| Zemra Shqiptare | ||||
|
Sot, 129 vjet nga lindja e alfabetit shqip E merkure, 05-03-2008, 12:13am (GMT)
Ne vitin 1879, para ketij komisioni te alfabetit u paraqiten kater projekte te ndryshme, te cilat u diskutuan duke patur parasysh kriteret shkencore, politike dhe praktike qe duheshin per gjuhen shqipe. Nga keto projekte ky komision me 6 mars te vitit 1879 miratoi alfabetin e Sami Frasherit (i njohur me vone si alfabeti i Stambollit), qe bazohej ne alfabetin latin. Pikerisht ky alfabet do te ishte me vone edhe projekti i alfabetit kombetar te gjuhes shqipe. Komisioni i alfabetit botoi vepren e pare me alfabetin me titull “Alfabetare e gjuhes shqipe”, e cila permbante pervec alfabetit te Stambollit, disa shkrime mesimore te pergatitura nga Sami Frasheri, Pashko Vasa, Jani Vreto, etj. Pervec alfabetit te Stambollit, po kete vit u mblodh nje konference ne Stamboll, ku perfaqesohej popullsia shqiptare e tri besimeve dhe e krahinave kryesore te vendit nga Kosova deri ne Cameri. Konferenca themeloi “Shoqerine e Stambollit” dhe miratoi kanonizmen e saj. Kryetar i kesaj shoqerie u zgjodh Sami Frasheri. Qellimi kryesor i saj ishte botimi me alfabetin e Stambollit te librave shkollore qe do te sherbenin si berthame e rrjetit arsimor kombetar. KOHA JONE
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||