| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kaleidoskopi i Nolit, Ringjallja e nje jete E shtune, 03-02-2007, 09:18pm (GMT) Duke shkruar per Fan Nolin, Nasho Jorgaqi te kujton nje skulptor antik qe skalit nje nga relievet me te rendesishme per nje Parthenon te kujteses shqiptare. Personalitetet e nje kombi, dihet, nuk ka asnje sekret, asnje padrejtesi absurde, jane te vdekshem fizikisht. Homeri perdorte emertimin "vdeketar" per njerezit. Por nuk harronte t'i mbiquante shpesh edhe si "vdeketare hyjnore". Fizikisht, je i kufizuar. Shpirterisht, mund te mos harrohesh. Pa dyshim, qe ketu veprom perjashtimi i madh. Jo te gjithe, nuk duhet te harrohen, por eshte krejtesisht e drejte qe te tjetert edhe te harrohen. Kjo ka lindur nje dileme te madhe te njerezimit: Nese njerezit e medhenj, nuk harrohen, atehere si do te percillen tek pasardhesit jeta e tyre e dikurshme, ne forme miti apo me nje mundesi te afrimit autentik? Mitizimi ka qene gjithmone nje modul. Apologjia ka qene gjithmone nje konceptim. Saktesia akribike, eshte nje ide me e sakte. Keshtu ka lindur shkolla historike, disa menyra shkrimore per figurat e medha. Modeli i Plutarkut, ka patur nje sukses te hatashem. Ky model funksionon ende edhe sot. Biografite plebiciste, bazohen mbi dialektiken. Ato jane te veshtira, por jo te pamundura. Por kufiri midis historise dhe letersise, perhere eshte i brishte. Si duhet vepruar? Andre Morua, Karlaiti, Emil Ludvigu dhe Stefan Zvajgu, kane hapur hulli te mrekullueshme, ata kane krijuar nje kujtese te specializuar. Gjithmone te bazuar ne krahasueshmerine, vendosjen e figurave ne nje kostelacion. Tradita shqiptare, e rikthimit te kujteses, ka shembelltyra te mrekullueshme. Do te kujtoja ketu bemen titanike shkrimore te Marin Barletit per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Mund te thuhet se mprehja e penes barletiane, beri qe te mos ndryshket shpata kastriotase. Nje koncept me kriticist ka patur Frang Bardhi i cili kerkon ta shpetoje fjalen "apologji" nga retorika, me nje metode kriticiste, moderne, si ajo e Montenjit, ai mbron shqiptaresine e Skenderbeut, rrezon mitet e falsifikimit. Keshtu, tradita letrare shqiptare vjen inkadeshente nga fundi i Mesjetes. Nese nuk do te ishin keto kryevepra, kujtesa do te ishte me e zbehte per ne shqiptaret. Por kjo hulli, eshte teper e kushtueshme, vetemohuese, duket sikur nje autor i kushtohet te tjereve, egocentrizmi i autorit, zhduket plotesisht. Megjithate, ketu kemi te bejme me nje mrekulli humaniste, qe duhet ripetrerire. Te shkrush nje liber jete, per nje personalitet te kultures dhe te historise, do te thote te jesh teper i qarte me ate qe ben, jo vetem te kuptosh, por edhe te reflektosh. Keshtu, fisnikerimi behet i dyfishte, per tjetrin dhe per veten. Keto rreshta jane nje paradhome kuptimore per te folur per jeten dhe vepren e patriarkut te kultures shqiptare, Fan Noli. *** Mund te ishte shkruar edhe ne nje menyre tjeter, sipas llojit centaur. Po te shihet me kujdes, bigrafia e nje jete, buron nga bibliografia, ne ato kushte te brendshme, percaktuese horizontahapese, krijuese, sqae ne per nje invers te mrekullueshem mund te themi te sigurte dhe te perkore se eshte bibliografia ajo qe ka percaktuar biografine. Biologjikisht, te gjithe kane nje biografi. Ne optiken kulturore, jo te gjithe e kane nje bibliografi. Ajo qe duket, e bere nga njeriu (raporti i shkak pasojes), eshte ne te vertete, ne nje pikepamje me te thelle dhe me dialektike, ajo qe e ben vete njeriun. Eshte vepra qe e krijon autorin. Kjo nuk eshte nje e