| Zemra Shqiptare | ||||
|
Shqiponja simbol i sterlashte i identitetit kombetar te shqiptareve E hene, 18-06-2007, 07:37pm (GMT)
Shpjegimi i natyrshem, qe e justifikon te vetequajturit shqiptar me simbolin e shqiponjes (shqipes-shkabes), eshte konsideruar folklorik prej gjuhetareve. Por edhe shpjegimi "shkencor" i albanologeve, shqiptare e te huaj, qe e arsyetojne vargun e fjaleve "shqiptar", "gjuhe shqipe" dhe "Shqiperi" me prejardhje prej ndajfoljes "shqip" (flas shqip, kuptoj), eshte ironizuar me te drejte qysh heret prej Faik Konices, i cili ka shtuar, se: "Shqiperia, atehere sipas tyre, do te thote dicka si kuptonjeria" (Konica "Vepra", Tirane 1993, f.383). Eshte vendi te theksojme se i pari qe vertetoi se shqiptaret duhet te kene si simbol te flamurit te tyre shqiponjen e zeze dykrenore ne nje fushe te kuqe eshte Faik Konica, i cili u mbeshtet kryesisht ne burime historike dhe zbuloi se stema e Skenderbeut ka qene shqiponja dykrenore. Por fakti se shqiponjen nje-dykrenore e kane edhe popuj te tjere si simbol te flamureve te tyre kombetare apo te emblemave zyrtare, shpesh here ka ngjallur dyshime: Mos valle shqiptaret e kane huazuar kete simbol prej te tjereve me ose pa vetedije, prandaj mund edhe te mos ishte shqiponja si simbol ne flamurin e tyre? Nese deri sot dyshime te tilla kane qene teper anesore, nuk mund te jene te tilla aktualisht kur behet fjale per simbolet e shtetit te ri te shqiptareve te Kosoves, te cileve u duhen edhe simbolet e reja te flamurit dhe te shtetit. Me kete rast duam te theksojme se shqiponja eshte vertetuar shkencerisht se eshte nje simbol i lidhur qysh ne parahistori me iliro- shqiptaret, prandaj duhet te mbetet edhe ne simbolet e Kosoves. Deri vone, lidhja e vetme ne mes te shqiptareve dhe te shqiponjes se flamurit te tyre ka qene epoka e Skenderbeut. Me pas u zbulua se ajo shqiponje e Skenderbeut trashegohej nga stema e shtetit te Arberit, por, edhe me heret, nga Pirrua i Epirit. Dhimiter Pilika ne vepren e tij, botim postum, "Pellazget, origjina jone e mohuar" sugjeron nje ekuacion, qe nuk mund te lihet jashte konsiderates kur duam te argumentojme lidhjet historike te shqiptareve me shqiponjen. Ekuacioni i tij paraqitet keshtu: pellazge-ilire-albane-arbereshe-shqiptare kane te perbashket shqiptarin plus simbolin e shqipes, shqiponjes. Nder pellazge shqiponja eshte simbol i Zeusit te Dodones dhe i heronjve pellazgo-ilire; homonim i Pirros se Epirit, embleme e Shtetit te Arberit dhe, si vazhdimesi e tyre, ne formen dykrenore del te flamuri i Skenderbeut. Rilindesit, shpjegojne historianet, e zgjodhen shqiponjen dykrenore simbol te flamurit kombetar, pikerisht per keto vlera historike, si "flamur shkabe... per Vegjeline" (Noli). Xhyzepe Katapano shkruan ne librin e tij "Thot-i fliste shqip", botuar keto dite edhe ne gjuhen shqipe, se emri "ilir eshte i njevlershem me Shqiptar, dmth, bir i LIRISE dhe i DRITES. Ne te vertete, ilir ne shqip do te thote i lire dhe shqiptar do te thote bir i shqiponjes; dhe ju te gjithe e dini se shqiponja, zog i lartesive te medha simbolizon qe prej se pari driten" (f.28). Gjeografikisht fiset ilire te epiroteve, dardaneve dhe albaneve jane paraardhesit e shqiptareve te sotem dhe trualli i