E shtune, 22-11-2008, 05:10pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Historia
 
Shqipëria nën sundimin osman - Parathenie
E premte, 25-05-2007, 04:30pm (GMT)

Historia e Shqipërisë nën sundimin osman gjatë shek. XVI-XVIII ka qenë trajtuar, si pjesë e tretë e vëllimit të parë të Historisë së Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1959, shkruar nga një grup autorësh.
Në vitin 1972 u botua si dispensë (Pjesa III e vëllimit të parë), tekst për studentët e universiteteve të vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naçi. Në vitet 1983-1984, kur u botuan vëllimet II, III dhe IV të Historisë së Shqipërisë, kjo pjesë, ashtu si gjithë vëllimi i parë, nuk u botua. Ajo u ruajt si dorëshkrim në Arkivin e Institutit të Historisë dhe u vu në përdorim të pedagogëve e të studiuesve.
Në këtë botim të ri të Historisë së popullit shqiptar, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX përbën pjesën e tretë të vëllimit të parë dhe është shkruar nga këta autorë:
Kreu I (1,2,4), Zhvillimi ekonomik i tokave shqiptare (shek. XVI - mesi i shek. XVIII), dhe Kreu II, Zhvillimi politik i tokave shqiptare. Kryengritjet e armatosura (shek. XVI – mesi i shek. XVIII), janë hartuar nga prof. dr. Selami Pulaha dhe janë redaktuar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Zona e çifligut (Kreu I/3) është shkruar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli.
Kreu III, Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar. Përhapja e fesë islame (shek. XV-XIX), është shkruar nga Ferit Duka.
Kreu IV, Pashallëqet e mëdha shqiptare (1771-1831), është hartuar nga dr. Stavri Naçi dhe është redaktuar nga prof. as. dr. Ferid Duka.
Kreu V, Kultura dhe arsimi në shek. XVI-XVIII është shkruar nga një grup autorësh:
Koha e përhapjes së fjalëve shqip, shqiptar dhe Shqipëri nga prof. Shaban Demiraj; Letërsia shqipe në shek. XVI-XVII dhe Letërsia shqipe gjatë shek. XVIII nga prof. dr. Jorgo Bulo; Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës nga prof. Dhimitër Shuteriqi; Arkitektura në shek. XV-XVIII nga prof. dr. Gjerak Karaiskaj; Artet figurative në shek. XVI-XVIII nga Mustafa Arapi dhe Gazmend Muka.
Për hartimin e Kreut III të kësaj pjese është pasur në konsideratë në mënyrë të veçantë studimi i prof. dr. Muhamet Tërnavës (Prishtinë) Ndryshime në strukturën fetare në Kosovë.

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Sami Repishti: Nën hijen e Rozafës (XI)
Petrit A. Velaj: Nje dritare burgu (III)
Fritz Radovani: Një monument nën dhé (XIII)
Jusuf Osmani: Klonizimi serb i Kosovës (XII)
Fundviti 1940, përgjakja masive e popullsisë çame
Si e boshatisën Çamërinë bandat e kriminelit Zerva
Jusuf Osmani: Klonizimi serb i Kosovës (XI)
Abas Fejzullahi: Persekutimi, vrasja dhe shperngulja e cameve nga barbaret greke
Urim Gjata: Revolta e 20 maj 1984 në burgun e Qaf Barit
Nijazi Ramadani: 64 vjetori i rezistencës së armatosur...

Ndryshoni Pamjen
[Krye]