E Premte, 19-03-2010, 05:40pm (GMT) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Historia
 
Lazër Shantoja: Çka do t’jèt Shkodra?
E Marte, 05-05-2009, 05:39pm (GMT)

Lazër Shantoja (1891-1945)
Lazër Shantoja (1891-1945)
Çka do t’jèt Shkodra?

Nga Lazër Shantoja

«Nё pikën e tretё e kam dà t'ju zhvilloj se çka do t'jèt Shkodra: çka do t'jèt e jo çka kà me kênё, pse as jam as s'due tё jem profet.
Shkodra, o zotёnì, do t'jèt kryeqyteti i Shqipnìs! Jo vetem kryeqyteti moral, por edhè kryeqyteti fizik i Shqipnìs.

Âsht faret punё e kotё qi une kёtû t'ju parashtroj provёt e argumentat qi i japin Shkodres ket tё drejtё posё qytetevet tё tjera.

Kёto argumenta e provё keni mujtё me i lexue n'‹‹Oren e Maleve» e âsht kot t'i persris, âsht kot pse nё kjoftё se Shkodra nuk bâhet kryeqytet, nuk âsht pse nuk kà tё drejtё m'u bâ; nuk âsht pse i mûngojn argumentet e provat mbî tё cilat m'u pshtetё kjo e drejtё, por vetem pse nuk don ndokush qi tё bâhet: nuk e don ndoj i huej e ndoj i jonё, qi per interesat e veçanta tё vetat, âsht bâ vegel qorre dhe e ndytё e tij.

E ky fakt, o zotёnì, tham un, âsht argumenti mâ i madh qi do tё perdorin nacjonalistat e vertetё per me bâ Shkodren kryeqytet. Shkodra do tё bâhet kryeqytet jo pse kà kênё gjith herё, jo pse âsht qyteti mâ i lulzueshem e perparimtàr, jo pse po rrenohet ekonomikisht; jo ne e mram pse lypim na Shkodranёt, por fillё pse nuk e duen t'huejt e interesat e tyne.

Me deklarimin e Shkodres kryeqytet, Kuvêndi Kushtetues kishte me i lanё nji êmen tё paharrueshem vedit e kishte me mujtё m'u quejt me tё vertetё Kuvênd Kombёtàr.

Na kà bâ me qeshё artikulli i nji deputetit nga Kruja nё «Shqiptarin e Amerikёs», me tё cilin diftote se Shkodra nuk mûnd t'u bâte kryeqytet per arsye tё Bunёs e Drinit, qi aj barasote me dy kulshedra. Jo, zotёnì!

Tjera janё kulshedrat qi ja ndalojn ket tё drejtё Shkodres: kёto këlshedra, po e persris, janё t'huejt. Une me ket fjalё nuk due me thanё se gjith ata qi kundershtojnё tё drejtat e Shkodres, janё tё gjith tё shitun politikes s'huej, tham se tё gjith, dashtё o pà dashtё, bajn politiken e huej.

Kёtû rrî soni i punёs, e prandej na Shkodranёt kemi tё drejtё me vûe «pregiudiziali» kuer âsht fjala per kryeqytet. Nuk jemi na shkodranёt ata qi per nji plesht jemi gati me djegё jerganin; nuk jemi ata qi thonё se kuer tё mbaroj un, batall fort per tjerё; nuk jemi na shkodranёt qi lypim Shkodren per me hupё Shqipnìn, por duem Shkodren kryeqytet, pse vetem me Shkodren kryeqytet kà me na u mbushё mêndja se kà Shqipnì, se kà Shqipnì pernjimênd!

Kёtû mё duket se ndokush do me mё pvetё: Mirё po, tё tana fjalёt e mira e tё bukra; por fûndi, a po bâhet a s'po bâhet Shkodra kryeqytet?

Zotёnì, kёsajё pvetje s'mûnd t'i pergjegjem. Do t'i pergjegjem vetem tuj protestue n'emen tё gjith juvet, tё fyemvet, qi nji fletore e ndyet, e poshter, guxoj me i bâ shkodranvet e deputetvet tё Shkodres.

