| Zemra Shqiptare | ||||
|
Durham: “Turqit shkatërrojnë, asnjëherë nuk ndërtojnë” E diel, 22-06-2008, 05:50pm (GMT)
Nga Edith Durham Krahinat, të cilat tashmë kishin paguar taksat për çdo vit dhe nuk kishin përfituar prej tyre, po bëheshin gjithnjë e më të pakënaqura dhe të zhgënjyera. Ato të zonave periferike, që nuk i kishin paguar taksat, përjashtoheshin, pasi kryenin shërbimin ushtarak atëherë kur thirreshin në kohë lufte dhe nuk merrnin mundimin ta bënin një gjë të tillë. Gjithashtu, xhonturqit nuk i kishin paguar detyrimet e tyre për asnjë prej të moshuarve. “Drejtësia ishte aq e keqe sikur të ishe nën regjimin e vjetër dhe aktet e tiranisë së vogël ishin po ashtu të shpeshta. Fakti i të qenit i harruar, ta quaje veten shkipëtar (albanian) ishte një fyerje e rëndë për ndjesinë kombëtare, ashtu siç ishte përdorur nga shumë katolikë shqiptarë si përbuzje termi për një turk. Dështimi i xhonturqve Shpresat se arsimimi do të ishte i mundur nën regjimin e ri ishte shuar shumë shpejt. Vetë njerëzit kursyen lekët dhe nisën një shkollë në Elbasan, e cila dikur ishte përdorur si çerdhe për bebet. Gjithashtu kishte filluar shtypja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Qeveria, që kishte premtuar se do të jetë liberale, e pengoi arsimimin në mënyrë brutale. Ajo bllokoi përdorimin e alfabetit latin. Një protestë e përgjithshme ishte bërë kundër këtij veprimi të padrejtë. Çarmatosja e shqiptarëve Ishte i kuptueshëm shqetësimi te vëzhguesit e paanshëm se Shqipëria ndodhej në gjendjen e një revolucioni të brendshme dhe se të gjithë atje ishin në një gjendje që të ngriheshin për ta bërë një gjë të tillë. Pavarësisht kësaj, qeveria turke dërgoi një komision që të investigonte situatën dhe protestat e para shpërthyen në radhët e myslimanëve të Vilajetit të Kosovës. Ato ishin shtypur me forcën mizore të ushtrive, fillimisht nën drejtimin e Xhavid Pashës dhe më pas të T. Pashës. Katolikët ishin më të prekurit nga aktet e tmerrshme, megjithëse nuk morën pjesë në revolucionet e vitit 1910, por ata besuan se duke qenë nën mbrojtjen e Austrisë, do të mund të shpëtonin nga e keqja. Për këtë, ata, sipas këshillës së austriakëve, dorëzuan armët e tyre kur ua kërkuan për ta bërë një gjë të tillë dhe e lejuan ushtrinë turke të kalonte mes për mes Shkodrës. Emigrimi drejt Malit të Zi Dhe qeveria e re nuk u kishte dhënë njerëzve akoma asnjë shenjë se gjërat mund të përmirësoheshin. Të gjithë ata e dinin se Kushtetuta ishte ajo që ishte bërë shkas që shumë njerëz të burgoseshin, shumë të tjerë të vriteshin dhe u kishte marrë armët. Dhe tani u kërkonte paratë dhe fëmijët e tyre. Një e dhjeta e të ardhurave shkonte për shpenzimet e kushtueshme ushtarake dhe pak prej tyre për punët e ndryshme publike. Madje, sa kishte nisur financimi për një rrugë. Kjo mund t’i çonte njerëzit drejt paqes dhe progresit. Por turqit vetëm mund të shkatërrojnë dhe asnjëherë të ndërtojnë. Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 16 korrik 1911 G. Shqip
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||