E enjte, 04-12-2008, 12:20am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Elita Kombëtare
 
Granit Zela: Vedat Kokona
E enjte, 18-09-2008, 05:34pm (GMT)

Granit Zela
VEDAT KOKONA

Nga Granit ZELA

Vedat Kokona lindi më 8 gusht 1913, në Izmir, të Turqisë, nga një familje intelektuale shqiptare. I ati, Elmazi, ishte avokat. Më 1920 kthehet në Tiranë, ku kreu shkollën fillore. Më 1935 përfundoi Liceun e Korçës. Pastaj ndoqi studimet e larta në Paris për drejtesi. Që kur ishte nxënës, ra në sy prirja e tij për mësimin e gjuhëve të huaja. Gjuhën frënge e përvetësoi mjaft mirë. Pas përfundimit të shkollës, u emërua në gjykatën e Krujës, ku nuk shkoi të merrte detyrën. Më vonë, emërohet mësues i Gjuhës Shqipe në Liceun e Korçës. Aty, Kokona, u dallua si një mësues i zoti dhe intelektual neutral. Në fillim të viteve ´40 e emëruan në gjimnazin e Tiranës.

Me pushtimin fashist, kur Kokona punonte si mësues, do t´i kërkohej që të spiunonte nxënësit dhe të merrej me punë, që nuk mund t´i pranonte karakteri i tij. Kështu, kjo ishte dhe arsyeja që dha dorëheqjen nga profesioni i mësuesit. Pas luftës shërbeu si mësues në gjimnazin “Qemal Stafa”. Më 1949 emërohet redaktor dhe përkthyes në Shtëpinë Botuese “Naim Frasheri”. Për një kohë të gjatë punoi si pedagog në Universitetin e Tiranës. Ai shërbeu si mësimdhënës në katedrën e gjuhës frënge, gjersa doli në pension.

Vedat Kokona është doktor “Honoris Causa” i Universitetit të Tiranës, “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe të Letërsisë”, “Oficer i Palmave Akademike Franceze”.  Vedat Kokona ja kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të punës rrezatimit të gjuhës frënge. Ai ishte një nga leksikologët më të mirë të kësaj gjuhe. Nga mendja dhe dora e tij dolën mjaft fjalorë shqip-frëngjisht dhe anasjelltas. Fjalorin e parë e botoi në vitin 1932. Fjalori i fundit është me 40-mijë fjalë. Ai është autori më i rëndësishëm në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë.

Kokona është një nga përkthyesit më të njohur të vendit tonë. Qysh në moshë të re dha kontribut të ndjeshëm në lëmin e përkthimeve në poezi dhe në prozë. Nga ai janë përkthyer në shqip vepra të tilla si “Ana Karenina” e Leon Tolstoit, “Fundërinat” e Gorkit, “Saga e Forsajtëve” e Gollsuarthit, “David Koperfild” të Dikensit etj. Kokona ka sjellur në shqip rreth 15 mijë vargje nga poezia botërore.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Hysen Ibrahimi: Ditëlindja e të madhit Dr. Ibrahim Rugova
Thanas L. Gjika: Shqipëria vijon të nxjerrë trima si Gjergj Elez Alia
Adem Jashari, Hero i Kombit
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Musineja, shkrimtarja rebele e totalitarizmit
Heroinë e Idesë Kombëtare Marigo Posio
Urim Gjata: Si përfundoi në burgun e Qaf Barit Petrit Bazelli, nipi i atdhetarit Pasho Kolanecit
Gjon Frani Ivezaj: At Anton Luli, dëshmitar e mbijetues i torturave çnjerëzore
Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani
Jup Kastrati: Anton Mazreku për gjuhën dhe letërsinë shqipe

Ndryshoni Pamjen
[Krye]