tyre i mbetur eshte vendbanimi i sotem i shqiptareve, pavaresisht se ne kufijte shteteror te cilit shtet modern perfshihen. Skenderbeu emertohet princi i Arbenise dhe i Epirit (Sami Frasheri). Historikisht emblema e epiroteve me shqiponje (shqype) eshte trasheguar nga shqiponja e Zeusit te Dodones pellazge (jo greke) te Shteti i Arberit, prej andej te Skenderbeu dhe Leke Dukagjini per te ardhur deri ne ditet e sotme, pavaresisht se ate simbol e kane perdorur perandori te dikurshme dhe e perdorin edhe shtete te sotme. Politikisht fqinjet tane greke dhe sllave kane tentuar te mos i njohin shqiptaret ne trojet e tyre dhe ne shekullin XIX, kur formoheshin shtetet e tyre (Greqi, Serbi, Mali i Zi), menjanuan simbolet e shqiptareve, shtremberuan emertimet e tyre dhe pervetesuan troje arberore: Cameri, Kosove-Metohi dhe Malesite e Mbishkodres. Pikerisht ne kete kohe u zgjuan edhe shqiptaret dhe, duke u vetequajtur shqiptare, bijte e shqipes se Pirros, te Skenderbeut dhe te princerve te tjere shqiptare: kerkuan identitetin e tyre te neperkembur shqiptar se bashku me simbolet e tyre te sterlashta. Simboli universal i Shqiponjes Shpend simbolik shume i perhapur, vecanerisht, se bashku me simbolin e diellit e te qiellit dhe, me raste, edhe me vetetimen e bubullimen. Paraqitja simbolike eshte, mbi te gjitha, forca e saj dhe figura e paperseritshme e krijuar gjate ngritjes ne fluturimin me krahe te shtrire ne drejtim te qiellit. Ne kulturat e ndryshme te fiseve indiane te Amerikes se Veriut shqiponja, e ngjashme me diellin dhe qiellin, i kundervihet Gjaguarit ktonik. Pendet e saj kane qene perdorur si zbukurime rituale, si simbole te rrezeve te diellit. -Shqiponja, e konsideruar "mbretereshe e kafsheve", qysh ne antikitet ishte nje simbol mbreteror e hyjnor. Ne periudhen klasike greko-romake ishte shpend shoqerues i Zeusit dhe simbol i tij. Per romaket nje shqiponje ne fluturim paraqiste (ose transportonte) shpirtin e sovranit qe ngjitej te zotat pas djegies se kadavres se tij. Legjionet romake perdornin shqiponjen ne emblemat e tyre ushtarake. -Ne Bibel shqiponja vjen si figure e madheshtise se Zotit, por edhe e fuqise se besimit. -Shpjeguesit (fiziologet) i jepnin shqiponjes te njejtat cilesi si feniksit, i cili ne mesjete ishte edhe si nje simbol rilindjeje dhe pagezimi, ashtu si nganjehere simbolizonte vete Krishtin ne ngjitjen e tij ne qiell (pra, ne fluturim). Mistiket e krahasojne here-here shqiponjen ne fluturim me lutjen. Meqenese besohej (sipas Aristotelit) se shqiponja, duke fluturuar lart, mberrinte diellin, ka qene konsideruar simbol i kundrimit dhe i njohjes se thelle shpirterore. Per shkak te ketyre karakteristikave dhe te fluturimit te saj lartesive, per me teper, eshte krahasuar edhe me nje cilesi te Gjon Engjellorit. Ne mes te 7 mekateve kapitale, shqiponja simbolizon kryelartesine; ne mes te kater virtyteve kryesore, drejtesine. C.G.Jung sheh te shqiponja nje simbol ateror. - Shqiponja, ne vazhdim te traditave romake, ka qene shqiponje perandorake e gjermaneve, dhe sot eshte shqiponje federale gjermane; sic eshte simbol i sovranitetit te shpallur ne emblemat e shume shteteve te tjera. Tonin Cobani
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||