| Zemra Shqiptare | ||||
|
Hebrejte ne Shqiperine komuniste E hene, 26-05-2008, 10:19am (GMT) Nga Ilira Sulo Në historinë botërore hebrenjtë i përkasin atij populli që më shumë se gjithë popujve të tjerë i ¸shtë dashur të udhëtojë në kërkim të tokës s¸ vet. Në fillimet e kësaj historie, rrugëtimi i tyre u shoqërua me sjelljen para njerëzimit të një “Dhurate dhënë nga Zoti”, të njohur si “Dhjetë porositë”, dhe me të fillesën e një besimi që më pas do të pushtonte botën mbarë. Por ai nuk përfundoi deri në prag të shekullit të XX, aty ku ata kaluan periudha qetësie e prosperiteti, por në memorjen historike ¸shtë fiksuar dhe një rrugëtim tjetër i tyre drejt vdekjes së detyruar, e cila nuk i drejtohej individit, por një kombi, që si askush tjetër tërhoqi mbi vete urrejtje. Për fat të keq kjo nuk ndodhi në vitet më të errëta të mesjetës, në kulmin e inkuizicionit, por ndodhi në zemër të Evropës së qytetëruar, në gjysmën e parë të shekullit që lamë, në periudhën e inkuizicionit më të errët social-nacionalist të nazizmit gjerman. Pas luftës në Shqipëri Pas Luftës së Dytë Botërore, për gjithë periudhën që lidhet me hebrenjtë, mënyrën se si ata arritën t’i mbijetojnë shfarosjes, për fjalët që kishin të bënin me to: “Holokaust” ose “Shoah”, thuhet shumë pak, gati aspak. Pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare nuk e dinte kuptimin e tyre. Jashtë interesit shoqëror dhe atij shkencor mbetën dhe dokumentat e shumtë që dëshmonin për fatin e hebrejve në Shqipëri si para ashtu dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një farë mënyre u hesht dhe kjo jo nga mungesa e dëshmive dokumentare por nga “mungesa e dëshirës” për t’i lexuar. Për rrjedhojë, pavarësisht propagandës partiake në lidhje me hebrejtë si viktima të regjimit nazist dhe fashist, analiza e vërtetë shkencore e këtij fakti u la në hije. Ishte koha kur historia e shkruar ishte e përcaktuar, ajo s’ishte gjë tjetër vec një mjet ndihmës i propogandës zyrtare. Disa pyetje Po ç’farë ndodhi me hebrenjtë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore? Çfarë ndodhi me ata që mbetën në këtë vend që quhej Shqipëri, që fundi i luftës solli me vete dhe mbylljen e portave të shtetit, jo vetëm për popullin shqiptar por dhe për të gjithë ata që kërkonin rrugët për në shtëpitë e tyre? Si rrodhi historia e atyre hebrenjve që përsëri bashkë me shqiptarët përballuan një regjim që asnjë nuk do ta kishte dashur? Cila ishte politika zyrtare e ndjekur ndaj këtij populli që në luftë u ruajt me fanatizëm dhe në paqe i duhej të dëgjonte nga politika e kohës, se si vendi i tyre jo vetëm nuk shihej me sy të mirë por që me rrjedhën e viteve filloi të etiketohej nga kjo politikë si “sioniste”, apo si një “majë e shigjetës së imperializmit amerikan” e kështu me rradhë? Kontradikta Numri i hebrenjve që erdhën dhe mbetën në territorin shqiptar ¸shtë kontradiktor. Mendohet se në Shqipëri pas lufte kishte nga 600 deri 1000 hebrenj, nga të cilët mbetën rreth 200 dhe që formonin afërsisht 75-85 familje . Ata vazhduan të jetonin këtu në fillim kryesisht për arsye familjare, pastaj për shkak të politikës izolacioniste që u ndoq nga politika e kohës, duke e bërë largimin e tyre të largët, deri në fillimet e viteve ’90-të. Nga Shqipëria menjëherë pas lufte u larguan kryesisht ata hebrenj që kishin ardhur këtu gjatë viteve të luftës për t’i shpëtuar terrorit nazist. Me disa përjashtime, mbetën kryesisht hebrenjtë e ardhur më herët. Pro dhe