| Zemra Shqiptare | ||||
|
Presidenti Ibrahim Rugova në Atverpen të Belgjikës u shpall Senator Nderi i Evropës E enjte, 10-04-2008, 06:23pm (GMT)
Atverpen/Bruksel, 2 shkurt 2004 - Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar dje pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më ememinente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë. Në traditën 43-vjeçare me këtë titull janë nderuar personalitete si ish-kryeministra apo ish-presidentë, ish-ministra. Duke folur më tutje për figurën e Ibrahim Rugovës, zoti Habsburg tha se ai vazhdon të punojë dhe të mbështesë lëvizjen evropiane, pas mendonte se liria e popullit të tij, do të ishte e mundur vetëm nëpërmjet krijimit të një Evrope të bashkuar. "Ka shumë që nuk e kanë kuptuar, apo e kanë keqintepretuar, duke u ndalur thjesht te fakti që Rugova është mysliman. "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjeherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet", tha ai. Në fund të fjalimit të tij, Oto fon Habsburg tha: "Mesazhi është që në një zonë nga më kritikët në Evropë, ne kemi një njeri tek i cili kemi besim. Sakrifica e gjithë jetës së tij nuk ka shkuar huq. Zoti e ka krijuar njeriun me imazhin e tij dhe duke ndjekur parimin e feve tona monoteiste, ne do të arrijmë që të ndërtojmë një Evropë të bashkuar, vëllazërore dhe tolerante, duke jetuar në paqe". Në fund të fjalimit të zotit Babsburg për figurën dhe personalitetin e Ibrahim Rugovës, në sallën e mbushur me personalite evropiane shpërthyen duartrokitje të gjata, ku kishte edhe shumë shqiptarë, të cilët ngritën flamurin shqiptar, duke e shoqëruar Senatorin shqiptar të nderuar të Evropës edhe në dalje të Pallatit të kongreseve të Atverpenit. "Ne ndërtuam këtë lëvizje paqësore për liri, pavarësi e demokraci për të mbrojtur ekzistencën tonë nacionale, vlerat tona dhe vlerat njerëzore të një populli. Në ndërkohë ne ndërtuam edhe strukturën shtetërore të Kosovës, përmes akteve madhore, siç ishin Deklarata e Pavarësisë (korrik '90), Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shtator '90) si dhe Referendumi për Pavarësinë e Kosovës (shtator '91). - Në vitin 1998, kur lëvizja jonë u forcua dhe shteti ynë afirmohej gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare, - tha Presidenti Rugova - Beogradi vendosi ta shkatërrojë me sulm të armatosur, duke shkaktuar masakra e shkatërrime masive. Duke folur për Kosovën e pasluftës, Presidenti Rugova tha se "për katër vjet e gjysmë në liri Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës". "Ishin këto vite të forcimit të lirisë, të sigurisë, të ekonomisë dhe të demokracisë. Institucionet e Kosovës të themeluara në bazë të zgjedhjeve nacionale të vitit 2001 funksionojnë me sukses". Ndërkaq, duke folur për objektivat e institucioneve të Kosovës, Dr. Rugova veçoi zhvillimin ekonomik, privatizimin, sigurinë për investime dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë si dhe integrimin dhe mbrojtjen e grupeve etnike, apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës. Në vazhdim të fjalës së tij Presidenti i Kosovës, tha se ai punon dhe insiston për njohjen formale e më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Në këtë proces të progresit të Kosovës, ai tha se institucionet vendore po punojnë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave tek institucionet shtetërore të Kosovës, që ato të jenë më efektive. Në vazhdim Presidenti Rugova tha: Duke i falenderuar edhe njëherë senatorët e pranishëm evropianë për titullin e akorduar, Presidenti Rugova tha se kjo "është mirënjohje për mua dhe për vendin tim". "Le të jetë shenjë pozitive se vendi im së shpejti si vend i pavarur do të gjendet edhe formalisht në familjen e madhe evropiane, aty ku e kishte vendin gjithmonë, sepse Kosova e sotme është Dardania centrale antike iliro-shqiptare, pra, Dardania e Justinianit, vend i një civilizimi që qëndron në themelet e civilizimit modern evropian e perëndimor". Ndërkaq, në fund të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha: "Duke pranuar titullin Senator Nderi i Evropës, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia në të mirën e vendit tim, në të mirën e popujve evropianë dhe në të mirë të miqësisë me SHBA dhe me popujt e tjerë të botës dhe për forcimin e paqes dhe të lirisë në botë". www.trepca.net
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||