E enjte, 04-12-2008, 05:02am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Elita Kombëtare
 
Patër Zefi dhe domethania e të vërtetës
E shtune, 13-10-2007, 11:03pm (GMT)

Nga Migjen Kelmendi

Pater Zef Pllumi dhe kryredaktori i "Javes" Migjen Kelmendi. Shkoder, 2003 - Tubimi i shkrimtareve "Exodus"
E kisha zor me e botue kete foto me at Zefin. Por po e shfrytëzoj rastin me e ba publike nji dashamirësi dhe nji dashni që at Zefi tregoi për mue gjatë qëndrimit tem n’Shkodër, në vitin 2003. M’i kishte dërgue, me kanale kishtare tana librat e tij botue mbas daljes nga burgu. Me përkushtim e me dashni njeriu t’Zotit, m’përgëzonte për qëndrimin dhe punën teme.

Kur na ra n’Shkodër edhe me u pa e njoftue, ai nuk kurseu gzimin e tij, e une fjalët ma admiruese e dashninë ma të madhe që kisha për nji ikonë shqiptare.  Më ndau menjihere nga ai grup shkrimtarsh tubue nga Ministria e Kulturës e Shqipnisë në “Exodus 2003”, dhe me afrinë që vetëm e vërteta e përbashkët e krijon, shkuem bashkë në çelën e tij, aty ku edhe kishte shpinë. Ndejëm nji copë kohe shoqnue me përkthyesen franceze të librave të tij, Odile Daniel, dhe u çmallëm.

At Zefin, jetën dhe veprën e tij e kam reliktin ma të randësishëm temin për të vërtetën shqiptare mbas triumfit të Revolucionit Proletar n’Shqipni. Me vdekjen e tij nuk ka vdekë e vërteta për këte civilizim shqiptar që u ruinue e u përçudnue me eksperimentin ma të madh shoqnor komunist n’Ballkan. Rrrno vetëm për me tregue, vepra e tij jetësore asht e gjallë. Njashtu si e vërteta për te. Njashtu si dashnia e respekti  jem për te. Njashtu si dashnia e respekti i shumë patriotëve shqiptarë për të cilët, e vërteta e Shqipnisë asht e paçmim dhe e vlen çdo sakrificë.

At Zefin e kam shembull se sa e randësishme për njeriun asht e vërteta. Sa shumçka mun përballon njeriu vetëm e vetëm me mbet gjallë e me dëshmue.  Devotshmënia ndaj Zoti, dhe dashnia ndaj atdheu jam i bindun se ja kanë mëkue shpirtin gjatë asaj kohe kalue burgjesh komuniste shqiptare.

Nuk kishim nevojë shumë me folë mes vedi e me u njoftue. Folshim si dy njerëz të afërt, si dy njerëz që e dijnë se çka ka ndodh me këte vend e me këte civilizim. E vetmja gja që na preokuponte ishte sa shpejt e sa ka me kushtue riparimi kulturor e shpirtnor i këtij civilizimi.

Interesohej për Kosovën, për situatën politike. Interesohej për Gegnishten dhe mundësinë që Gegnishtja me e fitue bile n’Kosovë nji status shoqnor.  Më pytte a ka tjerë andej që dijnë këte që na dy e dijmë, e une më duhej mos me ja thanë tanë të vërtetë për mos e me e zhgënjye. Si me i kallxue që n’Ferizaj kemi enverista që janë të gatshëm me u ba prrallë tashti për ‘të vërtetën’ e tyne – Enver Hoxhën – e po kërkojnë me emnue rrugë e sheshe.

Cila asht e vërteta për këte civilizim? Si përcaktohet ajo? Kush e përcakton?

Kultura shqiptare e pati nji gjegje në këto pyetje, nji model jete e vepre, trupi e shpirti, që u flijue dhe jetoi për të vërtetën shqiptare.

Kjoft bekue!

Gazeta Java

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Kadri Mani: Pleqnarja Fatime Gjata
Hysen Ibrahimi: Ditëlindja e të madhit Dr. Ibrahim Rugova
Thanas L. Gjika: Shqipëria vijon të nxjerrë trima si Gjergj Elez Alia
Adem Jashari, Hero i Kombit
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Musineja, shkrimtarja rebele e totalitarizmit
Heroinë e Idesë Kombëtare Marigo Posio
Urim Gjata: Si përfundoi në burgun e Qaf Barit Petrit Bazelli, nipi i atdhetarit Pasho Kolanecit
Gjon Frani Ivezaj: At Anton Luli, dëshmitar e mbijetues i torturave çnjerëzore
Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani

Ndryshoni Pamjen
[Krye]