kundër Izraelit Interesant e me vlerë ¸shtë analiza që i duhet bërë politikës shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore. Në të vihet re një politikë dualiste e njejtë në formë por e ndryshme në përmbajtje sipas luhatjeve konjukturale të partisë pushtet, sipas interesave apo orientimeve të saj, sa nga Bashkimi Sovjetik, e sa nga Kina, deri në momentin e shkëputjes prej tyre. Nuk u lejohet kthimi në atdhe Sipas dokumentit të kohës kjo njohje erdhi pasi “...Qeveria e Shqipërisë kishte ndjekur me interes përpjekjet që bënte populli i Izraelit për sigurimin e lirisë, indipendencës dhe sovranitetit të tij dhe gëzohej duke parë që këto përpjekje u kurrorëzuan me sukses në shpalljen e krijimit të Shtetit të Izraelit...”. Duke vazhduar me konsideratat e larta, kërkohej që sa më sipër t’i transmetohej Qeverisë dhe Shtetit të Izraelit. Akti përshëndetet fuqishëm nga komuniteti hebre që jetonte në Shqipëri përmes përfaqësuesve të tij, gjë që dëshmohet nga telegramet e falenderimit drejtuar kryetarit të Qeverisë Shqiptare nga ana e izraelitëve të qytetit të Vlorës, etj. Gjatë kësaj periudhe ka një letërkëmbim intesiv midis kreut të komunistëve të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të shoqatave dhe bashkësive hebraike në botë. Drejt izolimit të plotë Mos lejimi i tyre u justifikua se vetë hebrenjtë nuk kishin bërë kërkesë për ketë problem dhe se Qeveria Shqiptare nuk ka marrë ndonjë vendim që të dërgojë hebrenjtë me banim në Palestinë. Kërkesat përsëriten gjatë gjithë viteve 50-të (1950, 1955, 1958, etj.), ku ndër të tjera ndaj përgjigjes se ata kanë shtetësinë shqiptare, pala izrelite i përgjigjet se ajo disponon çertifikatat, dhe se Shqipëria ¸shtë i vetmi vend që nuk i përgjigjet dëshirës së tyre. Ndryshe ndodh në vitet ’60-të kur autoritetet komuniste të Tiranës pavarësisht se nuk kishin asnjë marrëdhenie diplomatike me Izraelin, lejojnë lënien e shtetësisë shqiptare nga një grup hebrenjsh që kërkuan të shkojnë në vendin e tyre. Kjo lidhet me momentin kur qevria e Izraelit i bën thirrje gjithë hevrenjve në botë, t’i përgjigjeshin thirrjes se, vendi i tyre ishte në rrezik. Një vit më vonë, më 3 shtator 1961, ministri i jashtëm izraelit, ish ambasadori Karrier Salmon, i propozon ambasadorit tonë në Bukuresht lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, duke u lutur që ky propozim t’i transmetohej qeverisë sonë, të cilës i kujtohej se e kishte njohur qeverinë izraelite dhe, në rast pranimi rezidenca mund të mos ishte në Tiranë. Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua në vitin 1964 me praninë e ish ambasadorit Elizer Doron. Në përputhje me zhvillimet politike në vend, periudha përkon me përkeqësimin e marrëdhënieve të Shtetit Shqiptar me Bashkimin Sovjetik, dhe ky moment mund të shihej si i përshtatshëm për një ndryshim kursi. Kjo nuk ndodhi pasi Shqipëria u lidh me një tjetër fuqi të madhe komuniste të kohës me Kinën. Shpresat për një ndryshim kursi qenë thjeshtë një iluzion. Bashkëvuajtës të diktaturës Në sfondin e kësaj politike hebrenjt dhe shqipëtarët bashkëjetonin me njeri tjetrin, duke përballuar njësoj politikën e kohës dhe sëbashku sforcoheshin që ta sfidonin atë. Të pavërtetat Sikurse ndodhte rëndom në Shqipërinë e asj kohe, në pamje të parë dukej sikur cdo gjë rridhte nën ritmet e një jete normale, hebrenjtë nuk keqtrajtoheshin. Shumë prej tyre u lejohej që të arsimoheshin dhe të punonin në sektorë të rëndësishëm, si