E Enjte, 18-03-2010, 11:32pm (GMT) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Editorial
 
Lebit Murtishi: Kush e “ projektoi“ kosovarizmin!?!
E Diel, 21-06-2009, 09:00pm (GMT)

Kush e “ projektoi“ kosovarizmin!?!

Nga Lebit Murtishi, krijues

Për të mos hyrë thellë në errësitë e historisë mesjetare, dua të rikujtoj lexuesin e nderuar se, emërtimi (toponimi) Kosovë, paraqitet shumë vonë në faqet e historiografisë shqiptare. Madje-madje, nuk janë dhënë nga askush argumente bindëse për origjinën apo domethënien shqiptare të këtij emërtimi…
Megjithatë, është një varg brezash që u lindën e u rritën me këtë emër, dhe do ta mbajnë me krenari dhe brezat që vijnë këtë emër, siç mbajmë Drenicën, Çamërinë, Labërinë…
Por kjo, nuk i jep askujt të drejtë të „shpikë“  „komb të ri“ brënda kombit shqiptar, „Reçetat“ e tilla serbe nuk i shkojnë  më për shtati kombit shqiptar. Ai doli nga lufta  shekullore  fitues, dhe fitues do të mbetet  për jetë të jetëve, dhe mbi djallëzitë e serbisë, dhe mbi  sejdo bajramoviqët!...
Sërish për të rikujtuar lexuesin, se në të gjitha hartat e vjetra, teritori i sotëm i Kosovës quhet Dardani. Pra, sipas dokumenteve  të vjetra, Kosova ka „zëvëndësuar“ Dardaninë ilire. Dhe dihet gjithashtu se në mesjetën e hershme, me vërshimin e fiseve barbare sllave, shumë vëndbanime ilire, dhunshëm, morën emra të rinjë me domethënie sllave… Për këtë barbarizëm kulturor, ekzistojnë dëshmi të panumërta.
Për fat të keq, dhe brezi ynë përjetoi të  njëjtin fat që përjetuan shumë breza  përpara nesh. Për t`u kthyer tek lajtmotivi i këtij shkrimi, duhet të përmend faktin që, Serbia, saherë është bindur që nuk mund ta shpopullojë Kosovën përmes vrasjeve, shpronësimeve, dëbimeve masive, kolonizimeve e të tjera masa makabre, në shërbim të të njëjtave djallëzi, ka vënë idenë e tjetërsimit të vetëdijës  kombëtare  për shqiptarët që mbetën padrejtësisht  nën sundimin serbo-sllavë…
Sa  e sa herë është përëritur nga ultranacionalistët  e Beogradit, se në Kosovë ka vetëm treqindmijë shqiptarë të ardhur nga  Shqipëria, ndërsa pjesa dërrmuese e popullatës janë serbë të „ shiftarizuar“…
Prandaj, sipas tyre “allbancat“ dhe „shiftarët“ nuk i përkasin të njëjtës etni. Është për t`u çuditur (mabase dhe jo aq shumë), që pas dëbimit të Makinerisë vrastare  serbe nga Kosova, të ngrihen njerëz (njerëz u thënçin) dhe të kërkojnë formimin e „kombit kosovar“, ide që përputhet katërcipërisht me ide të akademisë famkeqe serbe…
Më shumë më çuditin mediat shqiptare, posaçërisht televizionet, që shkelin pa fije përgjegjësie normat etike të informimit, duke u servuar shikuesve të etur pa informim, surrate të mjerësh, të cilët dalngadale, po „formësohen“ në mbetje  të kohëve të errëta të sejdo bajramoviqëve…
Kombi shqiptar nuk është ndarë me dëshirën e vet në disa shtete ballkanike, dhe kurrë nuk do të lejojë që ta „ripagëzojnë“ sipas krahinave apo lagjeve ku ai banon. Kujt i rëndon emri i shenjtë  Shqiptar, mund ta ndërrojë identitetin personal (këtë ia garanton edhe Pakoja e Ahtisarit), ndërsa populit të Kosovës, që historisë i pagoi çdo çmim për të mbetur Shqiptar, është në të mirën tuaj zotrinj „reformatorë“ të mos ia zini udhët…


Vleresuar (Vota: 8 . Average: 5/5)   
    Lexo/Shkruaj Komente (2)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Ilir Hoti: Ndarja e buxhetit të Kosovës dhe mjerimi social i shërbyesve civil
Nue Oroshi: Rrapi shekullor dhe pacërkat e proletarizmit vehabist
Reshat Kripa: Thirrja e ndërgjegjes
Skender Shala: Kur mungon edukata kombëtare
Valon Kurtishi: Papandreu të kërkojë ndihmë në Moskë, jo në Berlin apo Uashington
Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës
Fehmi Ramadani: Largimi i shqiptarëve të Luginës dhe Maqedonisë-pasojë e politikës diskriminuese dhe mjerimit social
Valon Kurtishi: Sulmet fizike kanë për qëllim pastrimin etnik
Gjon Keka: Shteti vartës dhe shfaqja e muskujve
Don Marjan Ukaj: Dashuria s’ka peshore!
Bardhyl Mahmuti: Serish vjen marsi....
Valon Kurtishi: Neokolonializëm sllav në Kërçovë

 
Ndrysho
[Krye]