E enjte, 04-12-2008, 12:12am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Elita Kombëtare
 
Vitore Stefa Leka titullohet “Qytetare Nderi”
E hene, 15-09-2008, 07:03pm (GMT)

Vitore Stefa Leka - Qytetare Nderi e Beratit
Nga Xhovani Shyti

Me vota unanime, këshilltarët e Bashkisë i kanë akorduar humanistes beratase, Vitore Stefa Leka, titullin “Qytetare Nderi” e qytetit 2400-vjeçar. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë, të mbajtur ditën e premte, mbështetur në kërkesë-propozimin e një grupi intelektualësh të këtij qyteti. “Dhënia e titullit të lartë të nderit zonjës Stefa është pjesë e zgjerimit të mëtejshëm të iniciativës së bashkisë së qytetit në evidentimin dhe vlerësimin e figurave të shquara të dala nga radhët e familjeve beratase”, - shprehet z. Fadil Nasufi, kryebashkiaku i Bashkisë së qytetit të Beratit, duke shpjeguar se, krahas Vitore Stefës, tituj të ngjashëm nderi iu janë akorduar edhe disa figurave të tjera, të shquara në kontributin e dhënë për pranimin e qytetit të Beratit në UNESCO. Motivi i dekorimit të zonjës Vitore Stefa Leka ka qenë kontributi human i dhënë prej saj midis emigracionit beratas, atij shqiptaro-kosovar, por edhe komunitetit italian të Triestes e më gjerë, ku prej vitesh figura e saj ka pushtuar vendin e nderit.

Vitore Stefa Leka është bijë e një familjeje qytetare beratase, të shquar për patriotizëm dhe ndjenja humane. I ati i saj, profesor Kostaq Stefa, “Martir i Demokracisë”, u pushkatuar padrejtësisht në vitin 1948, me akuzën e pavërtetuar kurrë si: “agjent i amerikanëve”. E ëma mban titullin e lartë “Mësuese e Popullit”.

Që prej muajit shtator të vitit 1990 Vitore Stefa Leka jeton në qytetin italian të Triestes. Dëshmi e respektit për bamirësinë dhe humanizmin e saj është konsiderimi “Nënë Tereza e Triestes”, një cilësim ky i pranuar zyrtarisht edhe prej autoriteteve lokale të qytetit të Triestes, të cilët e kanë zgjedhur anëtare të Këshillit të Emigracionit në Komunën e Triestes. Motoja e veprimtarisë së zonjës Stefa mbështetet në sentencën “Sot, ne shqiptarët duhet të jemi të bashkuar, t'i harrojmë hakmarrjet dhe përçarjet, nuk duhet të rrimë me kokën prapa”. Përveçse një aktiviste humane, Vitore Stefa Leka është edhe krijuese letrare. Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, e njohur si poete dhe prozatore, me disa botime të suksesshme. “La Liberta” dhe “Poezi që merr frymë pas pushkatimit”, janë vëllimet me poezi të botuara në vitin 1992, për t’u ndjekur nga një tjetër vëllim me poezi i botuar në vitin 1995, me titull “Jetoj Ringjalljen”. Në vitin 2004 botohen dy libra të tjerë të saj, përkatësisht “Vetmi e largësisë”, vëllim me poezi dhe “Plagë Shpirti”, tregime. Librat e krijueses beratase, Vitore Stefa Leka, tashmë edhe “Qytetare Nderi”, përveçse në Shqipëri-Kosovë e Maqedoni e kanë gjetur rrugën e botimit në Itali, Rumani e Bullgari.

Që prej dy vjetësh është anëtare nderi e Bashkimit të shoqatave shqiptaro -arbëreshe, me seli në Rimini. Në Kongresin e Parë të Lidhjes Shqiptare në Botë, që u mbajt në Prizren, më 26-27 Nëntor të vitit 2001 është zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar të kësaj lidhjeje. Ndërkohë, nga ish-presidenti, Alfred Moisiu, është dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes, për punën e saj humane dhe veprimtarinë patriotike, të ushtruar në këto 17- vjet emigracion.

Tema

Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Hysen Ibrahimi: Ditëlindja e të madhit Dr. Ibrahim Rugova
Thanas L. Gjika: Shqipëria vijon të nxjerrë trima si Gjergj Elez Alia
Adem Jashari, Hero i Kombit
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Musineja, shkrimtarja rebele e totalitarizmit
Heroinë e Idesë Kombëtare Marigo Posio
Urim Gjata: Si përfundoi në burgun e Qaf Barit Petrit Bazelli, nipi i atdhetarit Pasho Kolanecit
Gjon Frani Ivezaj: At Anton Luli, dëshmitar e mbijetues i torturave çnjerëzore
Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani
Jup Kastrati: Anton Mazreku për gjuhën dhe letërsinë shqipe

Ndryshoni Pamjen
[Krye]