E shtune, 02-06-2007, 05:12pm
Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire...
|
|
 |
Mesjeta shqiptare - Shqipëria dhe Bizanti
E enjte, 31-05-2007, 05:13pm
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë.
|
|
 |
Shqiperia midis Bizantit dhe Perendimit
E merkure, 30-05-2007, 05:18pm
Shekulli XI solli ndryshime thelbësore në strukturën e brendshme ekonomiko-shoqërore të Perandorisë Bizantine si dhe në marrëdhëniet e saj me botën e jashtme. Hipja në fron e perandorit Aleksi I Komneni (1081-1118), shënon ardhjen në fuqi të aristokracisë ushtarake. Fillon epoka e artë e feudalizmit ushtarak, që karakterizohet nga ekspansioni...
|
|
 |
Fundi i sundimeve te huaja
E marte, 29-05-2007, 05:21pm
Me thyerjen përfundimtare të ushtrive anzhuine në Berat më 1281, Perandoria Bizantine e rivendosi edhe një herë autoritetin e vet në Shqipëri, por kontrolli i saj kufizohej tani në një zonë më të ngushtë në krahasim me fundin e shek. XII. Në krahun verior bizantinët morën Durrësin dhe Krujën, por nuk arritën të shtriheshin më tutje. Atë kohë mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur një mësymje në front të gjerë në gjithë vijën Mat-Ohër...
|
|
 |
Shoqeria Shqiptare dhe kultura ne mesjete
E hene, 28-05-2007, 05:23pm
Lindja dhe zhvillimi i fisnikërisë shqiptare të tokës u krye në kushte specifike nëpërmjet veprimit të shumë faktorëve kontradiktorë. Së pari, në kushtet kur vendi mbeti përgjatë gjithë kohës nën sundimin e perandorive e të mbretërive të huaja, kuptohet që procesi i rritjes së klasës feudale shqiptare mbartte kufizimet e veta drejt arritjes së një fizionomie të plotë nacionale të saj...
|
|
 |
Shqiperia perballe pushtimit osman
E diel, 27-05-2007, 05:25pm
Osmanët ishin pasardhës të turqve oguzë. Këta u shpërngulën si tribu nga Azia Qendrore dhe u vendosën në Anadoll në fund të shek. XI, pas disfatës së rëndë ushtarake që turqit selxhukë i shkaktuan Perandorisë Bizantine (1071), së cilës i morën pjesën më të madhe të zotërimeve që kishin në Azinë e Vogël...
|
|
 |
Shqiperia ne kohen e Gjergj Kastriotit
E shtune, 26-05-2007, 05:27pm
Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën)...
|
|
 |
Shqipëria nën sundimin osman - Parathenie
E premte, 25-05-2007, 05:30pm
Historia e Shqipërisë nën sundimin osman gjatë shek. XVI-XVIII ka qenë trajtuar, si pjesë e tretë e vëllimit të parë të Historisë së Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1959, shkruar nga një grup autorësh. Në vitin 1972 u botua si dispensë (Pjesa III e vëllimit të parë), tekst për studentët e universiteteve të vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naçi...
|
|
 |
Page 9/11: « || ... 5 6 7 8 [9] 10 11 »
|
|
|
 |
::| Artikujt e Fundit |
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Speciale |
 |
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|