--Mbas kёtyne fjalvet, konferencjeri xjerrё prej xhepit fletoren «Shpresa Kombёtare», nё tё cilen kёndon: «Shkodra po mbaron per faqe tё zezё tё gjith shkodranvet. Ata qi kan marrё besimin t'onё, ata qi na perfaqёsojnё, ata e vetem ata e kan nё dorё me bâ Shkodren me lè per sё dytit e sè me e gjykue per vdekje.»
Protestojmё, o Zotёnì!

Zoti mos e thashtё! Por nё kjoftё se Shkodra mbaron, nuk mbaron pse e gjykuene per vdekje deputett t'onё, deputett e popullit, tё zgjedhun me djersen e popullit, por pse e gjikuene per vdekje deputett e BEGUT tё zgjedhun prej BEGUT e prej pares.
Zoti mos e thashtё! Por nё kjoftё se Shkodra mbaron, nuk mbaron per faqe tё zezё tё gjith shkodranvet, por vetem per faqen e zezё t'atyne faqezezvet e trathtarvet shkodranё, tё cilёt êmnin e tyne e kan lidhё per mot tё motit me êmnin Koplik!

Zotnì! Tuj ju pà kёtû nё ket ças, âsht tuj mё ngà mêndja tu nji shenё e zakontё nё kohen e rromakvet, kur tё gjykuemёt per dekё para se tё shkoshin me marrё ndëshkimin, do tё kaloshin para perandorit e nji lajmtàr n'êmen tё tyne, i thotё: «Ave, Ceasar, morituri te salutant!» Rrnosh o Mbret, tё gjykuemёt per dekё tё falen.

Nё ket ças mё duket se kam para vedi me pranì fizike tё tanё Shkodren e rrethet e saja: mё duket se shoh kёtû malcorёt t'onё, burrat e Kosovёs a t'Hotit e tё Grudёs: mё duket me pà tё njalluna hijet e martirvet tё lirìs kombёtare, mё duket me pà tё njallun para mejet fatosin e Traboinit, Ded Gjo Lulin, e mё duket se prej kёtyne gjindvet sot çohet nji zâ i nâltё e i madh, qi mrrînё deri nё Tiranё e jehon nё Kuvêndin Kushtetues: «Ave, morituri te salutant!»

Ndînje, o zotёnì, zânin t'onё, kёqyrni tё drejtat t'ona! Per hater tё Zotit, per hater tё Shqipnìs, per hatrin e kombit shqiptàr, mos e dёnoni Shkodren, persè Shkodra do tё rrnojё! persè Shkodra, edhè trup i dekun ne u baftё prej jush, kà per tё kênё «das lebende Leichnam»--kufomё e gjallё--Dinje se Perendija Shkodren e kà bâ per Shqipnì, sikur kà bâ Shqipnìn per shqiptàr!

GAZETA “ORA E MALEVE”, SHKODER, 19 PRILL 1924, NR. 17.


Vleresuar (Vota: 1)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Skënder Ibishi: Kontinuiteti historik i Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës
James Pettifer, provokon sërish… Tragjedia çame dhe fajet e Britanisë
Poezi për vrasje në mes të natës së 26 shkurtit 1951
Vlorë'97: Fjalët e fundit të Lekë Qokut
Romeo Gurakuqi: Kufijtë detare, Qeveria e Vlorës mbronte detin shqiptar nga grekët
Dosja e Diktaturës, zbulohet e vërteta e armëve nëpër kisha
Agim Vuniqi: Gjenocidi grek kundër shqiptarëve çam (dokumente)
Krist Gjinaj: Herman Nojbaheri, diplomati i Rajhut III në Shqipëri (mision)
Ferdinand Dervishi: Esat Komti, boksieri që i vuri flakën vetes për të mos spiunuar të vëllanë
Valter Shtylla: Familja e Kastriotëve; Monumentet flasin...
Jeton Ameti: Periudha e viteve 1981-1989 pikë kulminante e dhunës serbe
Letra e panjohur e Mihal Gramenos kundër Esat Toptanit

 
Ndrysho
[Krye]