E enjte, 04-12-2008, 07:17am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Elita Kombëtare
 
Apel për të përçuar më shumë librat e tezat e Aristidh Kolës
E hene, 06-10-2008, 11:32pm (GMT)

Aristidh Kola
Nga Gazeta 55
 
Homazh për albanologun e madh dhe arvanitasin më të njohur të ditëve tona, në 8 vjetorin e ndarjes nga jeta Ne 11 tetor mbushen 8 vjet nga vdekja e studiuesit te njohur arvanitas Aristidh Kola. i lindi më 8 korrik 1944 ne Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga arvanitas. Studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ne 1983 përfundoi librin e tij të famshëm, "Arvanitasit dhe origjina e grekëve" (sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese “55”), që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporë. Aristidh Kola botoi revistën tashmë të njohur, "Besa", si dhe revistën tjetër periodike, "Arvanon". Ketu ai botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri "Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit", i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët Korsikës. Ne vitin 1999 Aristidh Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së. Ai iu kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi. Kola, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë "Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Aristidh Kola u sëmur krejt papritur më 24 maj 2000 dhe të mërkurën e 11 Tetorit 2000, jeta e tij u shua duke lënë pas gruan Nansi, vajzën Polikseni, djalin Pano si dhe veprat që shkroi dhe e bëjnë emrin e tij të pavdekshëm në historinë e arvanitasve që është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë. Per kontributin e tij te vecante per ceshtjen shqiptare ai eshte dekoruar nga Presidentet Sali Berisha dhe Rexhep Mejdani. Ne vitin 2004 kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i dorëzoi zonjës Nansi Kola (gruas së Aristidhit), një fletë mirënjohje të Qeverisë së Kosovës për veprën dhe aktivitetin e bashkëshortit të saj, Aristidh Kola, në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. Pas kësaj, Kuvendi Komunal i qytetit të Skënderajt, i akordoi arvanitasit Aristidh Kola, titullin "Qytetar Nderi i Skënderajt”. Përpjekjet për ta vrarë për herë të dytë/Vrasja e dytë e Aristidh Koles po vazhdon intensivisht pas 11 tetorit 2000. Po behen tere perpjekjet per ta vrare per here te dyte Aristidh Kolen, per te varrosur bashke me trupin, edhe vepren e tij. Duhet bere shume qe te ndalet “vrasja” e dyte e Aristidh Koles.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Kadri Mani: Pleqnarja Fatime Gjata
Hysen Ibrahimi: Ditëlindja e të madhit Dr. Ibrahim Rugova
Thanas L. Gjika: Shqipëria vijon të nxjerrë trima si Gjergj Elez Alia
Adem Jashari, Hero i Kombit
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Musineja, shkrimtarja rebele e totalitarizmit
Heroinë e Idesë Kombëtare Marigo Posio
Urim Gjata: Si përfundoi në burgun e Qaf Barit Petrit Bazelli, nipi i atdhetarit Pasho Kolanecit
Gjon Frani Ivezaj: At Anton Luli, dëshmitar e mbijetues i torturave çnjerëzore
Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani

Ndryshoni Pamjen
[Krye]