vertete ezoterike, por nje e vertete substanciale. Vepra e Nolit e ka bere perfundimisht, e ka monumentalizuar jeten e Nolit. *** Duke shkruar biografine e Fan Nolit, me nje perkushtim kaq te cuditshem, Nasho Jorgaqi te kujton nje skulptor antik qe skalit nje nga relievet me te rendesishme per nje Parthenon te kujteses shqiptare. Ai meriton cdo pergezim, por jo fjale rituale dhe hipokrite. Ai ka punuar si askush, ka krijuar keshtu ate qe mund ta benin, ose duhet ta benin institute te tera. Keshtu, biografia e Nasho Jorgaqit eshte nderthurur me biografine (per cudi post mortum), te Fan Nolit. Jorgaqi ka udhetuar mbi qytezen e lindjes se Fan Nolit, ne Ibrik Tepe, ka vizituar te gjitha stacionet biografike nga Azia, ne Europe dhe ne Amerike, deri tek varri i Nolit. Eshte njesoj si teknika, qe njihet mire nga kineastet e rikthimit mbrapsht te nje filmi qe tregon nje shperthim te madh, deri ne cakun nismetar. Kjo ka qene magjia e kerkimit, mekanizmi mendor, dashuria dhe perkorja e habitshme e Jorgaqit per Nolin. *** *** *** Keshtu, ai eshte cliruar nga te gjitha kufizimet per te thene te verteten. Ai e larteson Fan Nolin si nje kampion te vetedijes. Vete Fan noli ka shkruar nje autobiografi te tij. Nje gje te tille, e ka bere edhe De Rada. Konica e refuzoi gjithmone nje veprim te tille. Migjenit as nuk i shkoi ne mendje nje ide e tille. Fan Noli nuk ishte i pandikuar ne kete rrafsh pa autobiogafite e Shen Agustinit apo te Blez Paskalit. Vete Fan Noli shkroi dy kryevepra te hatashme. Ate per Gjergj Kastriot Skenderbeun dhe ate per Bethovenin dhe Revolucionin Francez. Pa harruar te shkruaje edhe per historine e Kishes autoqefale Shqiptare. Mund te them qe edhe shkrimet e shkurtra per Monteverdin, Profetit Muhamed, Makiavelin etj, nuk bejne gje tjeter vecse riperterijne hulline panteokine te kujteses te njerezimit dhe te Shqiperise. Nga ky aspekt, Fan Noli eshte teper i plleshem, ftillezues, frymezues, ai te jep nje lende te gatshme, jo thjesht nje mineral te papunuar, por floririn e nxjerr nga ky mineral. Te gjitha keto, e kane ndihmuar Nasho Jorgaqin. Ne te vertete, libri i Nasho Jorgaqit, eshte nje shumesi monografish. Eshte i hollesishem, dhe vepra kampione e nje disipline studimore qe une do ta quaja "Noliologjia". Sepse ka patur dhe ka shume "Noliologe". Ne te ardhmen, do te lindin me teper. Ajo qe eshte shterruese, nuk eshte asnjehere e tille. *** *** *** I paperballueshem per studiuesit do te mbetet libri i tij per Krishtin si poet, i parabolave poetike ne gjuhen aramaike. Ai la shenime te pafundme edhe per prehistorine e gjuheve. Ai guxoi me teper, beri nje perkthim alternativ ne anglisht te Bibles, duke treguar se versioni zyrtar anglez i Bibles se Xhejmsit mbret, kishte pasaktesira. Mendja e tij universale, perhapej nga te kater anet. Dhe pikerisht, ne kete cakt, kinse erdhi vdekja, per te mbyllur numrat e kalendarit te tij fizik. Te gjitha keto me kujtohen ndersa po lexoj librin kushtruar Fan Nolit. *** Ai ka shkruar: *** Cdo biografi, eshte vetem nje paraqitje, e hollesishme, e dobishme, por jo e gjitheperfshirshme. Do te kishim nje totalitet, por kjo gje eshte e pamundur. Persosmeria eshte nje mit, duhet te synojme vetem ate qe mundemi te bejme. kaleidoskopi i Fan Nolit, nuk mund te ndaloje levizjen. Ajo eshte nje levizje si e te gjitha qenieve, te vockla dhe kozmike. Por ajo nuk eshte nje perfectum mobile. Emri i Fan Nolit e fuqizon kombin shqiptar. Keshtu, ky emer eshte nje nevoje jetike per vete mbijetesen e kombit. AMEN! Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||