tregti, financ, mjeksi, ndërtim, etj. Ky fakt shfrytëzohet nga regjimi i kohës që qëndrimin ndaj hebrejve pas clirimit ta cilësonte si zemërhapur, në mbrojtje të tyre, pa sjellje dyshuse dhe që nuk ndikohej nga qëndrimi qeveritar ndaj shtetit të tyre mëmë. Si shëmbuj merren dy hebrej të cilët kanë patur poste të rëndësishme, deri në prag të viteve 90-të. Të braktisësh traditat I vetmi fakt që qëndron ¸shtë që ndaj hebrenjve nuk u ndërmor një persekutim masiv i hapur, por edhe ata njësoj si dhe pjesa tjetër e popullisë vëzhgohej me kujdes në forma të sofistikuara. Pat nga ata që u arrestuan dhe që vdiqën në burgje të keqtrajtuar, njësoj sic ndodhte me të burgosurit shqiptarë , ashtu sic pat dhe nga ato që gëzuan poste drejtuese në administratën shtetrore. Pat nga ata që në përpjekje për tu larguar në drejtim të Italisë edhe u vranë në kufi nga forcat kufitare. Hebrejtë mësuan se duhej të tregoheshin të kujdeshëm në jetën e tyre. Ato tashmë e dinin se në Shqipëri ishte e rrezikshme të flitej në gjuhë te huaj, të lexoheshin libra të ndaluar, të shprehnin opinjone të caktuara, të dëgjonin radio apo të shikonin programe televizive të huaja. Megjithatë pat nga ata që duke marrë parasysh rezikun që i priste benin përpjekje të mësonin se cfarë ndodhte në pjesën tjetër të botës, duke dëgjuar Zërin e Amerikës dhe BBC. Si përgjigje ndaj sakrificës së popullit shqiptar gjatë luftës pat nga ata hebrenj që dhe vetsakrifikuan në mbrojtje të mbrojtësve të tyre, vetsakrifikim që i coi në dyert e burgut. Koha e lirisë Pas këtyre viteve mund të thuhet se dhe ndërthurja mes shqiptarëve dhe hebrenjve po behej më e plotë dhe gati e pandashme. Nuk mund të dalloje tek brezi i ri i ardhur nga martesat e perziera se ku fillonte shqiptari dhe ku mbaronte hebrei. Brenda familjeve të reja përpjekjet p¸r të ruajtur atë cka mund të ruhej nga tradita e tyre nuk reshtën. Megjithatë dalngadalë shumë gjëra po zbeheshin dukej se ato po bëheshin një dhe në ketë drejtim me shqiptarët. Me ardhjen e viteve 90-të zëri i të parëve filloi të thërriste në tokën mëmë hebrenjtë e Shqipërisë të cilët tani mund të shijonin lirshëm ajrin e tokës së ¸ndëruar. Me to në atdheun e tyre u kthye dhe jehona e popullit të vogël në numër por të madh në zemër jehona e shqiptarëve, që me mirësinë e tij diti ti fuste brenda shpirtit të tij, duke rezikuar të bëheshin njësh, me një popull fisnik në gjenezë por që u fisnikërua akoma më shumë në peripecitë e historisë së tij. Në vitin 1991 vendosen dhe marëdhënjet e diplomatike mes dy shteteve duke i dhënë fund kalvarit të gjatë të përpjekjeve 40 vjecare. Koha e një rishikimi Për herë të parë hapen arkivat dhe fillon botimi i materialeve dokumentare që i përkasin periudhave të ndryshme kohore, qofshin këto të largëta apo të afërta. Përherë të parë në vitin 2004 miratohet ligji mbi “Shpalljen e ditës së kujtesës”. Për ketë periudhë historike hulumtimi sapo ka filluar dhe për ti shkuar deri në fund duhet kohë, pasi dhe koha e ngjarjes historike ¸shtë e afërt. Me daljen në dritë të të gjithë burimeve dokumentare, historia e hebrenjve pas luftës së dytë botërore do të bëhet edhe më e plote dhe më afër të vërtetës historike. Rëndësi ka që rrjedha historike tashmë i ¸shtë kthyer normalitetit, dy popujt tani mund të flisnin lirshëm dhe të vlerësonin botërisht sakrificat e përbashkëta, gjatë një periudhe të shkurtër kohore por të gjatë shpirtërore. Milosao
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||